"Armët në kishë inskenimi i Sigurimit", urdhri i Partisë Komuniste: Pa shkatërruar klerin nuk e shtijmë dot në dorë Shkodrën

24 Shtator 2018, 13:04Dossier TEMA

Dokumenti i 17 nëntorit 1946, ku jepet urdhri i Partisë për shkatërrimin e klerit katolik, veçanërisht atë françeskan në Shkodër. Direktivat e Partisë që i papaprinë inskenimit të Sigurimit  për “armët në Kuvendin Françeskan”

Kleri katolik  në Shkodër ishte baza e shenjestrës së komunsitëve që në orët e para të regjimit të Enver Hoxhës. Instruksionet për eliminimin e tyre kishin ardhur direkt nga Moska dhe Sigurimi i Shtetit merrte vazhdimisht direktiva nga krerët e partisë për forcën e goditjes ndaj klerikëve katolikë. Pa eliminuar veprimtarinë e klerikëve katolikë në Shkodër nuk do të kemi mundësi veprimi në qytet, thuhet në dokumentin e mëposhtëm.

Dokumenti hartohet pas një mbledhje partie në në këtë qytet, ku ishte planifikuar me kujdes sulmi, që do i bëhej kuvendit françeskan në Shkodër dhe gjithë klerikëve françeskanë. Në fillim të dokumentit thuhet se pas arrestimeve të para kishin marrë informata se në Kuvendin e Françeskanëve ishin grumbulluar “dokumenta të Marka Gjonit, të Papalilos, të Patër Antonit dhe të Patër Shllakut, përveç dokumentave të shumta historike dhe sendeve të tjera antike”. Ndërsa citon hetimet nuk permend asgjë për “armët”, por më vonë thuhet se popullit do t’ia zbulojnë me filmime e fotografi depot e armëve që ishin fshehur në këtë kuvend. Shumë dëshmi e fakte historike e kanë zbuluar tashmë të vërtetën se e i gjithë “shou” i armëve në kishë kishte qenë i inskenuar nga Sigurimi i Shtetit. Por dokumenti që “Kujto.al” e sjell për lexuesit vërteton urdhrin dhe aksionin partiak për këtë goditje që i duhej bërë klerit katolik, si rruga e vetme për të shtënë  në dorë  Shkodrën. Më poshtë e sjellim të plotë dokumentin.

KOMITETI QARKOR I P.K.SH.

VDEKJE FASHIZMIT

PËR SHKODRËN

LIRI POPULLIT

Nr. 40

Shkodër më 17.11.1946

Komitetit Qendror të P.K.Sh.

T i r a n ë

Në një mbledhje të shpejtë të Komitetit Qarkor shtruan çështjen e goditjes kundra elementeve të Klerit Katolik. Në bazë të udhëzimeve të marra nga lartë seksioni i sigurimit filloi goditjen në fillim me arestime të vogla e të rralla, në mënyrë që nuk ranë fortë në sy. Gjatë këtyre arestimeve Seksioni mundi të shtyjë në dorë informata të sigurta mbi grumbullim dokumentash në Kuvendin Franceskan. Hetimet e zhvilluara nxuarën në shesh në këtë kuvend të fshehura nëpër dhoma (nën dhe), nëpër depo (brënda në mur), në tavan të fshehura mirë dhe në mes të Kishës (nën dhe) dokumenta të Marka Gjonit, të Papalilos, të Patër Antonit dhe të Patër Shllakut, përveç dokumentave të shumta historike dhe sendeve të tjera antike.

Këto zbulime të popullarizuara me anë të Radios dhe me anë të Organizatës, lehtësuan arestimin e Provincialit, të Ipeshkvit Frano Gjini e të disa klerikëve të tjerë dhe çelin rrugë për një goditje më të rreptë kundra këtyre njerëzve të shitur dhe shokëve të tyre.

Popullarizimi i këtyre zbulimeve ka bërë që masa e ulët katolike (musullmanët po se po) të aprovojë veprimin t’onë kundra këtyre njerzëve që kërkuan t’a bëjnë Kuvendin depo armësh kundra Pushtetit. Elementet kundërshtarë lëshojnë parullën e mëshirës “gjinah, nuk duhet t’i vrasin se s’ka kush e mbanë fenë” ose parullën e paraqitjes së pushtetit si kundra fesë: “po na zhdukin fenë e po na mbyllin dhe kishën”. Këto parulla nuk janë dëgjuar fortë, por fillohen të hidhen. Organizata është udhëzuar t’i demaskojë këto parulla dhe të bëjë çmos që të skjarojë popullin mbi veprimin e poshtër të këtyre njerzëve që e përdorin Kuvendin dhe Kishën akoma për depo armësh kundra Pushtetit Popullor.

Ne mendojmë se situata është e favorëshme tashti – nga vetë faktet që duallën e që po dalin vazhdimisht – për shtrirjen e goditjeve edhe në klerikë të tjerë të implikuar, duke lënë jashtë për tëvazhduar punën e fesë ata më pak të implikuar (mbassi nuk besojmë të ketë ndonjë në qytet pa implikuar). Njëkohësisht propozojmë mbylljen e Kuvendit Franceskan, shpërndarjen e xhakojve të këtij Kuvendi dhe konfiskimin e pasurisë së këtij Kuvendi (me përjashtim të Kishave – si u-bë për Jezuitët) si çerdhe armatimi kundra Pushtetit dhe si çerdhe axhitacioni, hedhje parullash e lufte kundra nesh. Në rast se aprovohet një propozim e tillë, sot mund të themi se është situata më e favorëshme në Shkodër.

Nga ana e jonë do t’ia shtrojmë organizatës edhe një herë zbulimin e bërë në Kuvend, veprimtarin e fëlliqur të këtij Kuvendi dhe të njerzëve si Mati Prenushi me shokë, do të bëjnë që nga Organizata e Rinija Komuniste të shtrohet në popull e të ngjallet urrejtja e masës kundra këtyre njerzëve dhe veprimtarisë së këtij kuvendi dhe do t’a nxisim organizatën për të qenë më vigjillante kundrejt veprimtaris së mëtejëshme të Klerit. Radioja dhe shtypi do të mobilizohen me anë komentesh të shkurtra ose parullash për demaskimin e kësaj veprimtarije të fëlliqur dhe për përgatitjen e opinionit për dënim shëmbëllor e marrje masash kundra Kuvendit.

Njikohësisht me inisjativën e Mbrojtjes do të dërgojmë në Kuvend për t’i parë në vënd, vëndet e depove të armëve, të bombave etj, një komision të përbërë nga njerëz të të gjitha organizatave që do t’a konstatojnë vetë këtë e do t’a faktojnë pastaj në gjyq. Përveç kësaj do të marrim dhe fotografi të ndryshme në vënd, ashtu si janë gjetur depot.

Axhitacioni i ynë do të lidhet me të kaluarën e klerikëve, me Gjyqin e Bashkimit Shqiptar, me përpjekjet e priftërinjve për të sabotuar reformat t’ona, me Postribën, me lidhjet me elementin tjetër reaksionar, me lidhjet me reaksionin e jashtëm etj.

1.Komitetin Qarkor të Partisë

(Spiro Pano)

(firma, vula) (kujto.al)

 

13 komente në ““Armët në kishë inskenimi i Sigurimit”, urdhri i Partisë Komuniste: Pa shkatërruar klerin nuk e shtijmë dot në dorë Shkodrën”

  1. TD says:

    PPSHja shkaterroi vrau dhe burgosi 4 mij banda te armatosura qe vinin nga agjenturat e huaja po e rruanin per shkodren ,o debil gazetar shkodren nje polic e ruante , ja nite bytha lageshtinen shkodranve ne at koh kaqol dhe si ndihej zeri gojes shkodranve si te gjithve ne ter qytetet e SHQIPERIS , shkodranet punonin shkonin ne aksion ne pun vullnetare dhe vetem tregonin barcaleta kte kan ber SHKODRANET as gje tjeter , kan qen njerez te rregullt korrkt , ai shtet te fuste plumbin o gazekar ste falte skish burr e bir kurve te kundershtonte se me te mirit koken ne byth ja futi ai sistem ,sa per sigurin çouni ne kemb e beini rrespekt atij sistemi ishte model kaq.

    1. theatrical says:

      Marka Gjoni,biri Gjon Marka Gjonit mos eshte gje?
      nqs eshte keshtu,Gjon Marka Gjoni,i ati,eshte nje nga anti-shqiptaret me famekeq,mik i Esat Toptanit
      I cili punoi pareshtur kunder Çeshtjes Shqiptare apo me sakte kunder shtetit te sapoformuar shqiptar..
      i financuar nga mbreteria serbe,ky shpalli “republiken e Mirdites (nje faqe e zeze e ne historine e kesaj krahine patriotike) per dy qellime;
      1-per te bindur fuqite e medha qe shqiptaret e kane te pamundur te bejne shtet,duke e bere te pamundur qe Shqiperia te pranohej ne Ligen e Kombeve te Bashkuara
      2-per te cvendosur vemendjen e fuqive te medha nga kryengritjet e Kosoves martire per pavaresi ..

      ne fakt habitem se si histroriografia shqiptare e prek shume pak figuren e ketij krimineli te pashoq ,
      ne opinionin tim Gjon Marka Gjoni ka qene me i rrezikshem sesa Esat Toptani…
      Enver Hoxha ja u shojti soj e sorrollop ketij renegadi,duke kryer nje nga aktet me patriotike ndonjehere…

    2. u dhime duke qesh says:

      Uhahahahaaaaaaaaaaaa me siguri inskenim i komunisteve ishte edhe fakti qe Pater Anton Harapi ishte anetar i Regjences Fashiste ne Shqiperi (dhe At Zef Pllumi ishte sekretar i tij). Madje inskenim i komunisteve ishte edhe pushtimi fashist i 7 prillit ?

  2. TD says:

    PPSHja shkaterroi vrau dhe burgosi 4 mij banda te armatosura qe vinin nga agjenturat e huaja GOMAR GAZETAR po e rruanin per shkodren ,o gazetar I PA INFORMUM OSE MASHTRUS shkodren nje polic e ruante , ja nite bytha lageshtinen shkodranve ne at koh kaqol dhe si ndihej zeri gojes shkodranve si te gjithve ne ter qytetet e SHQIPERIS , shkodranet punonin shkonin ne aksion ne pun vullnetare dhe vetem tregonin barcaleta kte kan ber SHKODRANET as gje tjeter , kan qen njerez te rregullt korrkt , ai shtet te fuste plumbin o gazekar ste falte skish burr e bir kurve te kundershtonte se me te mirit koken ne byth ja futi ai sistem ,sa per sigurin çouni ne kemb e beini rrespekt atij sistemi ishte model kaq.

  3. Selek says:

    Ne kete dokumet nuk ka asnje shprehje qe flet per improvizim te futjes se armeve ne selite e kishave siç pretendohet ne titullin e ketij shkrimi provokativ. perkundrazi aty thuhet se duhen bere diferencime per ata klerike qe vazhdojne thjeshte aktivitetin fetar. Ne te gjithe boten,bashkepunetoret e nazifashisteve u denuan me masa te repta,varje pushkatime dhe denime te perjeteshme.Ishte kjo hakmarrja legjitime e drejtesie popullore qe e pagoj me gjakun e bijve me te devotshem per liri.Askund nuk u falen keta kriminel, as dje e as sot.Ne boten perendimore nuk guxon kush te ngrihet ne mbrojtje te tyre sepse veprohet menjehere nga shteti.çfare kerkojne pinjollet e tyre? Ata kerkojne te reabilitohen keta kriminel dhe te denohen ata qe dhane gjakun ne lule te rinise.Edhe sa kohe shteti do te lejoje gjallerimin e klysheve te kolaboracionisteve ,laik apo fetar?

  4. Shkodrani says:

    E gjith Shkodra e di dhe asht e bindun qe disa kisha ishin kthye ne depo armesh dhe baza (kishat e thellesive) ku strehoheshin grupet terroriste (diversantet) qe hidheshin me parashuta ose nepermjet Jugosllavise e Greqise.
    Per kete ka patur dokumenta, fotografi, proces-verbale te firmosura nga vete prifterinjte, gjera per te cilat ata kane deklaruar edhe neper gjygje.
    Kjo asht e verteta.
    Ne arkivat jane dokumenta mbi veprimtarine e shfrenuar seksuale (dhe pedofili)te disa prifterinjve e hoxhallareve, te vertetuara nga organet ligjzbatuese, nga deponimet e vete te te arrestuarve, deklaratave te te gjitha atyre femrave (e disa te miturve) qe kane rene pre e ketyre rrugaceve te mbeshtjellun me veladone apo xhybe gje e cila eshte mbajtur sekret, nuk jane ekspozuar per shkak qe te mos tronditeshin familjet.
    Jane pikerisht prifterinjte e zonave te thellesive kultivuesit e pare te kanabisit ne Shqiperi.
    Sot mund te hidhen ne treg lloj lloj gjerash gjoja per te demaskuar sistemin e kaluem, por te vertetat i di populli shqiptar.
    Mos u cudisni.
    A e shihni “koileren e shekullit”- pedofiline qe ka marre permbasa te frikshme kudo neper bote?

    1. ELIOT says:

      HA HA HA SHKORAN NGA PUKA NA BONE ME QESH … DEPO ARMESH NE KISHA …… HA HA HA ENVERI I GJETI APO MAMI JOT KOMUNISTE ….IK MORE RRENACAK IK SE BOLSHEVIKET I VRANE SHKODRANET PER TE MBJELLE FAREN E KEQE T KOMUNIZMIT …JA PER CFARE I VRANE PRANADAJ .MJAFT TE JUSTIFIKONI KRIMET E ENVERIT … PEDERASE …XA HERE QE BENE KRIME ENVERISTAT GJITHMONE E SHPIFIN NDONJE BARCALETE ….. PRIFTERIJEN DEPO ARMESH …. EDHE NENE TEREZA ISHTE BALLISTE ..

      1. Baliu says:

        Nene Tereza jo, por vellau i saj ka qene bashkepunetor i fashistave italian. Prandaj shpesh po shkruhen artikuj se Nene Tereza nuk ka qene e mirepritur ne Shqiperi, duke heshtur me qellim se qfar ka bere vellau i saj gjat okupimit.

  5. Shkodrani says:

    Lidhur me inskenimin nga Sigurimi te futjes se armeve ne kishe, edhe kjo nuk eshte e vertete.
    E verteta ka qene kjo:
    Nje prift (dihet emri), ne shenje pendese ka deponuar per vendndodhjen e depove te armeve e dokumentave.
    Diten per diell, prokuroria e rrethit, ka ngarkuar punetore ndertimi per te prishur murin. Armet e dokumenta te tjera u nxorren, u fotografuan dhe eshte mbajtur proces verbal.
    Prifterinjte qe u arrestuan per kete, e pranuan dhe u denuan.
    Pra hapja e murit asht ba diten per diell dhe ne prezence te prifterinjve.
    Nje leter qe nje autoritet kishtar ne Shqiperi i dergon asokohe Enver Hoxhes, e quan te denueshem rastin por siguron Enver Hoxhen se kete e kane organizuar nje grup i ngushte njerezish te kishes dhe se autoriteti i larte i kishes nuk kishte dijeni.
    Nje nga personat qe eshte ndodhur prezent ne ate kohe, duke kundershtuar se kjo ishte veper e Sigurimit shpjegon:
    “Sigurimi nuk kishte shanse te hynte ne kishe, te hapte nje faqe muri, te fuste arme, ta mbyllte murin, ta suvatonte, te lyente me boje, etj, pa rene ne sy te prifterinjve qe ndodheshin 24 ore ne kishe.
    E dyta-shpjegon ai, tek muri u hap vetem nje zgaver, por aty ishte nje mure i gjate me ate te te cilit ishte krijuar nje depo. Po te ishte keshtu, si mund te quhej depo kur nuk kishte as dere e as dritare?”
    Kjo eshte llogjike qe askush ashtu kollaj kollaj mund ta hedhe poshte.
    Kjo, si veprimtari nuk asht e drejte ti vishet klerit katolik. Kete e kan ba njerez te vecante e qe nuk e kan ba ne emer te klerit.

  6. Baliu says:

    Kleri katolik ka qene krahu i djatht i nazi-fashizmit ne Shqiperi dhe jo vetem, prandaj neutralizimi i bashkpunetoreve te tille ka qene nje domosdoshmeri per ta qliruar Shqiperine. Kjo eshte nje merite e padiskutueshme e komunistave, pavarsisht nga te metat tjera.

  7. pirro says:

    e verteta eshte se prifterinjte katolike u moren me politike dhe fshehen armet ne kishat katolike per te luftuar komunizmin.
    Lere se cfare thone tani. Kisha nuk mund te behej strehe e armeve dhe nuk mund te ishte kunder shtetit per cfaredo lloj aresye.

  8. ALI ABDULLAI says:

    TE DASHUR LEXUES.
    PER KETE HISTORI DUHET TE LEXONI REFIMET E AT ZEF PELLUMBI. TE TJERAT JANE LLAFE KOT.

  9. Ateisti Patriot says:

    Sot nje ngjarje e madhe dhe e pandodhur ndonje here me pare:
    Kisha Katolike gjermane beri publik rezultatet e hetimit mbi rastet e keqtrajtimit e perdhunimit nga prifterinjte ne ambjentet e kishave, shkollave, Internateve katolike te femije dhe te rinjve qe u ishin besuar.

    http://m.spiegel.de/panorama/gesellschaft/katholische-kirche-missbrauchsstudie-soll-die-bevoelkerung-ruhigstellen-a-1230018.html
    Titulli I artikullit: VALIUM PER POPULLIN

    Kardinali gjerman Marx, Kreu I kishes Katolike gjermane ne konferencen per shtyp Kur beri publik rezultatet e hetimit tha:
    “Me vjen turp per kishen time”

    “Die Studie ergab unter anderem, dass zwischen 1946 und 2014 mindestens 1670 katholische Kleriker 3677 Minderjährige missbraucht haben sollen. ”

    Perkthim
    “Hetimi nga Organe te pavarura provoi se nga Viti 1946-2014 ne Gjermani te pakten 1670 prifterinj Katolike Kane keqtrajtuar/perdhunuar 3677 femije , ne te shumten e Rasteve te gjinise mashkullore dhe nen moshen 13 vjec.”

    Drejtusi i hetimeve, prof. psikologjie, thote se keto shifra Jane vetem maja e aisbergut. Shifrat duhet te jene shume me te larta.

    Pra mendoni se cjane ndodhur ne Shqiperine e varfer ne popullin e saj analfabet. Keta prifterinjte ne Shqiperi Kane pasur Dore te Lire, neper famulli te vecuar maje maleve.
    O zot o zot.
    KEte padren Po TA shikoni e degjoni nje intervisten te tij ne YouTube, o zot vetem nga zeri e kuptoni qe eshte pederast pedofil.

    Prandaj sdonin keta Pisa te mesonin shkrimi e kendim njerezit e te venin Grate e vajzaT ne shkolle.
    Dhe bashkepunuan me nazi-fashistet fashiste e diversantet.
    Kisha eshte e zotit dhe njerezit e zotit su lejohet te Merren me politike, Jo e Jo te Merren me akte terroriste e subersive

    Ata u denuan per akte terroriste, per armembajtje paleje, per sabotuan e pjesmarres ose organizues te vrasjeve politike.

    Mos na i Beni Heronjve keta pederaste pedofil.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje