“UÇK nuk ka pasur më shumë se 15 mijë ushtarë”

22 Shtator 2018, 09:51Rajoni TEMA

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka theksuar se në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës nuk ka pasur më shumë se 13 mijë deri në 15 mijë luftëtarë.

Në një intervistë për televizionin publik, ai ka thënë se i jep mbështetje të plotë sistemit të drejtësisë dhe pohoi se drejtësia duhet të shkojë deri në fund në identifikimin e çdo rasti të listës së veteranëve.

“Për mua është shqetësuese kur shoh në listën e veteranëve ‘mashtrues’, njerëz që kanë qenë aksionar të vërtetët të UÇK-së”, tha Thaçi.

Ai pohoi se është cenuar vlera e vërtet e luftëtarëve të lirisë dhe është ndjerë keq kur ka parë luftëtarët e vërtetë në listat e veteranëve “mashtrues”, ndërsa pohoi se është shumë lehtë të vërtetohet lista e vërtetë e veteranëve, raporton Ksp.

“Vetëm le t’i shikojnë listat e pas luftës së UÇK-së dhe le t’i shikojnë listat e IOM-it”, ka thënë presidenti Thaçi.

2 komente në ““UÇK nuk ka pasur më shumë se 15 mijë ushtarë””

  1. Bureto says:

    Një lloj si eksperienca e Shqipërisl komuniste, me 70.000 partizanë, në 25 brigada dhe 6 divizione ku shumica, nëse shifra nuk është mashtrim, u inkuadruan mbas ikjes së gjermanëve, pra kur Shqipëria ishte e çliruar, sepse cili është ai që nuk i pëlqen të jetë me “fitimtarin”? Ende dhe sot na dalin veteranë ata që s’kishin lindur ende apo në atëbotë, ishin 5-6 vjeçarë, që as ‘debatikas’ (djemtë e bashkuar të ideve komuniste) nuk mund të quheshin! Për të mos folur pastaj, për shifrën e 28.000 dëshmorëve!?

  2. zaim zajmi says:

    OR HASHIM!
    Ti të kemi krietar. 13 – 15 mijë, e kështu e ashtu. Nuk je i vetëdishëm se cka po pohon!!
    Vishin djem të ri në Tiranë (gjatë ndërhyrjes AMERIKA – NATO) dhe flinin nëpër hajatet e disa hoteleve
    dhe pritnin se kush po vjen t´i marrë, e ata të logjistikës tënde, pinin ndërkohë viski

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje