Kryetari i Bashkisë së Tiranës ishte i pranishëm këtë javë në Sauk ku një tjetër bllok banimi është transformuar plotësisht.
I rrethuar nga fëmijët që i gëzoheshin edhe këndit të ri të lojërave dhe hapësirave të sistemuara për të luajtur, Veliaj është ndalur nga një prej banoreve të këtij blloku, e cila i recitoi një poezi.
Shikoni videon të plotë dhe dëgjoni vargjet origjinale të poezisë së nënës.
Lali Eri, lali Eri je i ëmbël si sheqeri
Si sheqer për bakllava,
lum Tirana që të ka
Lum ajo nënë që të ka rrit,
na e bëre Tiranën dritë
Je si yll, si perëndi, t’u bëftë dita njëmijë
Surpriza të bukura që gjen kudo në Tiranë! ????
Incidenti te Panairi, Veliaj-Të shkarkuarës: Kinge, të gjej punë me 1000 euro.Tirane-Është shënuar me një incident vizita
e kryeministrit Rama dhe Ministrit të Mirëqënies Erion Veliaj në Panairin e Punës. Rreth orës 11:00 një përfaqësi e Shoqatës
së të Shkarkuarve nga Administrata hyri në ambjentet e Panairit të Punës, për të protestuar në ditën botërore të Punëtorëve.
Ata u nxorrën me forcë nga ambjentet e pallatit të Kongreseve, ndërsa pjesa tjetër e protestuesve nuk u lejuan të hyjnë në
këto ambiente. Kur ministri Veliaj dhe kryeministri, Edi Rama dolën nga Pallati i Kongreseve ndodhi dhe një tjetër incident.
Protestuesit rrethuan ministrin e Mirëqënies Sociale Erjon Veliaj. Një protestuese kërkoi të dinte arsyen pse ishte larguar
nga puna e shtetit ku kishte punuar prej shumë vitesh. Nga ana e tij ministri Veliaj i tha se nëse do të punësohej do i tregonte
stendën ku mund të aplikonte dhe madje të fitonte për një vend pune e cila paguhej 1 mijë euro në muaj. Ja debati: Gruaja:
Ne ishim pse na hoqët? Veliaj: Kinge, shiko ta shpjegoj un? Gruaja: Nuk ka nevojë për kinge, se unë jam sa nëna jote, mos
më fol në atë gjuhë. Tregohu më serioz se je fëmija im. Mua me 29 Mars më kanë hequr nga puna. Veliaj: Tani je gati të
fillosh punë? Gruaja: Ku? Jam në profilin tim, jam inxhiniere mekanike, isha atje, isha mirë, pse më hoqët? Pse duhet të sillni
juve të tjerët? Veliaj: E do përgjigjen apo do të bërtasësh? Gruaja: Jo nuk dua përgjigje fare, unë do bërtas që të më çoni në
vendin e punës, por jo të më hiqni. Po ti çfarë ke bërë 8-9 vjet? Bërtite, llape dhe ti 8 vjet. Veliaj: Në qoftë se do punë, më jep
dorën dhe hajde shkojmë të gjejmë punë. Gruaja: Unë të jap dorën ty për atë punë ordinere? Veliaj: Jo jo punë 1 mijë euro,
inxhiniere ndërtimi, 1 mijë euro punë, hajde të të çoj. E do punën hajde të të çoj. Gruaja: Jo jo dua vendin tim të punës.
Veliaj: Hajde të të çoj tek puna, më jep dorën. Gruaja: Po ik se ju mashtroni, ju jeni gënjështarë. Veliaj: Jo pension në shtet,
po do punë hajde, hajde në punë. Gruaja: O zotëri unë isha mirë në vendin e punës, pse më hoqët, pse më hoqët? Nga
ana tjetër Kryeministri shmangu protestuesit duke i dhuruar një buzëqeshje kundrejt thirrjeve të tyre: “Qeveri mashtruese,
Duam bukë”. Për kryeministri Rama por edhe për ministrin Veliaj këto protesta janë të nxitura politikisht nga opozita
Brilante ….
Te kendofte zemra o popull
Perpara per fitore te reja
XHaxhi Enver, Xhaxhi Enver
E ke gojen me Sheqer
Me Sheqer e me Hurma
Lum Partia qe te ka!