Kjo pamje apokaliptike që ju do të shikoni në poshtë vjen nga Indonezia.
Në të do të shikoni se si pas tërmetit të fuqishëm dhe cunamit që goditi këtë vend, e gjithë hapësira e gjelbëruar dhe shtëpitë janë filmuar duke “lundruar”.
Besohet se qindra persona kanë mbetur të ngujuar nëpër shtëpitë e tyre të mbushura me baltë, teksa 1,700 shtëpi janë “varrosur” në ishullin e Sulawesit, ku toka është mbushur me ujë dhe ka bërë që gjithçka mbi sipërfaqe e ndërtuar të shkatërrohet.
Videoja amatore është filmuar mbi çatinë e një shtëpie, ku shihen ndërtesat dhe shtyllat elektrike duke u shkulur nga sasia e madhe e baltës dhe ujit.
Siç raportojnë mediat në Indonezi, numri i të vdekurve nga cunami shkon në 1,200,
Te premten Indonezi u godit nga një tërmet i fuqishëm prej 7.5 magnitudë, kurse më pas u shkaktua një cunam I fuqishëm. (TemA)
mesove fjalen ” apokaliptike”beji te pakten perkthimin dhe mos basardo fjalorin