E përplas makina, viktima më shumë se një orë në rrugë. Bllokohet qarkullimi

26 Shtator 2018, 20:08Kronika TEMA

Një 25 vjeçar humbi jetën mbrëmjen e sotme në fshatin Sovjan, në rrugën Korçë-Pogradec, ndërsa trupi i pajetë e viktimës ka qëndruar për më shumë se një orë në rrugë.

Policia e qarkullimit po kryen veprimet në vendngjarje, por trupi i pajetë i 25-vjeçarit, ende nuk po transportohet drejt morgut të spitalit të Korçës.

Si pasojë e aksidentit, rruga nacionale është bllokuar në të dyja senset. Për pasojë është krijuar radhë kilometrike si në drejtim të Pogradecit po ashtu edhe në drejtim të Korçës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje