Është dhënë vendimi për gjashtë pjestarët e “Grupit Bajri” ku mes tyre është dhe trajneri i Kombëtares shqiptare të femrave, Armir Grima.
Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” dhe për Armir Grimën, i cili u arrestua dy ditë më parë në Shkodër.
Tekniku i Kombëtares së femrave pas përgjimeve të kryera akuzohet për trukime të ndeshjeve sportive.
Edhe për portierin e Besëlidhjes, Fabjol Rexhepi, është dhënë e njëjta masë arresti me burg.
Armir Grima është një nga njerzit më të besuar të kreut të Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Dukës.
Gjithashtu, Grima ka qenë dhe kandidat i Partisë Demokratike në Shkodër. (TemA)