Një kombëtare që nuk di të shënojë, golashënuesi i Panuçit është… Agolli

7 Shtator 2018, 12:04Sport TEMA

Kush do të shënojë në ndeshjen e sotme ndaj Izraelit? Kjo është pyetja që mund t’i bëjë shpesh vetes trajneri Kristian Panuçi kur të hedhë në fushë formacionin e përfaqësueses shqiptare.

Arsyeja është e thjeshtë, atij i mungojnë personat tek të cilët i kishte varur të gjitha shpresat e fazës ofensive të skuadrës kuqezi, ata të cilët sipas tij do të tregonin Shqipërinë sulmuese.

Dëmtimi i Sadikut e Roshit, e së fundmi mungesa e Grezdës, bën që trajneri të mos kenë të dispozicion armët e tij më të forta, ato lojtarë që kishin shënuar 5 nga 7 golat e realizuar nga kuqezinjtë në periudhën e drejtimit të trajnerit italian.

ivetmi që ka ndonjë shans të luajë sot dhe që njeh golin me kombëtaren në “epokën Panuçi” është Ansi Agolli, i cili shënoi në suksesin 2-0 ndaj Lihtenshtejnit, në ndeshje zyrtare. Tjetri është Ndoj, i cili realizoi në miqësoren ndaj Ukrainës por vështirë se do të gjejë vend në mesfushën e mbipopulluar nga veteranët.

Në total, të gjithë lojtarët e grumbulluar nga trajneri italian kanë shënuar 19 gola me përfaqësuesen shqiptare, me lojtarin më rezultativ para portës që është Balaj, me 4 rrjeta të tundura.

Ai ndiqet nga Agolli, Mavraj e Basha me 3, dhe Hyka me 2. Pastaj vijnë Gjimshiti, Memushaj, Ndoj e Manaj që kanë gjetur nga një herë rrugën e rrjetës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje