DETAJET: Mbyllet votimi për referendumin në Maqedoni, pjesëmarrja rezulton e dobët

30 Shtator 2018, 19:14Rajoni TEMA

Në orën 19:00 është mbyllur votimi për votimin referendumin për ndryshimin e emrit të vendit në Republika e Maqedonisë së Veriut.

Mbi 1 milion e tetëqind mijë votues janë të regjistruar, ndërsa gjysma e tyre duhet të dalë në votime dhe mbi 450 mijë të votojnë pro, që referendumi të shpallet i vlefshëm.

Është njoftuar për incidente të vogla të cilat nuk shihen si të rëndësishme për ecurinë e votimit. Pjesëmarrja deri në orët e pasditës nuk shikohet si e kënaqshme.

Komisioni shtetëror i Zgjedhjeve bëri të ditur se deri në orën 18.30 në votime kanë dal 35 për qind e trupit të përgjithshëm votues.

Kryetari i Komisionit Shtetëror Zgjedhor, Oliver Derkovski, tha se procesi zgjedhor në përgjithësi është duke u zhvilluar në mënyrë të qetë dhe demokratike përveç disa parregullsive në disa vendvotime ku janë ndërmarrë masa për zbardhjen e rasteve.

1 komente në “DETAJET: Mbyllet votimi për referendumin në Maqedoni, pjesëmarrja rezulton e dobët”

  1. KORÇARI says:

    Shqiptarët në asnjë mënyrë nuk duhet të votojnë PRO, por KUNDËR.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje