Gjykata e Apelit në Bruksel ka marrë një vendim që mund të ndryshojë plotësisht fytyrën e sportit botëror e sidomos të gjunjëzojë organizatat e mëdha sportive si FIFA e UEFA.
Ajo ka njohur pretendimet e një klubi zviceran se FIFA dhe UEFA po abuzojnë me apelimet e vazhdueshme të çështjeve në KAS duke i cilësuar të parregullta, e si pasojë, ka autorizuar rekursin sipas juridiksioneve shtetërore përkatëse duke e mos e cilësuar si përfundimtar atë që del nga zyrat e Lozanës.
Prej disa vitesh, klubi i futbollit Seraing, i mbështetur nga kompania Doyen Sports, ka hapur çështje kundër FIFA-s e cila ka ndaluar me një vendim zotërimin nga investitorë që janë palë të treta, të të drejtave ekonomike të lojtarëve të futbollit.
Me pak fjalë, ajo ka ndaluar që një kompani të blejë një pjesë të kartonit të futbollistëve, siç kishte ndodhur në të kaluarën me Radamel Falkaon, para se të transferohej nga Atletiko Madrid te Monako.
FIFA mbrojti vendimin e saj duke e dërguar në KAS të Lozanës, por Gjykata e Apelit të Brukselit, e cila funksionon si rregullatore në Bashkimin e Europian, duket se do ta hedhë poshtë këtë shkallë pasi e cilëson veten si kompetente për të dhënë vendim.
Akuzuesit pretendojnë se KAS i Lozanës është “abuziv, pasi i garanton në të shumtën e kohës federatave fitoren, meqë shpesh financohen nga këto organizata ndërkombëtare si FIFA dhe UEFA”.
Me datë 4 tetor do të zhvillohet edhe seanca e radhës e cila nëse përfundon kundër FIFA-s dhe UEFA-s, mund t’i japë fund praktikës së dërgimit të çështjeve në KAS të Lozanës, shkruan Vipsport.
Një vendim i tillë mund të ndihmojë Skënderbeun apo këdo tjetër që FIFA dhe UEFA ka dërguar në KAS të Lozanës, të kërkojnë të gjykohen në vendin përkatës, nga një gjykatë civile dhe jo sportive. Si mendoni do të përfundonte gjyqi Skënderbeu-UEFA nëse do të zhvillohej në një gjykatë shqiptare?
Sigurisht me fitoren e Skenderbeut. Gjykata civile shqiptare , si çdo gjykate ne bote do te kerkoje prova. Prova s’ka, por vetem aludime e hamendje. Prandaj Klubi duhet te pergatitet edhe per kete variant. Gjykata kompetente ne kete rast eshte Gjykata Civile e Korçes.
Në mënyrën si keni formuluar pyetjen duket që është tendencioze por duhet të dini se jo vetëm në Shqipëri por as në Korenë e Veriut nuk të dënon njeri në bazë dyshimesh/hamendësimesh dhe jo faktesh/fajtorësh pra si rjedhojë pafajësia është e sigurt.