Denoncimi ndaj djalit të deputetit, Balla: Të dënohet nëse i ka prekur qoftë një fije floku vajzës, thirrje Arta Markut të inspektojë rastin

27 Shtator 2018, 22:04Politika TEMA

Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, i ka mohuar kategorikisht akuzat, e bëra për të nga nënkomisari i Policisë së Shtetit, Emiliano Nuhu duke ritheksuar se në ditën që pretendohet se ai ka kërcënuar efektivin Nuhu, ai ka qenë në Pogradec.

Në një lidhje “Live” nga Kuvendi për emisionin “Open”, Balla i beri thirje kryeprokuroresh Arta Marku qe te hetoje rastin dhe  djali i deputetit të dënohet nëse i ka prekur qoftë një fije floku vajzës

“Nuk është polici fajtori për gënjeshtrën e madhe. Nuk kam qenë në asnjë komisariat. Raporti me deputetin Rahja është njësoj si me çdo deputet.

Në padinë ndaj Bashës e kam sqaruar që kam qenë Pogradec. Kam marrë garancitë nga deputeti Rahja se nuk e ka bërë këtë.

“Më ka thënë se ata janë pajtuar dhe nuk kanë një konflilkt.

Bëhet fjalë për një lidhje intime mes djalit dhe vajzës dhe ajo që ka qenë më e rëndësishme është se i kam bërë me dije që kjo të mos ndikojë në vendimmarrjen e institucionit të pavarur.

I bëj thirrje Prokurores së Përgjithshme të inspektojë këtë rast. Nëse Prokuroria e Krujës nuk ka bërë proceduarat në rregull të gjendet përgjegjësi, të merren masat disiplinore”, tha u shpreh Balla, i cili shton se i ka kërkuar shpjegime deputetit Rahja pas denoncimeve të bëra rreth kësaj çështje dhe ai i ka bërë me dije se nuk e konflikti mes djalin të tij dhe shtetases XH.M janë sqaruar.

Për Ballën, Emiliano Nuhu është paguar për ta sulmuar atë personalisht. Më tej kreu i grupit parlamentar ftoi kreun e PD që të bënte edhe ai një kallëzim penal për rastin, e kush gënjen të mbajë përgjegjësitë.

“Nëse kallëzimi im penal është i rremë, unë përfundoj në burg. Ftoj edhe Bashën që të bëjë kallëzim penal, e kush gënjen të mbajë përgjegjësitë”, u shpreh ai.

1 komente në “Denoncimi ndaj djalit të deputetit, Balla: Të dënohet nëse i ka prekur qoftë një fije floku vajzës, thirrje Arta Markut të inspektojë rastin”

  1. pa e lexuar.. says:

    Taulanti i PS-se eshte varianti “bio” (prodhim fshati i Rames) i Paloqes ne PD.
    Zgjidhni e merrni, ose zogj fshati te rritur me koncentrat, ose zogj frigoriferi..
    Mos harroni, keni edhe zogj fushe te LSI-se, kryqezimi i dy racave, si me lart..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje