Marcelo shuan ëndrrat e tifozëve bardhezinj.
Duke vijuar linjën e merkatos verore, të shumta ishin aludimet që qarkulluan në lidhje me transferimin e tij nga Real Madrid drejt Juventus, madje me thashethemet që kulmuan për materializimin e transferimit që në këtë janar të ardhshëm.
Referuar këtyre aludimeve, braziliani ka pranuar me kënaqësi Torinon si destinacionin e tij të radhës, i tunduar gjoja edhe nga dëshira për tu ribashkuar me ish-shokun e tij të skuadrës, mikun e tij të mirë, Cristiano Ronaldo.
Ishte vetë Marcelo, ai që në një intervistë të dhënë për televizionin e Real Madrid, i ka dhënë fund fjalëve, duke rikonfirmuar dëshirën e tij për të veshur fanellën e Los Blancos:
“Qendrimi im? Është një argument që nuk duhet përfolur. Jam shumë i lumtur nga Real Madrid, është shtëpia ime dhe kam shumë vite të tjera kontratë.
Mbetet gjithmonë klubi më i mirë në botë dhe do të kem dëshirë gjithmonë që të luaj në klubin më të mirë në botë. dua të luaj për shumë vite në Madrid.
E kam mendjen e qetë dhe dua të vazhdoj. Shumë persona të fshehur pas rrjeteve sociale flasin për çudira për të krijuar gjëra që nuk ekzistojnë.
Jam i ekzaltuar njëlloj sikur të isha 18 vjeç. Qëndroj këtu deri në fund”.
Shuan endrrat? Ç’jane keto shaka! Po kush enderroi Marselon? Asnje nga tifozet juventine nuk ka shfaqur interes per kete lojtar. Thashethemnaja u ngrit nga vete futbollisti.