Numërohen 50 përqind e kutive, rezultati i referendumit në Maqedoni mbi 90% pro

30 Shtator 2018, 21:26Rajoni TEMA
Numërohen 50 përqind e kutive, rezultati i referendumit në

Janë numëruar rreth 50 përqind e vendvotimeve në Maqedoni dhe shumica dërrmuese janë shprehur “pro” marrëveshjes me Greqinë për ndyshimin me emrin, që i hap rrugë integrimit në BE.

Nga 49,33% vendvotime të procesuara rezulton se, 90,81% përqind e votuesve janë shprehur “pro” pyetjes “a jeni për anëtarësim në BE dhe NATO me pranimin e marrëveshjes së Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Greqisë”. Ndërsa 6,18 kundër, sipas Komisionit shtetëror të Zgjedhjeve.

Ali Ahmeti: Vendimin për marrëveshjen me Greqinë do ta sjellin deputetët e Kuvendit

Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti, në konferencën për shtyp pas mbylljes së votimeve tha se sot qytetarët në referendum, ia deleguan vendimmarrjen deputetëve të Kuvendit të Maqedonisë. Ai tha se pas referendumit të sotëm vendimin për marrëveshjen me Greqinë do ta marrin deputetët.

“Dita e sotme ishte një ditë shumë e rëndësishme për vendin tonë, uroj qytetarët e RM-së, institucionet dhe gjitha partitë që kontribuan për mbajtjen e referendumit. Sot ne zhvilluam kapacitetet për një vend me pretendim për integrim në NATO dhe BE

. Ky proces i reformave të barazisë garanton paqe të qëndrueshme, marrëdhënie të mira, investime. Unë dhe BDI kemi thënë që vendimmarrja i takon institucioneve të vendit. Sot qytetarët e vendit ia deleguan vendimmarrjen Kuvendit të Maqedonisë dhe deputetëve”.

“Ne jemi të zgjedhur që të marrin vendime të rëndësishme dhe jo të kalkulojmë për zgjedhjet e ardhshme. Me vendin tonë në Kuvend ne përcaktojmë të ardhmen e vendit tonë dhe Evropës Juglindore. Në zgjedhjet e fundit ne u zotuam për zhvillim ekonomik dhe prosperitet. Kjo përbërje e Kuvendit ka mandat për zgjidhjen e çështjeve me fqinjeve dhe me vendimet e tyre sot qytetarët deleguan vendimmarrjen tek deputetët dhe institucioneve të vendit”, tha mes tjerash Ahmeti.

Në pyetjen e gazetarëve për zgjedhjet të parakohshme parlamentare, ai tha se nëse deputetët e opozitës nuk pajtohen që të ketë ndryshime kushtetuese, atëherë do të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Reagimi pas referendumit, Zaev: Shkojmë në zgjedhje të parakohshme nëse….

Kryeministri maqedonas Zoran Zaev ka dalë në një deklaratë për mediat pas përfundimit të votimeve të referendumit në Maqedoni.

Nes shumica ka votuar pro, atëherë referendumi do të quhet i suksesshëm dhe më tej do të vijojë procedura në Parlament, tha Zaev.

Por, nëse rezultati nuk certifikohet nga Kuvendi, atëherë do të shkohet në zgjedhje të parakohshme parlamentare, tha Kryeministri Zaev.

“Vota e qytetarëve, e atyre që votuan, duhet të shnjdërohet në vullnet politik në dhomën ligjdhënëse. Kemi shumicë të madhe për nga ata që votuan, atëherë është e qartë e ardhmja. Vota e deputetëve duhet të jetë votë për NATO dhe BE, për jetë më të mirë për fëmijët tanë dhe Maqedonisë. Pres që deputetët e VMROP-së të respektojnë vullnetin e qytetarëve. Në të kundërtën nëse nuk ndodh, atëhër duhet të ketë zgjedhje parlamentare menjëherë”.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje