VIDEO/ DETAJET: Prodhonin drogë në një laborator në Tiranë, arrestohen 2 amerikanë

26 Shtator 2018, 14:53Kronika TEMA

Dy shtetas amerikanë të kërkuar për prodhim dhe shitje të drogave sintetike janë arrestuar nga policia shqiptare në Morinë, në tentativë për tu larguar nga vendi.

Këta dy persona ishin shpallur në kërkim nga SHBA për  prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike.

Njoftimi i plotë i policisë:

Në zbatim të letër porosisë të autoriteteve amerikane, si dhe pas vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda për zbatimin e saj, Departameti i Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda dhe DEA-n amerikane pas një pune të mirë organizuar finalizuan me sukses operacionin e koduar “Sintetiku”, ku u arrestuan 2 shtetas amerikane:

– Vincent (Dominic) De Caro, 29 vjeç, lindur dhe banues në New York, USA;

– Arber Isaku, 29 vjeç, lindur dhe banues në New York, USA.

Ndaj tyre, Gjykata e Connecticut, SHBA kishte vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike dhe substancave psikotrope” kjo vepër e kryer nëpërmjet ‘dark web’.

Keta shtetas ishin nën hetim prej 1 viti nga DEA. Ata kishin krijuar bazë dhe fshiheshin në Tiranë, ku po përgatiteshin për të prodhuar drogë sintetike.

Pas marrjes së letër porosisë dhe vendimit të Gjykatës së Krimeve të Rënda për ekzekutimin e saj, Departamenti i Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, pas 1 muaj hetimi në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda dhe DEA-n arriti të zbulojë bazën ku fshiheshin 2 shtetasit.

Gjatë kontrollit në bazën ku fshiheshin dhe zhvillonin aktivitetin kriminal këta shtetas, u gjetën dhe u sekuestruan mjetet dhe prekursorët që do të shërbenin për përgatitjen e drograve sintetike si edhe një numër i madh pajisjesh elektronike.

Shtetasit e mësipërm u mbajtën nën vëzhgim nga agjentët e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit dhe u arrestuan në Morinë, në tentativë për t’u larguar nga Shqipëria.

Në operacion kanë marrë pjesë edhe agjentë e DEA-s. Për arsye hetimi nuk bëjmë me dije detaje të tjera.

Operacion dëshmon seriozitetin dhe vendosmërinë e Policisë së Shtetit dhe Prokurorisë për të luftuar krimin e organizuar, gadishmërinë për të bashkëpunuar ngushtësisht me agjencitë ligj zbatuese brenda dhe jashtë vendit. (TemA)

6 komente në “VIDEO/ DETAJET: Prodhonin drogë në një laborator në Tiranë, arrestohen 2 amerikanë”

  1. vk says:

    Arben Isaku qeka americon den baba den. C’ne paska ardh ne Shqipri

  2. Kellira says:

    Nuk ia mban bytha policise te nxjerre fytyrat e 2 amerikaneve.
    Po te ishin shqiptare kishim per te pa per 10 minuta gjithe fotot e fisit.

    1. xx says:

      Se plasem per te pare mostra, fundrina.Aty qenka halli??Nuk thua shyqyr qe u qeruan dy bajga dhe do zoti te tjera plehra qe vene ne rrezik jeten e femijve tane.Mallkuar qofshin, per tregetaret e droges e kam fjalen dhe nuk me dhimsen ti shoh ne litar. Ata jane kriminelet me te keqinj se vrasesit.Futja e te rinjve ne rrugen e droges eshte NJE RRUGE PA KRYE, dhe shkaterrim perfundimtar per njeriun.Beji sa te duash te keqia nje njeriu:Genjeje ,vidhe, pergojoje,vrite po deshe por vetem ne rrugen e droges mos e ndihmo te futet.Ata qe jane jashte kesaje historie nuk mund ta kuptojne kete tmerr.Ka mes nesh njerez me karakter me te dobet dhe te pa zot per tu perballur me hallet e perditeshme.Ka njerez qe me nje ndjeshmeri te tepruar bien ne gracken e droges dhe alkolit.Keta njerez kemi detyre ti ndihmojme te mos bien viktima.Kjo eshte nje keshille prej prindi perndryshe gjetshin denimin me te tmerrshem sepse shkaterrojne jeten e njerezve.

  3. o papas says:

    .. mjaft se na “velet” ..!.. kishin nje vit ne hetim … u kapen kur donin te iknin .. etj etj ..!

  4. Kulufi says:

    Kellire, ik lahu. Policise deri sa ja mban bytha ti kapi pse te kete frike te nxjerri fyryrat? O shoku lef ndonjeher edhe per qefin tat, mos lef vetem me urdher.

  5. Daja says:

    Kerkonn te prodhonin apo kishin prodhuar duhet te specifikohet eshte njesoj si ne kohen e e enverit qe te kapshin per tentative arrstjse ne mes te tirones

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje