Pas lajmeve të dhëna në media se deputeti socialist është ndaluar nga policia në Beograd se ka bërë foto me simbolin e Shqiponjës para parlamentit serb, ka reaguar vetë deputeti Pjerin Ndreu.
Në një postim në rrjetin social ai thotë që nuk ka pasur asnjë ndalim, dhe nuk ka bërë asnjë foto, por ka qëndruar në makinë.
Kanë qënë miqtë e tij ata që kanë bërë foto para parlamentit serb dhe ai e ka marrë vesh kur janë kthyer në makinë dhe e kanë sqaruar se çfarë ka ndodhur.
Ndreu thotë se as ai dhe as miqtë e tij nuk janë ndaluar.
Postimi i deputetit Ndreu:
NJE SQARIM PER KAZANIN MEDIATIK:
Ne lidhje me nje lajm te dhene per ndalimin tim ne Serbi ju sqaroj se eshte lajm i tjetersuar sic ka zakon media e famshme e jona.
Dy miqte te mi kane dale per foto para parlamentit dhe kane bere shqiponjen. Une kam qendruar ne makine dhe nuk kam zbrite fare.
Dhe as nuk kam pase dije i ca ndodhte. Kam pare levizje te ca gazetareve dhe te sigurise se parlamentit.
Me treguan se ca ndodhi. Jemi sqaru aty, pa asnje incident dhe kemi vazhdu rrugen.
Nuk eshte ndalu askush, jo me une !
Eshte e turpshme te shkruhet se deputeti Pjerin Ndreu eshte ndalu apo ka bere shqiponjen tek parlamenti.
Nuk e kuptoj paciperine e interpretimeve mediatike shqiptare !
Nje pyetje kam, a ju vjen turp kur ja mbysni kot ?!
Fakti qe nuk jeni ndalur, nuk flt per ju por per policine Serbe qe nuk ju ka ndalur. Kur je deputet dhe figure politike duhet te respektosh moralin e vendit ku shkon dhe jo te provokosh. Kush meson keta politikane qe veprojne si Shaqiri? A nuk e kuptojne se te tilla veprime mund te sjellin shije te padeshiruar ne marredheniet midis Shqiperise dhe Serbise qe dhe keshtu si jane nuk mund ti quash te mira?
Po mire more Pjerin Ndreu cfare dreqin deshe ne Serbi kjo eshte pyetja? Ne rajonin tone ka vende me terheqese me turistike dhe me te rendesishme si Italia, Austria, Zvicra, Hungaria, etj. Cfare domethenie interesante ka Serbia per ty ? Me keto fakte te beni me te vertete te pabesueshem. Serbia dhe serbet jane gjakataret e popullit shqiptar. E pate ne stadiumin e Beogradit mijra serbe bertisnin si shtaze ne kor: -Vdekje shqiptareve”-. Atje nuk jane vetem politikanet te inkriminuar por eshte nje popull i tere dhe natyrisht edhe biznesmenet. Larg nga serbia more maskarenj se na lodhet. Ju japim voten dhe nuk dime se cfare fshihni nen lekure. Spjegohu more palo deputet cfare deshe ne Beograd? Serbia nuk eshte as europe dhe as kultura europiane. Ajo eshte vetem nje zgjatim tentakule i Rusise ne Ballkan.