“Të çmendurit” izraelitë, me fugona në Elbasan dhe rezervim katesh. Detajet para ndeshjes me Shqipërinë

6 Shtator 2018, 15:15Sport TEMA

Ashtu si herën e parë që erdhën dhe na mundën në Shqipëri 0-3, është këtë radhë izraelitët vazhdojnë të jenë të çuditshëm em sjelljet  tyre dhe me masat e rrepta të sigurisë që marrin.

Skuadra izraelite, mbërriti në aeroport me 2 orë vonesë, ndërkohë që drejt hotelit ku janë akomoduar, ata udhëtuan me makina të ndryshme.

dhe në Elbasan, mesa duket autobusi i ekipit  do të jetë i boshatisur. Sipas mediave izraelite, ekipi do të shkojë sot në “Elbasan Arena” për të zhvilluar stërvitjen e fundit para ndeshje, por nuk do të ketë udhëtim me autobus. Ata do të jenë të shpërndarë në pesë fugonë të ndryshëm dhe menjëherë pasi të përfundojnë stërvitjen, do të nisen drejt Tiranës.

Stafi izraelit është akomoduar në një nga hotelet e kryeqytetit dhe gazetarët pranë ekipit, raportojnë se në hotelin ku ata janë akomoduar, kanë rezervuar 3 kate.

Ashtu si herën e kaluar, edhe këtë radhë kati i parë do të përdoret nga lojtarët për t’u stërvitur gjatë paradites nëpër korridore.

3 komente në ““Të çmendurit” izraelitë, me fugona në Elbasan dhe rezervim katesh. Detajet para ndeshjes me Shqipërinë”

  1. patrioti says:

    Epo’ , nuk ka asgje per t’u habitur , po t’i presesh miqte si heren e kaluar , me nje plan terrorist qe per fat te mire (e per merite te vete izraelianeve) , nuk u realizua , keshtu do te ngjase . Do te marre masa tjetri , nuk ka errdhur ketu te lere koken , ka erdhur per te luajtur futboll . Aq me teper qe jemi edhe vend islamik , mjafton te shikosh xhamine otomane me kater minare ne mez te Tiranes dhe rruget plot me femra , madje edhe femije me thes ne koke , apo mjekroshe me pantallona tre çerekshe , qe te neverisin kur i shikon . Nuk ka asgje “te çmendur” ne sjelljen e izraeliteve , por vetem masa sigurie .

  2. Arjan says:

    Me furgona xhan, jo me fugona …..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje