“Luftë” agjentëve të futbollistëve, Anglia tenton të vërë rregulla të reja në treg

13 Shtator 2018, 20:30Sport TEMA

Gjithmonë e para. Premier League, ashtu si në shumë drejtime në futboll, kërkon të jetë e para dhe në një çështje shumë të rëndësishme, që ka të bëjë me ekuilibrin e futbollit botëror, veçanërisht në nivelin ekonomik.

Në Angli janë gati të ndryshojnë gjithçka që ka të bëjë me komisionet që lojtarët paguajnë ndaj agjentëve të tyre për transferimin në skuadrat e Premier League.

“Sky Sports” bën me dije se ka pasur një takim mes drejtuesve të Premier League për të diskutuar në lidhje me shpenzimet e mëdha që bëhen për të paguar komisionet e agjentëve të lojtarëve gjatë merkatos.

Janë komisione gjithmonë në rritje dhe duket një shpenzim i ekzagjeruar për klubet që t’u paguajnë shuma të mëdha agjentëve, apo atyre që quhen ndërmjetës.

Në këtë mënyrë, Anglia u shpall “luftë” agjentëve, duke dashur të tregojë forcën e saj.

Është menduar që agjentët e lojtarëve duhet të kenë një numër llogarie në Angli, që të gjitha veprimet të jenë të kontrolluara dhe t’i afrohen Federatës së futbollit në këtë vend.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje