Ministria e Brendshme ka reaguar lidhur me akuzat e deputetit të Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj i cili tha se nga komisariati i policicisë në Fushë-Krujë është fshirë serveri i kamerave.
Ky institucion i cilëson akuzat si baltë që hidhet drejt Policisë së Shtetit duke treguar versionin zyrtar të ngjarjes.
Ndër të tjera në reagim thuhet:
“Lidhur me deklaratën e deputetit të PD-së, Ministria e Brendshme sqaron se:
PD-ja po vijon të sulmojë me fakte të deformuara dhe të hedhë baltë pafund mbi Policinë e Shtetit.
Për çdo kërcënim të pretenduar, Policia e Shtetit ka kryer veprimet proceduriale në mënyrë profesionale dhe ka referuar dosjen për ndjekje të mëtejshme në Prokurori.
E ka bërë këtë me denoncuesen Xhisiela Maloku, edhe pse ajo u tërhoq nga kallëzimi, që prej datës 23 korrik 2018, e ka bërë këtë edhe me denoncimin e ish-oficerit që braktisi detyrën, Emiljano Nuhu, që prej 30 korrikut 2018.
Çdo veprim i Policisë së Shtetit dhe i SHÇBA-së, që është investuar që nga momenti i parë i bërjes publike të pretendimeve, janë transparente dhe të referuara në Prokurori. Hetimet po drejtohen nga ky institucion dhe janë deleguar një sërë veprimesh, që ndihmojnë për zbardhjen shpejt të ngjarjes, zbardhjen e plotë të rrethanave, sqarimin e çdo pikëpyetjeje të publikut dhe ajo që është më e rëndësishmja, të përballen personat e implikuar me përgjegjësitë penale.
Në respekt të publikut, SHÇBA-ja sqaron se janë marrë në pyetje jo vetëm punonjësit e Policisë në Krujë, Fushë Krujë, Durrës, Berat e Tiranë, por edhe persona të tjerë që mund të kenë dijeni për faktet.
Referuar deklarimeve të zyrtarit të radhës së PD-së, është realisht e provuar dhe me dokumente se pretendimi për kërcënim i ish-oficerit Nuhu është duke u hetuar që nga momenti i parë i denoncimit. Dhe këtë hetim nuk po e drejton Policia, por Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë.
Gjithashtu, i rikujtojmë juristit Alibeaj, se në momentin kur çështja referohet në Prokurori është vetëm ky institucion, Zot i saj, dhe Policia e Shtetit është vetëm në funksion të hetimit. Të gjitha deklaratat dhe akuzat me sfond të qartë politik janë vetëm përpjekje për të intimiduar agjencitë ligj zbatuese dhe vonuar apo penguar zbardhjen e së vërtetës.
Koha kur Ministra, firmosnin urdhra drejtuar Prokurorisë dhe bëheshin Zot të çështjes, për të mbuluar paudhësitë e qeverisjes së kohës, nuk ekziston. I kujtojmë z. Alibeaj, megjithë sikletin që mund të ketë patur, se publiku e ka ende të freskët skandalin ligjor të ish-ministrit të Drejtësisë në Prokurorinë e Tiranës, për një dosje që shqetësonte pushtetin e kohës.
Në mbyllje, Ministria e Brendshme, Policia e Shtetit dhe Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat mbeten të hapura, transparente dhe nxisin fort Prokurorinë për të zbardhur shpejt të vërtetat dhe rrethanat për gjithë akuzat e ngritura”, nënvizohet në komunikatë.(TemA)
Barvo ministria e brendshme,keni mare noten 10 ne histori.
Vetem se nje shtet qe nxjer te perdhunuaren dhe te torturuaren te thote para kamerave se luante me te “dashurin” duke u djegur me cigare po nuk nxjer dot pamjet filmike te komisariatit te policise.
Ketij shteti ti thuash legen eshte pak
Ti thuash bandit prape eshte pak.
haahahhahahaha
Gjithe keto bla bla bla, por vetem per kamerat nuk pergjigjet Ministria e Brendshme.
Ministria e Krimit. U fshin edhe kamerat.
Tani jane fshire pamjet apo jo ? Ministria fler shume por vetem pergjigje pyetjes nuk i kthen.
Alibeja je bo tamam si miu i SAVRES, vetem plera nzjer nga goja, je nje hajdut dhe pa moral. Cfar mund te presesh nga nje plere si ti qe braktisur gruan me dy vajza dhe ben aventura o bibilush i Lulit.
Keta te PD kane pjerdhur jo rrjedhur.
O Minister hajdar koke e kembe,Pse ben enigmatikun,pse nuk e thua kush ishte dosja,pse ben lojra kukamfshehti ose ke frike ose rron kot dhe e merr rrogen qyl.Ju mbulofte turpi ju bajgave qeveritare qe sbeni detyren dhe ne idioteve qe ju japim voten
Dy qorra hanin ullinj.
Njëri akuzoi: PSE MERR NGA DY?!
PO TI KU MË SHEF
SHOH VETEN TIME!!!!
Kështu dhe stani i saliut; FSHINË KAMERAT E KRYEMINISTRISË, KUR VRANË KATËR dhe kujtojnë se bëjnë të gjithë nga këto maskatallëqe kriminale.
I lexova kot komentet e tjera.
U pika kush flet!
Juve fshite provat e vrasjes se 4 qytetareve me Serverat e K.Ministrise dhe nuk e patet problem, tani na bekeni sikur kush e di cka ndodhur.
Boll me se na u neveritet!
Ti pergjigjesh jashtqitjes alibeaj eshte sikur te kthehesh ta hashe ate qe ban,PD babalja,babalja 2 e babalja 3,po pse jashtqitja alibeaj nuk thot asnje fjale per ate perdhunuesin nga Shkodra qe ka edhe foto e video ne seks treshe e trafikim femrash,apo ishte ortak i tij ne biznes.