REPORTAZHI: "Një kafe morti në familjen Zykaj për 8 viktimat e saj"

2 Shtator 2018, 11:32Politika TEMA
REPORTAZHI: "Një kafe morti në familjen Zykaj për 8 viktimat

Nga Anila Hoxha

E shtune. Kam vendosur te pi kafen e mortit ne familjen Zykaj. Dhe nuk diskutohet me tej. Tragjedia me eshte rrotulluar gjate ne mendje.

Dua “te njoh” 8 te vraret. Dua tu shtrengoj doren te gjalleve te mbetur. Packa se e veshtire. Shume e veshtire ti japesh doren Albit , vetem 18 vjec, te cilit ju vra nene e babe, moter e vella, gjysherit, xhaxhallaret.

E veshtire te rrok doren me Arielin dhe te vellain Falkua perkatesisht 20 e 24 , qe shpetuan fale fatit sepse njeri ndodhej ne Greqi dhe tjetri ne pune ne nje pike karburanti. Por nisem…

Per te udhetuar drejt Resulajt , nje lagje fshat i Selenices duhet te shkelesh mbi nje rruge te arnuar si rrobat e grisura te nje leckamani. Aty ketu pak asfalt dhe me tej gropa, zall .

Nuk duhet te vazhdosh drejt asaj zones qe quhet Laberi, ne te cilen gjithashtu gjarperon nje rruge qe po asfaltohet ne nge.

Dhe makina qe me se shumti shullehen ne diell. Laberi e harruar ne varferi. Sa keq me vjen qe edhe kur rruga te perfundoje nuk do arrije brenda ketyre zgjedhjeve deri ne fshatin Brataj, atje ku kryeministrit,burrat e bejteve dhe te kenges labe , i mbajten iso dhe i duartrokiten , ate vakt kur ai u mblidhte frymes se tyre vote e nga nje vote. I thane qe vendosim me shprese dhe bindje per Rilindje…

Sa shprese! Por sot Laberise po i tundin si “kocke”rrugen, qe edhe ajo sdihet kur perfundon. Ndoshta deri per zgjedhje do hedhin arnen e pare pa mberritur ne fshatin Gjorm. Me tej te shohim…Lumi i Vlores, zemra e Laberise sic e quajte zoti kryeminister po pulson me ritme mes gjallevdekjes.

Por per te shkuar ne Resulaj, nuk shkel kesaj rruge te mjere, diku ka nje kryqezim, duhet te kthehesh majtas. Serisht rruge migjeniane. Tek udhetoj takoj cobane te thare nga dielli. Gra te veshura me te zeza. Njerezit jane kapur me mish e shpirt pas dy gjerave qe u falin egzistencen, bagetive dhe ullinjve. Serisht zoti kryeminister, njerezit i kane syte nga thesi me miell. Prinderit me te lumtur jane ata qe kane femije ne emigracion.

Madje ata nuk flene as barkbosh si te tjere qe nje pension i kooperatives nuk u jep asgje. Shumica vazhdojne e grinden e merirosen per kufinj te trasheguar nga gjysher e stergjysher e nga ana tjeter per kufinj te 7501.Per keto kufinj Laberia zien, ka te vrare cdo dimer e vere, por sot jam nisur per tjeter mort. Me 20 km ne ore mberrij ne Selenice, ne Selenicen qe dikur ishte baza e internimit te te padeshiruarve te partise. Sot me ndarjen territoriale, bashkia Selenice mbledh te gjithe fshatrat e Laberise se harruar e te izoluar ne mjerim.

Per ne Selenice ka vetem nje tabele, fshtrat e tjera me shfaqen e me treten si fantazma. Asnje emer , asnje tabele. Shoqeruesi me tregon histori per secilin prej ketyre fshatrave te thate e te ashper , sesi Penkova vuan per uje, sesi Picari po heq picire per shitjen e prodhimit e keshtu me uff e puff dhe kujdes makinen mberrij ne shtepine e 8 te vrareve , prej Ridvan Zykajt.

Jane mbyllur tre shtepi. Ne gjurmet e gjakut tre femijet e ngelur , te vetmit te mbetur vendosin lule.Me japin cigare dhe u jap cigare. Femije te rritur nga nje fatkeqesi e papershkruar. Albi nuk ka me askend nga familja. Saren e vrane .

Enderronte te behej mjeke. Mesonte anglisht. E conin prinderit cdo dite ne Selenice. Ledionin 8 vjec , te vellane , ja vrane.

Cantat e tyre te shkolles kane mbetur ne dhomen e gjumit. Rrobat e te emes,Vasilikes jane mbi divan. I ati ka nje kapele vere ne portmondo. Albi ka mbetur vetem. Ai tashme nuk e di me cdo te thote te jetosh, cdo te thote e ardhme. I ka shitur te gjitha, pulat, lopet, vicat dhe syte i ka larg , sa me larg ketij vendi qe ste jep shprese. Por nuk e di si. Xhaxhai i tij Resmiu thote se shteti i braktisi, kane mbetur 3 djem, per te cilet askush , nuk dihet se cbejne ca ministri.. por askush nuk u shtriu doren ti mbante fort.

Albi mbushi 18 vjec ne gusht zoti kryeminister, do lere shkollen e kuzhines ne mes dhe pas fatkeqesise qe i ndodhi asnje nga ne nuk di cte thote se cdo ndodhe me te. A e ben ate te forte fjala jone, ngushellimi yne? A ka psikologe, ministri te ceshtjeve sociale. Cndodh me njerez si ai qe neser jane e ardhmja jone? Kush do ta mbeshtese ate?

Edhe Falkua dhe i vellai, humben nenen e baben. Aferdita dhe Azemi. Vdiqen sikur te ishin viktima te nje lufte sepse kur ka rend dhe siguri, asnje vrases nuk bredh me arme ne krah e gjuan si ti teket, shume kohe ne ajer dhe pastaj ndaj kusherinjve. Me shkroi ate dite tregon Falkua. Ritvani me shkroi. Isha ne pune.

Me tha ku je? Me sill nje pakete. Ishte mbase ora 11. Me pas ndodhi ajo qe ndodhi. Shume gjera nuk i mbaj mend. Dua dikush te vij e tma thote cfare ka ndodhur ne te vertete, ai i shfarosi te gjithe, te 8 njerezit tane me pleq me femije, nuk e di cila eshte e verteta. Arieli i mban doren vellait te madh dhe kusheririt Albit. Kane ngelur 3 , pak me tej jane varret dhe ne oborr vendi i gjemes. A mund te jetojne me ketu?

Resmiu eshte xhaxhai i tyre, atij i vrane prinderit , Ademin dhe Perrien, vellezer e kunata, niper e mbesa. Na u vrane 3 breza thote Resmi Zykaj. U kthye nga emigracioni per tu dhene lamtumiren dhe tani qe kane kaluar dite i kerkon shtetit drejtesi. Me thote se do deshironte qe dikush nga ata qe quhen shtet te kish shkelur ne deren e tyre. Do deshironte te takonte Edi Ramen. Fatmir Xhafen. Sepse sipas tij, tre femijet e mbetur gjalle kane nevoje per mbeshtetje . Per te ardhme. Une e pyes se perse duhet ta takoje Fatmir Xhafen , tek e fundit ai eshte minister i brendshem. Sepse thote: do flas me te si labi-labit.

Krenari

Krenari eshte i vetmi qe nuk flet. E shpetoi semundja nga vdekja. Eshte shurdhmemec. Teksa Ritvan Zykaj po vriste kusherinjte e tij,55 vjecari bente gjumin qe po i shpetonte jeten.

Por ai eshte nje fatkeq si te tjeret. Eshte nje njeri pa shtet. Shteti i tij dhe imi, dy vjet me pare i hoqi ndihmen ekonomike, megjithese ai eshte semure dhe e mbanin gjalle vellezerit qe ju vrane dhe nje dhi e bardhe.

Krenari hesht, por e ndjen dhimbjen njesoj a ndoshta me teper. Te shpetuarit shohin njeri tjetrin, rralle kam pare nje nevoje aq te lexueshme per njeri tjetrin sa ne shtepine e tyre. Asnjeri prej tyre nuk e di ku eshte shteti.

Ata humben te shtrenjtet e tyre, por shteti i konsideron si statistika qe ndikuan ne rritjen e kriminalitetit . Pak metra me tej , me porte te mbyllur është shtëpia e Ritvan Zykajt. Aty jetojne gjysherit. Prinderit jane larguar përgjithmonë.

13 komente në “REPORTAZHI: “Një kafe morti në familjen Zykaj për 8 viktimat e saj””

  1. undefined says:

    Nje hartim I bukur per nje tragjedi.

  2. ppa says:

    …gazetare ordinere mjafton ta degjosh cdo dite ne.kronikat e perdotshme ne top leshi apo top chanel..nuk ia vlen ta lexosh..

  3. Aleko says:

    cma nxirrni kete moster ne gjithe ato foto…

  4. Shokuisar says:

    Se mora vesh pse i adresohet kryeministrit fukaralleku dhe drama e Selenices dhe ketyre te shkreteve!!??
    Poplli duhet te reflektoje jo kryeministrat. Ata ikin dhe vijne. Nejse, do i bjere daulles se Topit te Leshit dhe kjo se keshtu duhet!!

  5. Feri says:

    Ajo cfare ndodhi ishte tragjedi. Po mire o Anila po tani çfare duhet te beje qeveria me taksa e tua me pare? Te beje rruge ne Martanesh a Brataj a Peshkopi se keto halle i ka gjithe Shqiperia. Po dramat e veteshkaktuara me çfare do ti vere ne vend? Permende Laberine, epo mire me kanunin e Laberise i bie qe familja e Ritvanit duhet te paguaje me plaçka e katandi demin e Ritvanit. Tu jape toke e gje te gjalle e te vere demin ne materiale ne vend. Demin shpirteror nuk ka zot ta vere ne vend. Ti ne ke per te dhene ndonje gje jepe . Ne te tjeret do e derdhim nganje pike lot duke kujtuar se ky popull ka tragjedi neper cdo shtepi.

  6. dy says:

    dy fjale
    stop gjuhes se gjate
    dhe mos lini femijet pa shkolle

  7. dy says:

    dy fjale
    stop gjuhes se gjate
    dhe mos lini femijet pa shkolle ..

  8. termal says:

    Moj Anila.mire te paska shkuar mendja ti futesh edhe ti fushates elektorale me kete shkrim.Bukur i “paske gjetur” edhe arsyet se perse ndodhi krimi te cilin po mundohesh ta shfrytezosh njeanshmerisht. E dime te tere qe Shqiperia eshte e varfer dhe pa infrastrukturen e duhur. E dime edhe qe ka papunesi dhe shume mangesi te tjera te cilat behen burim edhe per krime te tilla. Por t’ja faturosh keto vetem Rames mua me duket kurvellik politik. A thua keto qe pershkruan ti u krijuan keto pese vjetet qeverisjes se Rames? Po si mendon ti pershembull ,a mund te futen ne rrugen e zgjidhjes te gjitha keto pa u krijuar nje sistem i shendoshe shteteror qe si alfen e tij ka reformen ne drejtesi .A mund te ndertohet nje shoqeri e drejte qe te permiresoje kushtet e jeteses se njeresve kur ne krye te sistemit te drejtesise edhe tani kemi kriminele me te rrezikshem se ky qe i vrau te afermit. Po si mendon ti se ata kriminele ne krye te saj kane ardhur ashtu rastesisht apo qellimisht te qemtuar me kujdes nga kryarkitekti i antishtetit per te sunduar vendin, qe edhe ti pa asnje pergjegjesi qytetare i sherben . E kupton sa hipokrite je ne veten tende moj Anila?Po ne fund te fundit a do ti vriste ai kaq shume veta dhe me kaq lehtesi ai krimineli qe hoqi kembezen e automatikut ne qoftese Sali Berisha (gje qe ty “nuk te paska rene fare ndermend” ta permendesh) nuk do te kishte shperndare armet ne popullsine civile sic ka thene edhe vete “per te bere balancimin e forcave” domethene qe njerezit te mund ti canin barkun njeri tjetrit me mundesi te barabarta?O zot mbana gojen kur nuk kemi se cfare te themi qe te mos flasim budallalleqe!

  9. Lala says:

    Ai qe vodhi ne te vertet pulat ka rrezik te jete gjalle.

  10. realisti says:

    gazetari te hedh ndonje leke

  11. realisti says:

    gazetari te hedh ndonje leke …..

  12. Mallkimi popullor says:

    Plehrat e Rilindjes ; ju dhimbset me shume emri i Edi Rames dhe vicave qe i rrine rrotull se sa viktimat e tragjedive qe prodhon me shumice ky vend. Pastaj shani nje gazetare kurajoze sepse guxon, madje me shume profesionalizem qe te vere doren ne plage.

  13. Sulejman Selimi says:

    Te shkosh per nje kafe morti duhet te vesh nje gur ne zemer se sado ta imagjinosh nuk vjen me dhimbjen qe perjetojne familjaret qe i ndodhi,por te shkosh per kafe ne kete tragjedi nuk di ta them cfare kuroje duhet,aq me teper kur kjo behet objekt i punes dhe publikohet.Nga ajo qe kuptoj shkrimi sjell nje paralelizem te forte mes asaj qe ndodhi dhe kushteve qe e sollen saqe vetem nuk thuhet keto kushte keto sjellin kete tragjedi.E shtrire ne hapesiren ku jetojme reportazhit nuk i heq nje presje (nese me lejoni) kjo eshte tabloja e RSH ku jetojme.Themi :Ku eshte shteti? Nga cfare shohim ne info qe jepen, me lejoni te bej nje krahasim; 8 viktima te pafajshme brenda nje harku kohor te shkurter,bresheri automatiku ne familjen e gazetares.Si reagoi shteti? U mobilizuan 500 forca per kapjen e autorit,ata qe mbeten gjalle rrine me syte nga qielli pa llogaritur pasojat qe vijne me vone.Ne rastin e gazetares fatmiresisht nuk pati viktima se po te kishte nuk do shihje hoxhe a prift por politikane e qeveritare, a u pa ndonje ne funeralin e 8 viktimave?Percollen mesazhe ngushellimi si ne rastin e pare dhe tjetrin qe kaloi pa viktima dhe paralelisht foto me pushime ku po kalojne.(Vitin e ardhshem nuk i sheh me keto por ppp).Pra shteti me pushime te tjeret le te vriten e priten boll mos na prishet qetesija,por kur na preket nuk lene gje pa levizu,r ankohen qe te gjithe a thua se fajtoret do i gjejme ne dhe ata i paguajme me taksat tona te argetohen e te vjedhin sa te munden.Ne gjykimin tim shteti e ka humbur luften me krimin dhe perfaqesues qeveritare a te zgjedhur jane kthyer thjesht ne spiker te krimit.Ne boll e kemi lakun te shtrenguar me taksa vendore e qendrore, me koncesione etj.e pakta qe mund te beje qeveria eshte ti kurseje keto qeverisje cirku dhe keto shpenzime te perdoren per zonen ku do te shkonte per te mbajtur shfaqjen e radhes,e mos ti ngarkoje pasardhesve tane kete faturen ppp.Do kishim dicka me shume ne investime,se per fasada. Nese nuk i menaxhoni dot te ardhurat shikoni taksat se ato nuk rikthehen te tatimpaguesit, ose shkojne te ata qe nuk i sherbejne komunitetit, lerjani atyre qe i krijojne se mendojne dhe per ju o pashallare! Sot na mjafton komedia e parlamentit qe nuk besoj te kete regji ne bote ta beje me mire se te “zgjedhurit” tane.Pershendetje dhe suksese.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje