Edi Rama përjashton live nga PS, deputetin e Kurbinit: Ka shantazhuar për vende pune në Policinë e Shtetit

7 Shtator 2018, 11:59Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama ka përjashtuar live nga Partia Socialiste deputetin e Kurbinit, Gjetan Gjetani, pas akuzave të tij ndaj Policisë së shtetit.

Rama tha se ai ka shatazhur për vende pune.

“Deputetin e Kurbinit nuk e shikoj në sallë.

Dhe ka bërë mirë që nuk ka ardhur.

 Ai duhet të përjashtohet nga grupi parlametar i Partisë Socialiste.

Deklarata e tij e djeshme për Policinë e Shtetit është e papranueshme.

Kërkon që të ndërhyjë dhe të fusë në punë personat që do ai në Policinë e Shetit.

Gjetan Gjetani ka shantazhuar për vende pune”– tha Rama.

Nuk ka bërë asnjë punë por ka shantazhuar dhe ka bërë presion dhe kërkon ekskluzivet të vendosë shefa policish në Kurbin, e më pas del e flet kundër punës së Policisë së Shtetit.

Ai nuk duhet të jetë më deputet i PS.

Duhet të jetë mësim për deputetet për të ndarë njëherë e mirë punën nga futja e hundëve nga ndërtimi i shtetit.

Se faturat e hajdutëve në Hipoteka që janë futur me mbështetje politike dhe farefisnorë nuk i marrin ata që ndërhyjnë por i merr PS”, vijoi Rama.

“Ngjarjet e fundit të ndodhura në Kurbin, më kanë shqetësuar shumë. Duke bërë që në Kurbin, mos ndihemi të sigurtë.

Eksploviz, kërcënim me armë dhe vrasjen e dy të rinjëve tregon që policia ëhstë hallkë shtetërore shumë e paaftë. Kjo tregon se në Kurbin kanë sjellë oficera dhe drejtues policie të paaftë, të korruptuar dhe ordinera.

Si deputet i kësaj zonë kam pas ankesa të shumtë nga qytetarët të cilat do ti ëj publike në parlament.

Brenda muajit shtator do kërkoj interpelancë me ministrin e brendshëm dhe nqs nuk do të marrë masa për pastrimin e komisariatit të plolicisë Kurbin, unë i pari do ngrihem në protestë, duke kërkuar mbështetjen e të gjithë qytetarëve të Kurbinit pa marrë parasysh ngjyrat politike”, shprehej Gjetan Gjetani një ditë më parë.

(TemA)

25 komente në “Edi Rama përjashton live nga PS, deputetin e Kurbinit: Ka shantazhuar për vende pune në Policinë e Shtetit”

  1. Satrapp says:

    O Rama,je arrogant e diktator o derezi!
    Hetoji akuzat e tij pastaj leri institucionet te vendosin!
    Fakti qe deputeti foli aq ashper tregon se ti jo vetem qytetaret nuk degjon,por as deputetet e tu jo!
    Dhe tani thua te perjashtohet!
    Kush vendosi per perjashtimin e tij pervec teje,o sulltan pekmez?
    A e kupton se je bere arrogant i pa fre qe sundon di satrapi Zogolli?

    1. KUJTIM PUSHKA says:

      Rames Bra vo I Qofte me kete qe beri

    2. Edkari says:

      Depueti foli para Rames,
      Edirama mori hak se po te ishte ndryshe do e kishte
      perzene para disa kohe.

  2. Kalec Dega says:

    Mire ja bone peshqeve te vegjel. Edhe Enver Hoxha ste perjashtonte “LIVE” Po me peshkaqenet se had dot, thone gojt e ligta….

  3. ben says:

    Bravo shoku rama
    Armiqte e brendshem dhe te jshtem duhet te luftohen. Sidomos ata qe jane ne rradhet e partise.
    Keshtu duhen te perjashtohen te gjithe ata qe nuk shofin aritjet gjigante te rilindjes.
    Ne vend te ketij deputeti vendos ata qe vrane ate ne memaliaj qe informonte policine per arat me hashash.
    Qe rilindja te kompletohet si bande!!!!!

  4. Doni me per Belulin.. says:

    A ka ndonje rregullore apo statut ku kryetari i partise apo kryeministri perjashton “live” nje deputet?

  5. Kosovari says:

    Te na rroje Partia shoku Enver ( sorry Zoti Rama) !!!

  6. ashtu posi! says:

    O z.K/misër,
    po nga njëra anë thua se “ka shantazhuar për emërime në polici”,nga ana tjetër thua se policia e Kurbinit është e pa aftë!D.m.th se ka patur të drejtë deuteti për emërimet që ti s’e ke dëgjuar!
    Apo e vërteta quhet e vërtetë vetëm kur e thua ti?
    E ja këtë nuk e ka ditur si duket deputeti.

  7. Qwery says:

    Degjoi krisma Gjetani. Po krisma nuk ka pasur.

  8. nduja says:

    Keshtu eshte kur ben debutet kacak si ky Gjetan Hajvani o Edi, ti je fajtor sepse nuk pyesni popullin e thjeshte.

  9. Resa says:

    Rama duhet te demaskoje ne Byrone Politike te gjithe ata qe njollosin sukseset madheshtore te partise ne pushtet,qe ta marrin vesh te gjithe se ketu vendos vetem sic thote sovrani…pra shoku,shkelqesia e tij ,Edush Rama,vazhdues i denje i satrapit Zogoll!

  10. Komentuesi says:

    Eshte nje vendim shume i drejte vendimi qe ka mare zoti Rama per perjashtimin e deputetit Gjetan Gjitani.Nuk ka,o me ne o kundra nesh.Ai deputet mori votat e socialisteve dhe jo te dale kundra interesave me kritika bajate kundra qeverise e policise.POR DUKET QE PD-KE E KA HELMUAR ME NDONJE GRUSHT PARASH TE VJEDHURA,DHEGJETANIT I KANE PELQYER,E SOT LOBON NE FAVOR TE BERISHES DHE BASHES.DIHET SE PD-KE KA SHUME PARA,SE MUND TE BLEJ GJITHE SHQIPERINE,POR NUK BLENE DOTE NDERGJEGJEN E SOCIALISTEVE.Gjetani eshte treguar i dobet ne kete rast,i jane dukur te embla parate e Berishes.Jemi me mendimin e Edi Rames.Mire ka bere qe e ka perjashtuar.Gjetani i ka bere qejfin Berishes dhe Bashes me kompani.Nuk eshte i vlefshem per ps-te.

    1. Kllasa says:

      Te lumte Spartak (se megjithe nick-un e nderruar dallohesh qe je ti). Keshtu te do Partia. Vigjilent dhe revolucionar ne cdo hap.
      Na nxjerr mallin e Alpinit kur mbronte Saliun.

    2. Atqif says:

      Po po, ke shume te drejte, fajin e ka saliu

  11. pune.tori says:

    EDI RAMA JE FAJTOR!!
    Sepse te gjithe kishin mbeshtetur shume shpresa tek ti.
    Mos harro premtimin per drejtesi per viktimat e 21 janarit! e sa e sa te tjera premtime.
    Arresto Sali Berishen dhe mos u merr me katundare qe shesin ne pazar apo me deputet si ky qe te ka shkelur ne kallo.
    A e kupton se je i djegur politikisht? Njehere e pergjithmone.

  12. "BOHOTINA" says:

    Po pse o komentues nuk e dini ju qe nderhyjne ministrat dhe depudetet per vende pune? Nga dreqin vini ju? Mire ia ka bere kryeministri dhe ju flisni kot.

  13. Shkodrani says:

    Hahaha doni me ket pallen e gjate po kur them kelyshet e komunizmit kane ne dore gjithcka edhe pas 1990 u duket shaka disave po pse more keshtu vjen demokracia si saliu me spiunat e vet e nano komunisti me rucin 100 karat apo meta basha ky palla te gjith kelyshat e tyre jane tash vec muk vrasin me diten po naten edhe te lejne pa pune pa buke edhe portat jane hap kush te iki i pari se ate duan edhe ato aty te ngelen sa me pak gomere e sahanlepirsa e bushtra qe ka plot edhe te rroje partia po pse more palle shiko ktu ne gjermani sa deputet dalin kundra merkelit ato gjejne gjuhen e perrbashket edhe bojn dialog per te gjet zgjidhjen ma te mire ndersa ky si babai i tij shpirteror e shpall armik sepse ai foli per gjera qe duken ska nevoje me e diskutue por te gjejn zgjidhje por aty vazhdon tumori i kuq nuk mundet ndryshe o me mua o kundra meje dialog nuk ka hahaha te rroje partia e bushtrave te kuq ta gezoni alb edhe per ca kohe sa te shkoj per lesh hajde tung

  14. Trimi says:

    Te vjen keq kur disa nuk dine as te lexijne as e kuptojne are qe lexojne. Ai thote shqip e perjashton nga Partia, kuptohet si kryetar ja propozon kryesise dhe forumet bejne detyren. Nuk po thote perjashton deputetin ai rri deputet por po u perjashtua ngaelet i pavarur.Per cfare arrogance behet fjale ketu, madje kompetencat e tij si kryetar Partie nuk po i zbaton mire se duhen perjashtuar edhe te tjere, qe e duan Partine per ta shfrytezuar per tu punesuar e pasuruar jo per ti sherbyer interesave te qytetareve dhe atyre kombetare.

  15. rumpallhana e ripjelljes says:

    Mire beri ky lideri global eDRAMA se ky shau policine qe duam institucionin me te besueshem. Po foli prape ajo Arta Marku sduhet te prese urdher nga eDRAMA por duhet ta arestoje vete per agjitacion dhe propagande dhe prishje te rendit publik. Kush e shef kete Gjetanin te ri me me shume se dy tre veta te denoncoje te shqiperia qe duam. Taulant Balla.

  16. Hipsi Lindes says:

    ??? rama eshte drejt fundit te tij psiqik. Por para se te ike do beje ca deme anesore. Tashti persa i perket perjashtimit ropt gjithe politikaneve kudo jane. Sidomos ketyre malekeve se jane shume te trashe.

  17. Te gjetun dy here e pate prandaj e trete hahaha

  18. Lumi says:

    Bravo shoku Rama! Na kish mare malli per komandantin. Keshtu forcohet partine the demokracia.

  19. mirel says:

    Po Ramen kush do ta perjashtoje per vjedhjen nepermjet koncesioneve, per shitjen e detit, per hapjen e varrezave greke..per lenien e Shqiperise pa kufij detare, njelloj si Berisha?
    Ne ka njeri qe duget te qerrohet nga Partia Socialiste ky eshte Edi Ramutovici.
    Ai grabiti electoratin me patriot te Partise se Enver Hoxhes, edhe e ktheu ne aneks te partise se kriminelit Berisha.
    Rama eshte i pari qe duhet qerruar nga trungu i shendoshe i PSe.
    Te shkojebrapsht aty ku i takon.
    Te partia e qelbesirave te Berishes.

  20. 50 ty 50 mua says:

    Parti edver jemi gati kurdoher, nuk e dinte i shkreti qe kta deputetet vidhnin dhe kryebashkiaket jane ca grabites.Ore si i duroni o njerez qe jetoni atje saliun ramen liken dhe grabitqaret qe tallen me ju?

  21. Sulo says:

    Tê na rroç sa malet biirooo

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje