Për herë të parë Tirana do të ketë një Terminal Autobusësh që do të ngrihet në pjesën hyrëse të Tiranës, nga ana perëndimore.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj iu përgjigj në mbledhje e sotme të Këshillit Bashkiak akuzave të PD, teksa deklaroi se arsyeja e këtyre sulmeve nga opozita është moslejimi i pallateve të Lul Bashës në truallin ku do të ndërtohet ndërtohet terminali i autobusëve.
“Terminalin e autobusëve mezi e pret Tirana. Tirana merr 99 lavdërime, merr vetëm një vërejtje nga turistët.
Nuk ka një vend ku ti shkon nga Tirana te një Unesco në berat, te një Unesco në Gjirokastër. Ne mund të jemi më të mitën e gjithë kohërave, një terminal modern në Tiranë.
Kam hequr pallatet e Lulit nga projekti i terminalit. Projekti I terminalit ishte mbushur me pallate, me një çik terminal në tokë të shtetit. Ajo që bëmë është që hoqëm gjithë pallatet, do të jetë vetëm terminal.
Kjo është e vetmja gjë që I kam ndryshuar VKM-së së Sali Berishës që i kaloi terminalin sa u zgjodh Luli Bashkisë te kthesa e Kamzës. Transferimin e truallit dhe përcaktimin e autoritetit kontraktues.
Pra një në 2011 dhe një në 2013. Fati i keq I Saliut që kishte një gjumash në bashki që nuk e bënte dot terminalin. Por të thuash që ne kemi bërë shkelje?!
VKM e Saliut dhe vendimi I këshillit Bashkiak Lulzim Basha. Tani që ne duam ta bëjmë terminal thonë aferë korruptive?
Kush është aferë korruptive?! Që hoqëm pallatet? Se ishte kompleks pallatesh në tokë të bashkisë me një çik terminal autobusësh, ndërkohë tani është e gjithë terminal autobusësh”, tha Veliaj.
Keta muk kane turp fare.
Ja hoqa projektet e pallateve Lulit, dhe i zevendesoi me ato te Fushes.
Prona e Bashkise trajtohet si prone e Veliut dhe Ramutit.
Ligjet e shtetit as nuk kane nder mend te respektohen, por bile ndryshohen me seanca te posacme qe tokat publike te shiten brenda nates.
Veliaj po tregon dhe nhehere qe PD-PS kane vetem konflikte interesash per pallatet, kullat, tenderat, HECet koncesionet.
Per popullin, berrylin. Shkundja ndonjehere me ndonje koncert dhe ne rregull jane.
Vene votojne me kenge.