Zbulohet shkaku i vdekjes së vokalistes së grupit “The Cranberries”

6 Shtator 2018, 21:19Lifestyle TEMA

Një intoksikacion nga alkooli, që është pasuar me mbytjen në vaskë, është shkaku i vdekjes së vokalistes së grupit irlandez “The Cranberries”, Dolores O’Riordan.

Ky është konkluzioni i ekspertëve të mjekësisë ligjore, prezantuar sot në Gjykatën e Westminster-it në lidhje me ngjarjen e ndodhur në janar të këtij viti në një hotel Londër.

Kjo konfirmon vdekjen aksidentale dhe jo vetëvrasjen, siç u dyshua fillimisht.

Këngëtarja 46-vjeçare O’Riordan u gjet e pajetë më 18 janar në dhomën e saj në një hotel të kryeqytetit britanik.

Vdekja e saj, pas një karriere plot suksese por edhe problemeve të shëndetit mendor dhe zhgënjimeve sentimentale, e tronditi botën e muzikës dhe fansat e saj në mbarë botën.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje