Mikpritjen dhe virtutet shqiptare i ka ndjerë mbrëmjen e kaluar një turist norvegjez, i cili pushon në një nga hotelet pranë Shkëmbit të Kavajës së bashku me dhjetra bashkëkombas të tij.
Ai u kujtua vetëm në hotel për kuletën e tij, me një telefon celular, disa dokumente dhe një kartë krediti brenda. Thuajse i pashpresë për ta gjetur përsëri, turisti nga Norvegjia telefonoi me ndihmën e një miku në numrin e tij të telefonit dhe … mrekullisht në anën tjetër u përgjigj dikush në gjuhën shqipe.
Ymer Qerimi tregon se e mbante në dorë telefonin e huaj prej më shumë se një ore, me shpresën se dikush do të telefononte.
“E gjeta kuletën në sheshin para pallatit të kulturës”, thotë këpucari që ka një dyqan të vogël shërbimi në qendër të Durrësit.
“U solla nëpër qendër, duke shpresuar të shoh dikë që kërkonte diçka të humbur, ndërsa telefonin e mbajta të ndezur afër vehtes, me shpresën që dikush të telefononte.
Kur u dëgjua zilja, në anën tjetër dëgjoja britma të gëzuara në një gjuhë që nuk e kuptoja, deri sa u paraqit një burrë që fliste shqip”, dëshmon i gëzuar ai.
Spartak Salillari e ka shoqëruar turistin norvegjez nga Shkëmbi i Kavajës deri në shtëpinë e këpucarit nga Durrësi, i cili kur ka njohur të huajin që shihej edhe në një nga fotot e dokumentave të gjetura në kuletë e ka dorëzuar atë, bashkë me urimet për pushime të mbara. 1000 fjalë falenderimi kanë ardhur nga pushuesi nga Norvegjia, i cili duket se do të kthehet në vendin e tij me një përshtypje pozitive më shumë.
“Më vjen keq– thotë Spartaku, pasi nuk e kishte njeri mendjen për një foto të përbashkët”.
Por veprimi i Ymerit nuk ngazëlleu vetëm të huajin, por edhe ne të tjerëve që ishim aty.(DurresLajm)
Do te jete, medoemos, ndonje vella ose kushuri politikanesh ky kepucari durrsak?
…Ndërsa ti do ngelesh tërë jetën katundar pa farë në kungull.
Bravo nje gjest fisnikerie ne llumin e perditshem.
####
Kepucari dhe c’do njeri qe kryen nje veper te tille duhet te marre pa tjeter nje shperblim, ky shperblim kenaq dhe stimulon njeriun e mire.
####
Dhe ne te kundert nqs nuk e dorzon nje send te gjetur (po u vertetua), te penalizohet nga shteti.
Njerezit e thjeshte dhe te mire..!
Ky, Ymer Qerimi i ka bere nderin Kombit te vet. Krahaso ndergjegjen e Ymer Qerimit me ate te hajdutve te çdo rangu qofshin.
NDERI YNË!
Një shpërblim për nderin shqiptar.
Do kishte do mijëra euro, do mbetej ndoshta paragjykimi, ndërsa tashti do kujtohet shkëlqimi i nderit shqiptar.
Të falënderoj, or vëlla, për këtë gjest nderi.
keshtu kane qene shqiptaret jo njeriu i ri i xhaxhit.
Dori,
Ymer Qerimi eshte njeriu i Xhaxhit, kurse Xhaxhi e shoket e tij ishin te Zogut, Zogu i Ismailit e Ismaili i turkut.
Cdo gje u be pershesh,
Si kane qene shqiptaret, s’merret vesh!
MENDONI SE NUK KA NJEREZ TE NDERSHEM NE SHQIPERI ???
Large qofte, po sikur t’a gjente luli i saliut kete portofolon, mund te me shpjegoj njeri se cfare mund te ndodhte, sepse ai interesohet shume per popullin.
I lumte ketij njeriu dhe dua te ve ne dijeni se ka dhe shume te tjere qe sillen si ai. Beni mire qe i promovoni, kesaj i thone sjellje e nje shoqerie te civilizuar. Une pata rastin te gjej ne nje nga banjot e aeroportit ne Kopenhagen nje telefon nga te fundit. I them punonjesit te aeroportit te therrase ne mikrofon se mbase ai qe e kish harruar ishte akoma diku atje. Nuk mundej te bente kete pune, se po merrej me futjen e njerzve ne aeroplan. Ne do udhetonim per ne Malaga te Spanjes. E morrem telefonin me vehte me shpresen se do therriste dikush dhe mbase vendosnim kontakt. Me te arritur ne Malaga prisnim qe dikush te degjohej ne anen tjeter te telefonit, kishim shkuar per pushime por u gjet nje gje qe kohen ta kalonim ne pritje te nje zileje. Filluam te shihnim ne FB per te marre kontakt me personin qe kish harruar telefonin. Pas 6 oresh degjuam zilen, me nje anglishte te cale u morrem vesh se personi ne fjale kishte nje shok ne Malaga dhe u lidhem me shokun e tij qe mori telefonin. C\kenaqesi kur e lame.
Me ne fund nje lajm
Bravo mjeshtër! Ky është lajmi më i bukur që kam lexuar sot në TEMA.
E meriton titullin QYTETAR NDERI!
Te uroj gjithë të mirat!
Te behet zemra mal kur degjon lajme te tilla. Bravo te qofte or mik dhe pac vetem te mira!
Qytetar Durrsak…asgje me teper
Ky njeri i thjeshte i ka kryer me shume pune (emer te mire) shqiptareve, se sa shume “llogje Kavaje” qe bejne “i gjati me atlete”, “i gjati nga Hollanda”, “i shkurteri kokemadh”, “lali bicikleta” etj. etj.
Brabo te qofte “ndershmeria”
Po cfare ka ketu per tu lumturuar , per xhestin e kepucarit? Ishte nje veprim mese normal. Por ne te gjithe duke pasur te ngulitur ne tru e ne gen mentalitetin e hajdutit, ngazellehemi qe kepucari nuk e pervehtesoje kuleten dhe aparatin. Sa te mjere qe jemi.
qytetari ngelet gjithmon keshtu , cubat e dom palit e degjenerun kyt vend.
Njerëzit e thjeshtë janë të ndreshëm.I lumtë zotërisë për këtë akt qytetarie.Le të shërbej ky shembull për të gjithë.
qytetari ka nevoje per shembuj dhe lajme te mira, ato i japin atij energji pozitive se negetive…ka plot!
Kemi nevoje per lajme te mira….na lodhen QELBESIRAT ne televizor cdo nate,e bene lemsh kete popull..
PO TE ISHTE POLITIKAN NGA KTA QE DALIN NE TV TA HARRONTE NORVEGJEZI
Rreth vitit 1975 Plaku im gjeti nje ore dore ne Autobus.Ne ate kohe me nje vlere 12000 lek te vjetra, si sot mos gaboj 4000-5000 euro.E dorezoi ne polici.Per Vitin e Ri na vjen I zoti ores me dhurata per femijet dhe 1000 falenderime.