FOTOT/ Dita Kombëtare e Trashëgimisë, Kumbaro në Korçë: Kemi 33 kantiere restaurimi në mbarë vendin

29 Shtator 2018, 14:55Kulturë TEMA
FOTOT/ Dita Kombëtare e Trashëgimisë, Kumbaro në

Për Ditën Kombëtare të Trashëgimisë, ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro është në qytetin e Korçës, ku prej dy ditësh po ndjek nga afër punimet në kantieret e restaurimit të monumentve. Në kuadër të programit ‘Edukimi përmes Kulturës’, sot në Muzeun Kombëtar të Artit Mesjetar në Korçë u zhvillua një seminar për rëndësinë e konservimit dhe restaurimit, me nxënës të shkollës së arteve ‘Tefta Tashko’. Kumbaro tha se ‘Edukimi përmes kulturës’ është një ndër programet më të rëndësishme të Ministrisë së Kulturës që po zbatohet në mbarë vendin.

“Në vërtet kemi trashëguar pasuri të shumta kulturore, por kemi edhe detyrimin që t’ua lemë trashëgim të rinjve. Dhe kjo nuk bëhet me urdhëra administrativë e as vetëm me vullnete politike, por bëhet me një punë të përditshme të edukimit të brezave të rinj. Trashëgimia kulturore së pari është çështje dashurie. Nëse ne nuk ia përcjellim atyre këtë dashuri, nuk kemi garancinë që nesër dikush do kujdeset për trashëgiminë kulturore.”, tha Kumbaro.

Duke u ndalur tek çështja e restaurimeve, ministrja e Kulturës tha se aktualisht në mbarë vendin janë 33 kantiere restaurimi nga veriu në jug. Për qarkun Korçë momentalisht po punohet në restaurimin e Urës së Golikut në Përrenjas, në Kishën e Shën Gjergjit në Vithkuq, si dhe në blloqet e tjera të Pazarit Historik të Korçës. Një pjesë e konsiderueshme e këtyre restaurimeve kryhen në kuadër të programit ‘Rrugët e Besimit’, që synon restaurimin dhe promovimin e objekteve kultit, jo thjesht si simbol i bashkëjetesës fetare, por edhe si galeri arti dhe destinacione turstike.

Për Ditët e Trashëgimisë Kulturore në mbarë vendin do të zhvillohen 40 aktivitete të ndryshme brenda një jave. Ministria e Kulturës ka publikuar online kalendarin nën moton ‘E shkuara pasuron të ardhmen’.

4 komente në “FOTOT/ Dita Kombëtare e Trashëgimisë, Kumbaro në Korçë: Kemi 33 kantiere restaurimi në mbarë vendin”

  1. o papas says:

    ” shqiperia me plot kumbaro dhe kumbare , por une nuk gjeta {pasi punojne ne zyra} , ndaj su martova fare ..

  2. silva says:

    Kishen e Shen Ristozit,Mborje te Korces kur do ta perfundoni,se ka mbi 3 vjet qe po rrine skelat e ngrehura dhe po degradon Kisha e vjeter e shek .14 zonja Ministre e Kultures???

    1. janullatos pisoglendi says:

      Vitin tjeter tjeter them se do kete perfunduar dhe kisha e Drenoves

  3. ti je muslimon,ti je zhuls shkretetire,si i tille eshte normale te jesh rrot [email protected] uakbar! says:

    ku jane fotot e ”xhamive”[black diamond] se rraces se Zike sumqirit…………..!!??

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje