Referendumi në Maqedoni/ MPJ e Greqisë: Athina respekton vendimet e qytetarëve të vendit fqinj

30 Shtator 2018, 22:20Rajoni TEMA

“Një pjesë e madhe e shoqërisë e përkrahi marrëveshjen, pjesa tjetër e sheh me skepticizëm, por Greqia e respekton zgjidhjen e qytetarëve të vendit fqinj”.

Kështu thuhet në një deklaratë për shtyp nga Ministria e Punëve të Jashtme të Greqisë për rezultatet e referendumit, të cilat i komentojnë si kontradiktore, transmeton MIA. 

Në kumtesën e MPJ-së, publikuar diçka më shumë se një orë e gjysmë pas mbarimit të votimit thonë se “Greqia nga afër, por me një distancë të adekuate, i ndjekin ndodhitë”, ndërsa gjithashtu “mbetet e obliguar ndaj marrëveshjes së Prespës.

Rezultati i referendumit në ish Republikën Jugosllave Republika e Maqedonisë, konsultativ, ndërsa nuk është pjesë e kushteve të obliguara nga marrëveshja e Prespës, është kontradiktore. 

Shumica ishin “për” po jo pa dalje adekuate. Një pjesë e madhe e shoqërisë së shtetit fqinj e përkrahën marrëveshjen. 

Por, një pjesë e rëndësishme e sheh me skepticizëm. Greqia e respekton vendimin e qytetarëve të ish Republikës Jugosllave të Republikës së Maqedonisë:, bën me dije MPJ-ja greke.

Ata shtojnë se sipas tyre, klima e nacionalizmit dhe dyshimi, lajmet e rreme dhe fantazimi, nuk kanë lejuar të bëhet vlerësimi i përfitimeve të mëdhaja të marrëveshjes dhe ndalojnë kuptimit midis dy popujve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje