Jari e shikon si test politik, hipjen e gazetarëve në avion

22 Shtator 2018, 19:16Antena TEMA

Jari vendosi sot t’ia kushtojë postimin gazetarëve që udhëtuan me avion drejt Turqisë.

I shqetësuar për debatin që pati në shtyp, dhe sidomos faktin që shumica reagonin nga zilia që nuk i kishin marrë me vete, vendosi të ngrejë alarmin për këtë fenomen.

“Në ngelëm duke thënë kazani, kazani, por bëri kërdinë aeroplani”, shkruan Jari

Më poshtë, vazhdoi sqarimin e tij:

“Të dashur lexues. Jari ju sqaron.

Ajo që ka ndodhur me gazetarët e kazanit, që në fakt duhen quajtur gazetarët e aeroplanit, është shumë e rëndë.

Nuk është puna se ata i ranë qylit një ditë e shkuan deri në Stamboll.

Ajo që më shqetëson mua, është polemika që ka shpërthyer në shtypin shqiptar për këtë listë.

Nga gjithë hetimet e mija dhe pyetje- përgjigjet me gazetarët e mbetur jashtë aeroplanit, problem nuk është se ata që kanë ikur janë shërbëtorë të Ramës, por këta që nuk kanë ikur janë mërzitur shumë që nuk janë pjesë e listës.

Pra, ne jemi në një fazë, ku gazetarët janë të mërzitur që nuk janë gazetarë aeroplani.

Kjo duhet ta na shqetësojë shumë.

Qëndrimi fyes i Ramës ndaj shtypit, ka bërë që shtypi t’i thërras mendjes dhe të grumbullohet rreth Ramës, biles t’i ngelet qejfi kur ai harron t’i fusë në lista.

Ne mendonim të gjithë se ata ishin gazetarë kazani, por ata qenkan të gjithë gazetarë aeroplani.

Dhe kjo duhet të na shqetësojë më shumë se çdo gjë.

Unë nuk e di kur do vijë dita që Kunati i Lulit, të bëjë një udhëtim promocional me aq lekë sa bën nga biznesi i marketingut në shtyp, dhe të bëjë dhe ai një listë me gazetarë që të hipin në avion.

Aty do kuptojmë sa xheloze do bëhet lista që nuk do përfshihet.

Vetëm kur të shpërthejë zilia për udhëtimin dhe të gjithë të duan të hipin në aeroplan, vetëm atëhere ne do të jemi të fituar në betejën me shtypin.

Nga sa po shikoj unë, tani të gjithë e kanë mendjen tek aeroplani i Ramës.

Ca nga qejfi që kanë hipur e ca nga qejfi që nuk i kanë thirrur për të hipur.”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje