Partia Demokratike, Lëvizja Socialiste për Integrim dhe forcat e tjera opozitare kanë dalë në një konkluzion të përbashkët për të kërkuar vetting për politikanët.
Përmes liderit të opozitës Lulzim Basha, janë shpallur 4 objektivat e platformës që sipas tyre do të çlirojë qeverinë nga krimi.
“1 – Dekriminalizimi i plotë përmes vettingut të politikanëve të lidhur me krimin.
2 – Çlirimi I drejtësisë nga kapja politike në funksion të bashkëqeverisjes së Edi Ramës me krimin
3 – Zgjedhje të lira të ndershme, demokratike ku qytetarët të jenë ata që vendosin
4 – Një ekonomi e çliruar nga monopolet, nga oligarkët dhe nga korrupsioni qeveritar, në funksion të mirëqenies së qytetarëve.
Risia kryesore e platformës që po diksutohet në grupin parlamentar të opozitës është vettingu për politikanët, njësoj si për gjyqtarët, prokurorët dhe policët”, theksoi Basha.
Fjala e plotë e Bashës:
Vetting per politikanët. Basha shpall 4 objektivat e platformës për çlirimin e qeverisë nga krimi.
1 – Dekriminalizimi i plotë përmes vettingut të politikanëve të lidhur me krimin.
2 – Çlirimi I drejtësisë nga kapja politike në funksion të bashkëqeverisjes së Edi Ramës me krimin
3 – Zgjedhje të lira të ndershme, demokratike ku qytetarët të jenë ata që vendosin
4 – Një ekonomi e çliruar nga monopolet, nga oligarkët dhe nga korrupsioni qeveritar, në funksion të mirëqenies së qytetarëve.
Risia kryesore e platformës që po diksutohet në grupin parlamentar të opozitës është vettingu për politikanët, njësoj si për gjyqtarët, prokurorët dhe policët.
“Vendimi ynë është t’i japim fund një elite politike të lidhur me krimin dhe të çojmë politikanët e lidhur me krimin, në rradhë të parë jashtë institucioneve, dhe pastaj para një drejtësie të reformuar dhe jo para një drejtësie të kapur. “- tha Basha në fillim të mbledhjes së opozitës.
“Rama është me krimin, ne jemi me njerëzit!”- u shpreh Basha, i cili vuri në dukje vendosmërinë e opozitës për t’u kthyer qytetarëve mundësinë të vendosin vetë për fatin e tyre, për zgjedhjet e lira e të ndershme, për një ekonomi të çliruar nga oligarkët, nga monopolet, nga tenderat korruptivë, nga lejet abusive, nga shtypja e të drejtit, e të voglit, të zakonshmit dhe favorizimi I të mëdhenjve, që nuk ngopen kurrë nga privilegjet, zhvatja dhe grabitja që bëjnë, duke nisur nga paradhoma e Edi Ramës.
Vendimi ynë është t’i japim fund një elite politike të lidhur me krimin dhe të çojmë politikanët e lidhur me krimin, në rradhë të parë jashtë institucioneve, dhe pastaj para një drejtësie të reformuar dhe jo para një drejtësie të kapur.
Në këtë mënyrë u kthejmë qytetarëve, mundësinë për të vendosur për fatin e tyre, mundësinë e zgjedhjeve të lira e të ndershme duke u ofruar një platformë dhe një plan pune që çliron ekonominë nga oligarkët, nga monopolet, nga tenderat korruptivë, nga lejet abusive. Nga shtypja e të drejtit, e të voglit, të zakonshmit dhe favorizimi I të mëdhenjëve që nuk ngopen kurrë nga privilegjet, zhvatja dhe grabitja që bëjnë duke nisur nga paradhoma e Edi Ramës.
PD shpall nismën kushtetuese për vettingun në politikë
Kërkesa e PD për vetting në politikë po firmoset nga deputetët e opozitës.
PD: Vettingu ndaj politikanëve mundësi për çlirimin e qeverisë nga krimi.
Basha: Vettingu jetik sepse kryeministri është kukull në duart e krimit
Nisma e PD për vettingun e politikanëve njësoj si për gjyqtarët, prokurorët dhe policët.
Basha: Ndryshimet kushtetuese për vettingun në politikë largojnë politikanët e lidhur me krimin.
Partia Demorkatike do të depozitojë në Kuvend disa amendamente kushtetuese që mundësojnë zbatimin e procesit të vettingut edhe për politikanët dhe zyrtarët e lartë publikë.
Niveli i krimit dhe korrupsionit në Shqipëri në rradhët e zyrtarëve të lartë publikë, është në nivele alarmante. Procesi i vettingut, përfshirë vlerësimin e lidhjeve me krimin e organizuar, zbatohet sot vetëm për gjyqtarët, prokurorët dhe punonjësit e policisë.
Partia Demokratike beson se zbatimi i vettingut dhe masa e kontrollit të figurës edhe për politikanët dhe zyrtarët e të tjerë të lartë publikë:
• dekriminalizon plotësisht qeverisjes dhe politikën
• lufton me tolerancë zero korrupsionin dhe krimin
• ndalon aleancat mes politikanëve dhe grupeve kriminale
• pastron nga rradhët e politikanëve dhe zyrtarëve të lartë individë të korruptuar dhe të lidhur me krimin e organizuar.
•garanton qeverisje pa ndikimin e krimit të organizuar
Për Partinë Demokratike, kapja e qeverisjes nga krimi, përbën një kërcënim të rëndë për integritetin dhe funksionimin e demokracisë dhe institucioneve demokratike, për sigurinë kombëtare dhe është rrënim për jetën e përditshme të qytetarëve.
Ligji i propozuar nga Partia Demokratike për realizimin e vettingut edhe ndaj deputetëve, Kryeministrit, ministrave, kryetarëve të bashkive dhe drejtuesve të institucioneve kushtetuese, është një mundësi reale për fillimin e çlirimit të qeverisjes nga krimi. Ai zgjidh fenomenin e hasur pas miratimit të ligjit të dekriminalizimit, atë të zëvendësimit në institucionet shtetërore të vetë eksponentëve të botës së krimit, me individë të lidhur drejtëpërdrejtë, në shërbim apo të caktuar prej tyre.
Opozita kërkon miratimin e këtij ligji, pa asnjë vonesë, me qëllim zbatimin e menjëhershëm, duke i hapur rrugë kështu procesit të vettingut për të gjithë politikanët në detyra shtetërore dhe zyrtarët e tjerë të lartë publikë.
Partia Demokratike kërkon që ligji të përkrahet nga të gjitha forcat politike në Kuvend, si një tregues i vullnetit të tyre të sinqertë për dekriminalizimin e plotë të politikës, vettingut ndaj çdo funkisonari kushtetues, dhe mospërdorimit të krimit për të ardhur në pushtet apo mbajtur pushtetin.
Shqiptarët meritojnë një përfaqësim dinjitoz, jo nga politikanē të lidhur me krimin e organizuar, por nga politikanē që punojnë në interes të tyre dhe luftojnë krimin e organizuar.(TemA)
Me Berishen bashkepunuat shkelqyeshem sepse e lat njeri tjetrin te vidhnin shqiptaret rehat.
NUK MUND TE KETE VETING NE POLITIKE
PA VETING NE DREJTESI PA BKH !
HIMNI I OPOZITES KUSARE DHE VRASTARE…
From: Alban Dega
Date: May 31, 2018 at 12:37:17 PM EDT
Himni i Kusarise
PERRETH HAJNISE SE
PERBASHKUAR…
Nga Alban Dega, Nju Jork
Perreth parase se perbashkuar
me nje deshire e nje qellim
Shqiperine ne llum
per ta leshuar
Vec te mbush une xhepin tim!
Ta lajme krejt ne gjak te kulluar
Para…. Sarajet jane Atdheu im!
Kush eshte hajn edhe frigohet
Eshte i lindur tradhetar
Me hajni, vrasje …korrupsion
E beme Shqiperine Kandahar
Nga Doberdoli ne Gradec
Do e ribejme
Shqiperine Gerdec!
Rrofsh e qofsh ore Baftjar
Ne cdo hajni je Komandar !
Hidhe Vallen e Luigjit
Jemi Ceta e Mixhe Saliqit !
Jemi Banda e Ligj mbi Ligjit !
Kush i prin Valles i pari
Ilir Meta Komandari
Sali Rama komisari
Fatmir Xen Kandahari…
Yll Karvani eshte Baftjari !
Mona Cizmja Arkatari !
Me Lulezimin e Kusarise
I veme flaken
mbare Shqiperise !
Mbasi te mbaroi Vetingu ne sistemin e drejtesise,atehere mund te flasim per pastrim te politikes dhe zgjedhje te lira. Pa sistem gjyqesore te paster nuk arrihet gje. Problemi i juaj eshte se kerkoni te shpetoni me çdo kusht gjene e vjedhur nga nje pjese e mire edhe e klases politiqene.Prandaj hidheni dege me dege. Ju doni vetëm anarshi,por kote e keni…??????
Lum Ne per keta maskarenj qe na drejtojne, dhe lum ata qe pasurohen deri ne palce me mendjen tone ! Sipas kokes festen , na e bejne mire , ju lumte ! E gjecin nga se pandejne , vetem Zoti do t’ju bjere ne koke .??