Ditmir Bushati, ka kujtuarsulmet terroriste të 11 shtatorit, që goditën SHBA 17 vite më parë.
Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, tha se kjo tragjedi ndryshoi botën.
“Aktet terroriste të 11 shtatorit 2001, ku mijëra njerëz humbën jetën ndryshuan botën ashtu siç e njihnim.
Sulmi i 17 viteve më parë nuk ishte sulm ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës, por ishte sulm kundër paqes, sigurisë, bashkëjetesës dhe vlerave të një shoqërie që mbështetet tek parimet e demokracisë liberale.
Lufta ndaj terrorizmit nuk është dhe nuk do të jetë e lehtë, por nuk ka alternativë përveçse ta përballojmë së bashku. #NeverAgain”, shkruan ministri Bushati.