Rama: Korrigjimi i kufijve nuk është qëllim por instrument, çfarë thoshte Rugova në ’92

21 Shtator 2018, 08:03Rajoni TEMA

Një debat “i nxehtë” po vlon në politikën ballkanike prej kohës kur presidenti i Kosovës Hashim Thaçi hodhi në publik propozimin për “korrigjim kufijsh” me Serbinë.

Kur kjo çështje u interpretua si propozim për shkëmbim kufijsh por Thaçi nxitoi të sqarojë se propozimi i tij parashikon bashkimin e Preshevës me Kosovën.

Lidhur me këtë çështje ka folur për herë të parë edhe kryeministri Edi Rama.

Në studion e “Opinion”, ai ka deklaruar përballë një paneli gazetarësh se kjo është një “çështje e rëndë”.

Por, shefi i qeverisë deklaroi se “nuk kam asnjë informacion të detajuar që të më vëjë në pozicionin e asaj që të kem një pikëpamje se çfarë po zhvillohet, që të kem një koment”.

Lidhur me pyetjen nëse Rama ka informacion mbi pikat që janë diskutuar apo ndonjë detaj rreth bisedimeve mes dy presidentëve Rama dha këtë përgjigje:

“Sigurisht që kam biseduar me presidentin, nuk kam dijeni për detaje, fare. Presidenti ka folur vetë, dhe ka thënë që shikon oportunitet për të gjetur zgjidhjen. Unë flas për çfarë ka më tutje, nuk kemi një produkt, as konfidencial mes presidentit të Kosovës dhe Serbisë”.

Ai ka shprehur mbështetjen e tij të hapur për Kosovën në cilindo rast, ndërsa ka deklaruar se ndryshimi i kufijve “nuk është qëllim, por instrument”.

“Ne dhe une kemi detyrimin ta mbeshtesim deri ne fund Kosoven”, tha Rama.

Ai ka cituar një deklaratë të Ibrahim Rugovës në vitin 1992, botuar në gazetën “Zëri”, nën titullin: Ndarje të Kosovës jo, shkëmbim territoresh po.

I pyetur nga gazetari Fevziu, nëse e ka lehtësuar komunikimin mes Thaçit dhe Vuçicit, Rama u shpreh?

“Nëse ka ndodhur do jetë shumë mirë, por nuk më rezulton të ketë patur nevojë”, tha Rama duke shtuar: “Nuk mund të bëj njeriun që rri larg. Kam bërë detyrat e mia dhe bëj përditë detyrat e mia”.

3 komente në “Rama: Korrigjimi i kufijve nuk është qëllim por instrument, çfarë thoshte Rugova në ’92”

  1. Alban I says:

    Ne nje koment une e trajtova problemin e kufijve Kosove-Serbi ne planin historic, sipas detyres se pakryer te gjysherve tane qe nuk shkeputeshin dot nga Perandoria Osmane dhe kur ajo u shemb, I zuri poshte rrenojave te saj, sic kishte paralajmeruar dijetari i madh, Sami Frasheri. Detyra e pakryer qe vazhdon edhe sot e kesaj dite eshte krijimi I nje shteti te pavarur ku te permblidhen te gjithe shqiptaret, ose shumica e tyre. Edhe sot shume mendje shkurter nuk shkeputen dot nga serbet qe kane ne Kosove: as jane te zot t’i debojne me forcen e armeve, as nuk ndahen prej tyre dhe te krijojne kushte qe te pakten, ne nje perudhe te shkurter, Kosova te bashkohet me trungun ame-Shqiperine. Po me ke te flasesh? Me injorantet qe nuk kane lexuar asnje liber dhe pas tastierave te lap-topit bejne patriotin dhe trimin dixhital?

    1. mirel says:

      Ky eshte atishqiptarizmi me i madh i fshehur nen masken e nje “historiani” si puna jote.
      Pikerisht historia se shqiptaret kur kane luftuar kane mundur ti mbrojne territoret e tyre. Akte si keto qe thua ti i ka bere Zogu dhe Esat Pasha.

      Urgjenca e Serbise per te rene dakort kaq “embel” me sugjetimet e Thacit fsheh ne vetvete sa afer Serbia eshte drejt humbjes se luftes me Kosoven.
      Sepse perballe saj qendron komuniteti Evropian qe ka investuar per paqen dhe ekuilibrat ne Rajon, dhe qe insiston qe Serbia te uli bythen dhe te zbatoje kriteret.
      Po ndryshimii raporteve politike ne Amerike solli dhe idete e shkembimeve, sepse administrata e tanishme amerikane eshte komplet pro Putin, pro Serbe.
      Ata kerkojne ti bejne favor historik Serbise, dhe bile gjuthe Kosoven e konsiderojne gabim te Klinton.
      Kaq shqiptaret duhet ta kuptojne, qe cdo referim qe behet ne emer te mbeshtjetjes amerikane eshte mashtrim kriminal, sepse kjo qeveri ne Amerike nuk ka fare parasysh interesat e Evropes, eshte armike e Merkel, dhe eshte pro ruse. Rrjedhimisht pro serbe.
      Te zbatosh keshillat e Amerijes sot eshte so te zbatosh planet dhe urdherat e Serbise.
      Ja, ky ishte gjithe konkluzioni i patriotizmit tend fallc, aq me keq kur permend idene e bashkimit, qe duhet te jete akti i fundit politik qe dy shtetet shqiptare duhet te ndermarin. Arsyeja?
      Sepse kjo i jep dore Serbise te kundershtoje Pavaresine e Kosoves.
      Bashkimi le te behet ekonomik, kulturor, arsimor.Kur kjo te jete bere normalitet ne te dy anet e kufirit, atehere ceshtja e bashkimit territorial do te jete vetem nje formalitet kohor i te ardhmes.
      Detyra e pare eshte konsolidimi i shtetit te Kosoves.
      Dhenia e territoreve e rrezikon seriozitetin e ketij shteti, duke influencuar negativisht dhe te ato shtete qe e kane njohur. Aq me keq te ato qe nuk e kane njohur akoma.
      Qe ketu fillon bashkimi .
      Po nuk u be kjo nuk ka me as Kosove, e as Shqiperi te bashkuar.
      Shqiperise mund ti shtosh nje krahine, por kjo do te isjte qesharake sikur te behet duke i falur fqinjeve aloma territore te reja.
      Ckuptim ka bashkimi kur ne thelb te tij eshte dhurimi i territoreve?
      Lufte per te mbajtur atoqe kemi, pastaj e ardhmja do jete drejt punes per bashkim
      Sepse vete ky eshte proces teper i gjate dhe jo i menjehershem

  2. mirel says:

    Dmth Rama e konfirmon hapur qe falja e territoreve, sikurse detit eshte instrument i politikaneve shqiptare, qe nuk njohin asnje mjet tjeter, (apo instrument, sic i pelqen Ramutit), pervec tradhetise.
    Kjo eshte tipike mendesia e tradhetareve qe nuk shikojne rrugen e mbrojtjes te se drejtave qe i takon popullit te tyre, por shikojne rrugen me te thjeshte per te mbrojtur kredon e tyre politike, dhe intetesat e tyre te ngushta.
    Do ishte shume me e thjeshte sikyr tja leme Jugun Greqise deri ne Vlore.
    Nuk do kete me Ligj Lufte besoj.
    Apo tja japim vete gjithe Kosoven Serbise..do kete paqe te perjetshme.
    Fundja dhe shqiptaret mund ti zhdukim vete, qe Serbia te mos na kete me hale ne sy.
    Jepi popullit miell serb. Genocidi do jete i deshiruar. Te pakten shqiptaret nuk do vdesin te uritur.
    Konkluzioni: Rrofte Serbia e paqes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje