Nishani i refuzoi dekretimin për një mandat të dytë si shef i Shtabi të FA, presidenti italian Mattarella e dekoron Jeronim Bazon me titullin e lartë

13 Shtator 2018, 11:03Politika TEMA

Ish-presidenti Bujar Nishani refuzoi propozimin e ish ministres së Mbrojtjes Mimi Kodheli dhe kryeministrit Edi Rama për dekretimin për një mandat të dytë të gjeneral Jeronim Bazo si shef Shtabi të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, gati dy vite më parë.

Nishani dha disa arësye banale për këtë refuzim, duke bërë një lojë tërësisht politike.

Por tjetër mendim ka presidenti italian Sergio Mattarella, i cili e ka nderuar ish- shefin e Shtabit të Përgjithshëm, gjeneral Jeronim Bazo me urdhërin “Meritto della Repubblica Italiana”.

Ne mër të presidentit italian këtë urdhër të lartë e nderim për ish shfin e shtabit të përgjithshëm të FA Gjeneral Bazo, e ka dorëzuar shefi i Shtabit të Mbrojtjes italiane Gjenerali Claudio Graziano.

Gjenerali Graziano, është në një vizitë në Tiranë për të marrë pjesë në Takimin e Iniciativës së Bashkëpunimit të Mbrojtjes (DECI).

I organizuar këtë vit nga Shqipëria, iniciativa e DECI, e promovuar nga Italia dhe gjithashtu në bashkëpunim me Austrinë, Kroacinë, Slloveninë, Hungarinë, Shqipërinë dhe Malin e Zi.

Ajo ka për qëllim promovimin, në dhe midis kombeve evropiane që kanë të njëjtat interesa në fushën e mbrojtjes, një projekt bashkëpunimi që synon rritjen e stabilitetit të Rajonit dhe rritjen e bashkëpunimit midis vendeve anëtare përmes pjesëmarrjes së përbashkët në operacione ndërkombëtare, projekteve të zhvillimit teknik ushtarake, për trajnimin dhe aktivitetet trajnuese.

Gjatë ceremonisë të mbajtur në rezidencën e Ambasadorit të Italisë Alberto Cutillo, Gjenerali Graziano i dorëzoi ish-shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Shqipërisë, gjeneral Jeronim Bazo, urdhërin për “Meritën e Republikës Italiane”, ‘në rangun e Zyrtarit të Madh’, i atribuuar me dekretin e Presidentit të Republikës Italiane, Sergio Mattarella.

“Ky çmim prestigjioz paraqet njohjen dhe vlerësimin e lartë të meritave të jashtëzakonshme njerëzore dhe ushtarake të Gjeneral Bazos, vlerësim që bazohet në njohjen e aftësive të jashtëzakonshme civile dhe ushtarake, si dhe në angazhimin e tij të vazhdueshëm në funksion të bashkëpunimit midis Forcave të Armatosura italiane dhe atyre shqiptare brenda kornizës të anëtarësisë së përbashkët në NATO”, tha ambasadori i Italisë, Alberto Cutillo.

Të pranishëm në këtë ceremoni ishin zv.ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë Petro Koçi dhe zv.Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FARSH, gjenerallejtënant Manushaqe Shehu.(TemA)

1 komente në “Nishani i refuzoi dekretimin për një mandat të dytë si shef i Shtabi të FA, presidenti italian Mattarella e dekoron Jeronim Bazon me titullin e lartë”

  1. Igli says:

    Kjo nuk perben lajm.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje