PD akuza Ramës: Po i godet sërisht ish-të përndjekurit politikë, paratë po i shpenzon për luksin personal

8 Shtator 2018, 13:58Politika TEMA

Enkelejd Alibeaj thotë se kryeministri Edi Rama po diskriminon shtresën e ish të përndjekurve.

Sipas tij, shefi i qeverisë po redukton fondin për dëmshpërblimin e tyre dhe po e shpërdoron për luks personal.

“Edi Rama godet sërisht ish-të përndjekurit politikë dhe të dënuarit nga komunizmi, duke reduktuar fondin për dëmshpërblimet dhe duke i vënë këto para në dispozicion të koncensioneve korruptive dhe PPP-ve që u jep familjarët dhe miqtë e tij.

Për të realizuar këtë skemë që ndëshkon sërish këtë shtresë të masakruar nga shteti i partisë së tij, qeveria Rama ka propozuar së fundmi ndryshime në ligjin e të përndjekurve politikë, duke sjellë regres të madh për procesin e dëmshpërblimit financiar të tyre.

Ligji injoron rregullat e trashëgimisë dhe parashikon që pjesën takuese të familjarit që nuk jeton e zhvat Rama, duke e futur në buxhetin e shtetit për ta përdorur për koncesionet korruptive të tij. Ligji deformon mekanizmin e shpërndarjes së dëmshpërblimit, duke hequr dyshemenë dhe duke përcaktuar në vend të tij tavanin e dëmshpërblimit prej 1 milionë lekë.

Po ashtu, ligji i hap derën Qeverisë të rishikojë dëmshpërblimet e marra nga të përndjekurit, që do të thotë se edhe ata të përndjekur e familjarë që janë dëmshpërblyer duhet të rrinë me panik se Qeveria mund të vendosë kthimin ose reduktimin e dëmshpërblimit.

Paçka se sot tamam si në sistemin e djeshëm komunist jemi nje shtet pa Gjykatë Kushtetuese, pra pa nje institucion ku mund te ankohesh, është detyrim moral, kushtetues dhe mbi te gjitha politik i Partise Demokratike, që ditën e parë të qeverisjes së saj ky ligj do të shfuqizohet, për të rikthyer edhe njëherë shpërblimin e plotë dhe të drejtë të ish të përndjekurve politike”, thotë Alibeaj.(TemA)

5 komente në “PD akuza Ramës: Po i godet sërisht ish-të përndjekurit politikë, paratë po i shpenzon për luksin personal”

  1. Doni says:

    Vetem kur shikon kete foto te vjen per Te ……. Mungon dashi I rakise
    O shqiptare keta fare bryrash doni tu drejtojne. E paskeni humbur.
    Po ju PD e kumandari sali ram berishacic I zhduket dosjet e na late ca hajdute zuzare te denuar qe vazhdojne te shperblehen se I keni si cakmak per te ndezur zjarre.
    Te denuarit e vertete politikane u larguan se ju kishit frike nga inteligjenca e tyre, ( nuk e kam fjalen ketu per tos mollotos lubonjen)
    Ju jeni bande antikombetare prandaj shikoni vetem zi e luftoni Ramen.

  2. Doni says:

    Vetem kur shikon kete foto te vjen per Te ……. Mungon dashi I rakise
    O shqiptare keta fare bryrash doni tu drejtojne. E paskeni humbur.
    Po ju PD e kumandari sali ram berishacic I zhduket dosjet e na late ca hajdute zuzare te denuar qe vazhdojne te shperblehen se I keni si cakmak per te ndezur zjarre.
    Te denuarit e vertete politikane u larguan se ju kishit frike nga inteligjenca e tyre, ( nuk e kam fjalen ketu per tos mollotos lubonjen)
    Ju jeni bande antikombetare prandaj shikoni vetem zi e luftoni Ramen.

    Uroj te lejoni komentet see I bllokoni e nuk e di pse.

  3. Kalec Dega says:

    Kjo tregon nje perkujdesje te vecante nga ish femijet e komunisteve, sigurimit te shtetit dhe banditat e PDse.

    Ne e dime se ku e kane burimin dhe shkojne paret qe prodhohen ne token shqiptare dhe taksat e njeriut te thjeshte, atehere perse nuk shtrohet kjo ceshtje para Parlamnetit te analfabetave,horrave dhe gangsterave ligjvenes shqiptare?

  4. Vaslilesheli says:

    Vetem per te persekutuarit mos fol.
    I tallet,perqeshet vite me rradhe.Akoma vazhdojne te kerkojne pronat ,shtepite ne te cilat banoni ju qe i futet dikur ne burg.
    I ndate ne te persekutuar antikomuniste e te tjere a thua se keta shpiken gozhden ndaj hyne ne burg.
    Ku ka te persekutuar joantikomunist ???
    Kete vetem ju e dini.
    Po tu kishit dhene ju aq sa u dha Rama ,sot te persekutuarit do te ishin likujduar te tere.
    Prandaj eshte turp per ju ti zini ne goje o demokrate hajdute.Per 27 vjet tre deputete gjithsej moret nga te persekutuarit.Pjesa tjeter paturpesisht ishkomuniste e bij komunistesh.

  5. Dunavatasi i vjeter says:

    Kush e ka radhen neser per deklarate shtypi…..?.Mutrrizi apo ndonje tjeter.Mortja qe sju ha….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje