Arsyeja e çuditshme se pse njerëzit vrasin 100 milionë peshkaqenë çdo vit

1 Tetor 2018, 18:01Lifestyle TEMA

Njerëzit vrasin rreth 100 milionë peshkaqenë çdo vit, dhe ekspertët paralajmërojnë se nëse kjo prirje vazhdon, disa lloje mund të vijnë në prag të zhdukjes.

“Fajtori” më i madh për një numër kaq të madh është konsumimi i një supe që bëhet me pendët e kafshës së egër ujore, shumë i popullarizuar në Kinë dhe Vietnam, gjë që çon në gati gjysmën e numrit total të vrasjes.

Duke parë historinë, kjo supë rezulton të jetë një pjesë e domosdoshme e banketeve të dasmave në Kinë, por rritja ekonomike në vend e bëri atë të përballueshme për shumicën e popullsisë.

Për të përmbushur kërkesën në rritje, gjuetia e peshkaqenëve është rritur në mënyrë drastike.

“Mishi është shumë i lirë, por supa me pendë është ajo që po  çon në shfarosjen e këtyre kafshëve”, tha Mark Meekan, një biolog detar në Institutin Australian të Shkencave Detare.

“Peshkaqenët nuk mund të përballojnë një intensitet të tillë gjuetie sepse ato rriten ngadalë dhe kanë një numër relativisht të vogël pasardhësish. Nëse do gjuhen pa kontroll, numri i tyre mund të bjerë ndjeshëm”, shtoi ai.

Si masë paraprake, qeveria kineze ka ndaluar supën me  pupla në banketin shtetëror, ndërsa Air China e hoqi nga menuja e avionëve të saj.

Në të njëjtën kohë, importet e pendëve në Kinë, në tre vjet kanë rënë me 81 për qind.

Megjithatë, pavarësisht ndërhyrjes së shumë vendeve, peshkaqenë po vriten akoma në një nivel alarmant.

4 komente në “Arsyeja e çuditshme se pse njerëzit vrasin 100 milionë peshkaqenë çdo vit”

  1. Staticieni i vertete says:

    KA LAJTHITJE NE KETE SHKRIM LIDHUR ME SHIFREN E SHFAROSJES. NUK ESHTE 100 MILION POR 100 MIJE O TI TRAP QE SDIHET NGA E KE GJETUR KETE TE DHENE. APO E KE MARRE NGA INSTATi?

  2. lexuesi i irrituar says:

    Me sa duket i keni shtuar ca zero nga xhepi juaj …

  3. Ardian Ahmetaj says:

    Staticieni i vertet kesaj rradhe gaboi

    100 million sharks
    A recent report published in the journal Marine Policy revealed that an estimated 100 million sharks are killed by humans every year. The paper added that the number of sharks killed could actually be anywhere between 63 million and 273 million.Mar 27, 2013

  4. Shvejk says:

    Statisticieni aspak i vertete, lexo artikullin e_La Stampa, te dates 12 gusht 2013.jane me te vertete 100 milione. Interesante eshte koherenca e Temes me nje lajm te para 5 viteve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje