FOTOT/ “Air Albania” nis fluturimin e parë nga Tirana drejt Stambollit, Rama: Kemi nisur rrugën e një epoke të re

15 Shtator 2018, 08:55Sociale TEMA
FOTOT/ “Air Albania” nis fluturimin e parë nga Tirana drejt

“Air Albania”, kompania e parë ajrore shqiptare, ku aksioner është edhe shteti shqiptar, ka nisur fluturimin e parë Tiranë-Stamboll, me studentët e ekselencës.

I pranishëm në këtë ceremoni, kryeministri Rama u uroi studentëve rrugë të mbarë, ndërsa iu drejtua duke u thënë se ata janë fytyra e ndritur e gjeneratës tjetër.

“Këtë fluturim të parë të muajit të testit e bëjnë studentët dhe maturantët e ekselencës, është një fluturim simbolik. Gjatë gjithë muajit do të ketë disa të tillë.

Arsyeja se përse na shkoi mendja te ju, është sepse jeni, fytyra e ndritur e gjeneratës tjetër dhe meritoni që të keni të gjithë vëmendjen dhe respektin dhe njëkohësisht edhe një dhuratë simbolike për gjithçka keni bërë.

Erdha vetëm të përcjell grupin tuaj dhe jam i bindur jeni këmba më e mbarë për kompaninë tonë të flamurit. Tani do ia jap fjalën një vajze, që e kam takuar për herë të parë në gjimnazin ‘Ali Demi’ në Vlorë, ndërsa sot është studente e ekselencës por nuk jam i autorizuar ta ndaj publikisht, por i uroj vërtetë t’ia dalë”, tha Rama.

Pasditen e së premtes, avioni Airbus 319, që si stemë ka flamurin shqiptar, u ul në aeroportin “Nënë Tereza” të Rinasit, ku do të zhvillohet dhe një ceremoni inaguruese.

Fluturimet e para do të jenë drejt Stambollit, ndërsa “Air Albania” do të ketë destinacione të tjera në qytetet kryesore europiane si Roma, Londra apo Milano.

Në qershor të këtij viti, qeveria nisi procedurat për krijimin e shoqërisë “Air Albania”. Tre ortakët e saj janë “Albcontrol” me 10%, që përfaqëson palën shqiptare, dhe dy subjekte të tjera, “Turkish Airlines” dhe “MDN Investment”, përkatësisht me 49 dhe 41%. Sipas qeverisë, krijimi i kompanisë “Air Albania” do të ofronte më shumë mundësi për fluturime “low cost” nga Shqipëria.

15 komente në “FOTOT/ “Air Albania” nis fluturimin e parë nga Tirana drejt Stambollit, Rama: Kemi nisur rrugën e një epoke të re”

  1. jon says:

    Kryesorja ne kete artikull eshte se shteti eshte aksioner. Ku eshte e keqja? Une s’jam skeptik por keto investime kane nje qellim te varferojne me shume shtetin shqiptar. E pamundur te dihen hollesi, por buzeqeshjet dhe simbolet kombetare devijone realitetin. Kur qeveria sic te gjithe e dime investon shuma astronomike ne ifrakstrukture, si p sh rruge vetem nje pjese e vogel e asaj shume shkon per investim , te tjerat vene ne xhepat e atyre qe kane pushtetin. Aksioneret e Air Albania jam i sigurte qe jane pushtetaret qe do prishin para me thes dhe kur balanci financiar te dali negativ shteti shqiptar do marri para borxh qe ta mbaje ne pune kete investim qe vetem do i bjeri humbje. Ne thel te gjitha keto lloje investimesh konfuziojne me shume popullin. Populli i varfer sdi cfare te besoj me. Por ne thelb populli eshte ai qe i paguan te gjitha. Nje mundesi tjeter eshte se pas disa vitesh kur kejo kompani te tjegoje humbje shteti do ja “shesi” ndonje miku qe ne te vertete do e marri falas sic morren te gjithe infrakstrukturen kryesore.Dhe arsyen qe do japi popullit eshte se shteti do te duket se ben dicka te mire. Kurse vendimi per ta shitur eshte marre sot.

  2. I pa emer says:

    “Hip ketu (?) e shih Stambollin” ,keshtu recitonte 1 fjal e urte popullore nga anet e mia
    Akoma se kam kuptuar ¢’far ka dash te thot.

  3. Baliu says:

    Me ne fund gjerat kan rene ne vendin e “duhur”, per Edin dielli lind ne lindje.

  4. babo says:

    Air Albania, me paratë e Babë Rexhepit e të tjrëve…(???!!!) Hahahahahahahaaaaaaaaaaa………pordhoni, pordhoni, të shikojmë deri ku do ta shtyni me pordhë… !!!

  5. D-Malesia says:

    Stamboll fluturimi i pare !? Fuck off .

    1. Olsi says:

      @ Malesia. E di qe te duket larg. Por eshte aeroplan. Jo gomar.

  6. aleko says:

    Po pse nuk u dashka te besh maredhenje me lindjen nuk e kuptoje…kur ate e bene cdo shtet ne bote qe eshte ne perendim per te mos folur per vendet e ballkanit..apo vetem ne duhet te jemi te perjashtuar apo jo zoti Baliu?..

  7. Linda says:

    Do na coje ne Europe palloshi

  8. vlora.vlora says:

    Ah more bythqira qe s kenaqeni me asgje ,ah more qelbesira qe vetem vrer ndillni per cdo gje qe behet

  9. Epo kjo pune says:

    i gjeni nje emer tjeter kompanise… me historik e permbledhes dhe pse jo ne shqip… Air Iliria etj. edhe Air Albania shume i gjate per te shkruajtur… thjesht AirA.. nejse, nuk calon gomari nga bishti

  10. Albania says:

    Palloshi eshte i lumtur se mbush xhepat me korrupsionin Turk ,200milion i ruan ne bankat e vllait turk

  11. Goni says:

    Po. Epoka e udhetimeve”shume te lira” oferte e sulltanit Erdogan.

  12. joel shkodra says:

    “Ishallah!” nuk falimenton si te tjerat qe kemi pare gjate ketyre viteve te “demokracise”!

  13. komentuesi says:

    Urime dhe suksese qeverise dhe Edi Rames.Shqiperia po behet.

  14. Pellazgos says:

    State shqipetare dhe Rama ne syte e perendimoreve duket antikombetare dhe servil,kur marredheniet strategjike me pushtuesin Osmane do duhej te ishin shume te rralla,per shume aresye.
    Nuk mund te mohosh krimet 500 vjecare vellezer sepse ke Grekun dhe Arvanitasit qe luftuan kunder Osmaneve dhe Rameve te atyre koherave.
    Kombi eshte i Shenjte dhe nuk mund ta kompromentosh per para apo mbeshtetje qe mendon se ka ndryshuar.
    Keta Dum Babasit habiten kur te ashtuquajturit Arvanitas i konsiderojne shqipetaret turq.
    Per kete ka histori me Hamzate apo me mijera Bej lere,Pashallare qe as denjonin te flisnin me ata qe nuk lane Besen e Jeorgios Kastriotit,jo me te benin krushqi.
    Eshte e ngjashme por shume me e lehte se si komunistet i shikonin ballistet apo “armiqte e popullit” qe jo vetem i persekutonin por edhe sot qe jane ne Qeveri tallen me viktimat e diktatures.
    Rama dhe jo vetem eshte nje degjenerate qe koha do ta tregoje qe ka tradhetuar vendin per ca Aspra.
    Nuk shitet dinjiteti vellezer dhe shet bythen tek turku.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje