Sa tërheqës është ai që kemi përballë? Na mjafton më pak se një sekondë për ta përcaktuar

26 Shtator 2018, 11:05Lifestyle TEMA

Jo disa minuta, por vetëm një e treta e sekondës. Kaq na duhet për të përcaktuar nëse një person është tërheqës apo jo.

Ne e identifikojmë gjininë e tjetrit 244 sekonda pasi e kemi parë dhe pastaj japim verdiktin në lidhje me joshjen pas vetëm 59 milisekondash të tjera.

Një studim i Universitetit të Bambergut, në Gjermani, i botuar në revistën “Neuroscience Letters”, ka monitoruar aktivitetin e trurit të 25 studentëve të universitetit, ndërsa ata shikuan mbi 100 fotografi dhe iu përgjigjën pyetjes nëse ishin meshkuj apo femra dhe sa tërheqës u dukeshin.

Shpejtësia me të cilën bëhen vlerësimet menjëherë pas identifikojmë gjininë e tjetrit sugjeron se njerëzit udhëhiqen fuqishëm nga stereotipet gjinore, në lidhje me atë që konsiderohet tërheqëse.

Hulumtimi është frymëzuar nga mediat sociale dhe mund të duket diçka e njohur për ata që “eksplorojnë” fotot e profileve në faqet e takimeve dhe njohjeve. (TemA TV)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje