Rrëfehet ish-udhëheqësi i krishterë, që u kthye në vrasësin serial më të frikshëm: Kisha një demon brenda meje, që më kontrollonte

3 Shtator 2018, 11:04Lifestyle TEMA
Rrëfehet ish-udhëheqësi i krishterë, që u kthye në

Dennis Rader është një nga vrasësit serial më të frikshëm në botë.

Brenda 17 vitesh, në një periudhë kohore nga viti 1974 deri në 1991, ai vrau 10 persona.

Rader i shpëtoi policisë për dekada me radhë dhe u zbulua vetëm në vitin 2005, kur dhe u arrestua.

Ai është dënuar me 10 dënime me burgim të përjetshëm dhe sot është 73 vjeç.

Së fundmi ka dalë edhe një rrëfim i tij, dhënë pak pas arrestimit, ku tregon se çfarë e shtynte të vriste.

“Si mund një djalë si unë, anëtar i kishës, të dilte dhe të bënte ato gjëra?

Unë dua që njerëzit e Sedgëick County, Shtetet e Bashkuara dhe bota të dinë se jam një vrasës serial.

Unë personalisht mendoj, dhe e di që nuk është shumë e krishterë, por unë në fakt mendoj se është një demon që është brenda meje.

Në një moment dhe kohë, më hynte kur isha i ri. Dhe në thelb më kontrolloi”, i tha ai një gazetari lokal.

Kur u pyet nëse kishte ndonjë ndjenjë për dhjetë viktimat e tij, Rader u përgjigj: “Unë kam shumë ndjenja për ta.”

Rader, i cili ishte ish-udhëheqës i kishës dhe i fshehu vrasjet e tij nga gruaja e tij dhe dy fëmijët, gjithashtu zbuloi në intervistë se ai filloi të vinte re  anën e tij të errët pas klasës së tetë.

Ai më parë ka thënë se epshi dhe dëshira për famë dhe fuqi e detyrojnë  të vriste.

Rader ka treguar se kishte në plan të vriste një viktimë të 11-të, duke e varur me kokë poshtë në shtëpinë e saj.

Por, ai u arrestua para se të vinte në zbatim planin e tij për vrasjen e 11-të.(TemA)

1 komente në “Rrëfehet ish-udhëheqësi i krishterë, që u kthye në vrasësin serial më të frikshëm: Kisha një demon brenda meje, që më kontrollonte”

  1. feja e demonit he dalt faret,vrasje prostitucion perdhunime pedofila pederasta te drogum te dehur kja ashte feja e kryqmutave te degradum.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje