Kryeministri Edi Rama e ka quajtur të pabesueshme shfaqjet e kukullave opozitare në mbrojtje të klasave kolektive.
Përmes një statusi në rrjetin social Facebook, Rama shkruan se klasat kolektive ishin një kancer që qeveria e kaluar la trashëgimi.
“Të pabesueshme shfaqjet e kukullave opozitare në mbrojtje të klasave kolektive, një kancer që kemi nisur ta operojmë me guxim pasi u zhvillua prej tyre deri në absurd, duke i zhytur fëmijët në terrin e paditurisë dhe analfabetizmit me dëftesë”, shkruan Rama.(TemA)
E vertete e madhe kjo qe thote Rama.Opozita po tregon nje kundershti deri ne marrezi dhe te rezikshme.