Këshilli i Legjislacionit dhe Komisioni i Ligjeve ka miratuar kalendarin e punimeve për shqyrtimin e kërkesës së opozitës për ndryshimet kushtetuese në kuadër të realizimit të vetingut në politike.
Mbledhja u shoqërua me debate mes palëve politike PD-PS.
Deputeti i PS-së, kreu i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja ka tha se do të kërkohet opinion i Komisionit të Venecias pësa I përket vetingut në politikë.
Ndërkohë demokrati Enkelejd Alibeaj, e ka quajtur këtë nje tentative zvarritese.
Debati
Ruçi: Cfarë propozimi ke?
Alibeaj: Po më lër ore, ca ke siklet, pse ke siklet, ai ju ka thënë bëni c’është e mundur ta shtyni në kalendat greke dhe të fusni shkopinj në rrota.
Manja: Ne kemi të drejtën e votës, edhe për Kushtetutën, por në asnjë mënyrë nuk kemi monopol për të shkelur kushtetutën dhe rregulloren e kuvendit kur bëhet fjalë për nismë kushtetuese që kërkon amendim të Kushtetutës.
Propozojmë si relatore, Vasilika Hysin.
Kërkojmë opinion në komisionin e Venecias.
Alibeaj: Pse keni frikë, pse doni ta shtyni, pse keni frikë nga barazia e ligjit.
4 vite e rrahët si cështje vetingun e prokurorëve, angazhuat shoqërinë civile, publikun, ekspertë.
Ca ka këtu për ekspertizë artificiale për Venecian? Keni kurajë politike për ta pranuar apo jo, do ta bëjmë apo jo.
Kur Balla tha se e kam mik atë, nuk ju pyeti juve, ku Xhafaj mbaronte vëllanë, nuk ju pyeti juve, kur Cyrbja fliste në telefon me bandën e Shullazit nuk ju pyeti, për cfarë keni frikë ju? (TemA)