Deputeti i PS: Opozita më shumë ç’akordohet mendërisht kur zgjidhen gjërat sesa kur janë të pazgjidhura. Hip se të vrava zbrit se të vrava...

23 Shtator 2018, 12:23Politika TEMA

Deputeti socialist Pjerin Ndreu tallet me opozitën në lidhje me deklaratat e paqëndrueshme të saj.

Në një postim në rrjetin social, Ndreu shprehet se opozita shqiptare më shumë ç’akordohet mendërisht kur një problem zgjidhet, se sa kur ai është i pazgjidhur.

Kështu ka ndodhur para se të goditet një bandë kriminale dhe fillon sulmi i opozitës ndaj qeverisë pasi banda goditet, kështu për të gjitha ngjarjet që kanë ndodhur në Shqipëri.

Kjo opozita jone me shume cakordohet menderisht kur zgjidhen gjerat se sa kur jane problem i pazgnidhur!

Ju ka ra nje semundje masive! Ndresa shajne qeverine per nje grup kriminal apo nje fenomen kriminal, xhindosen pikerish kur goditen dhe arrihet rezultati.

Ose vjellin ca nuk vjellin kur nuk ka investime, turren te catrafillum kur qeveria investon me marre medalje trimerie se i bene presion keta dhe qeveria u tremb!

Nese gjeni nje model te ngjashen ne bote me keta te opozites tone na e thoni se une skam degju ! Hip ne lis se te vrava, zbrit nga lisi se te vrava!!”, deklaron Ndreu.(TemA)

3 komente në “Deputeti i PS: Opozita më shumë ç’akordohet mendërisht kur zgjidhen gjërat sesa kur janë të pazgjidhura. Hip se të vrava zbrit se të vrava…”

  1. Luli says:

    Opozita jone ka mbaru per kete dynja. Mos u merrni me ta se do humbni kohe e sso merreni me shume halle e probleme qe ka vendi !

  2. Alma says:

    Nuk kemi opozite ne. Ne kete vend ka ra zia. Sa te jete gjalle Sali Berisha ky komb nuk ka qetesi. Ai eshte promotorri i nje rryme serbe qe apo e len rehat Shqiperine. Mqs ka nje njeri qe duhet marre zvarre ai eshte ky plak qe ka mbjelle pasiguri dhe ka shite vendin te serbet

  3. Askushi says:

    Ky deputtetI,me i shkelqieri i ppps,veq te Enjeten (diten e Parllamentit), e ka pushim, se 6-ditet e tjera te javes, eshte ne pune te temA e Meros tu na ndrique.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje