Mbi pjesën e dytë të konferencës së Tanjugut dhe ATSH-së për raportet shqiptaro-serbe, që u mbajt dje në Tiranë.
Nga Enver Robelli
Pas takimit në Beograd para disa muajsh sot në Tiranë janë bërë bashkë disa serbë e shqiptarë dhe ndonjë ndërkombëtar për të diskutuar për raportet mes shqiptarëve dhe serbëve, për të ardhmen, bashkëpunimin e kështu me radhë. Parimisht nuk ka asgjë të keqe nëse takohen shqiptarë të Shqipërisë dhe serbë të Serbisë për të diskutuar për marrëdhëniet mes dy vendeve e dy popujve.
Një pjesë e përditshmërisë duket kështu: kompania ajrore serbe fiton para të mira me linjën ajrore Beograd-Tiranë, mbi 50 mijë shtetas të Serbisë kanë pushuar sivjet në plazhet e Shqipërisë, tash një kompani serbe ka dorëzuar ofertën për të blerë një kompani shqiptare të telekomunikacionit, ka biznesmenë serbë që po blejnë patundshmëri në bregdetin shqiptar, ndërsa qindra gra nga Shkodra e rrethina e kanë gjetur fatin sidomos në Serbinë jugore, e cila po shpopullohet.
Megjithatë, ka diçka që nuk shkon në këto konferenca të Tanjugut dhe të ATSH-së. Pala serbe po përpiqet që duke e zhvilluar dialogun me Tiranën për të ardhmen e dy popujve të shmang ballafaqimin me krimet serbe në Kosovë dhe në këtë mësymje të Beogradit pjesëmarrësve shqiptarë nga Tirana u është caktuar roli i «idiotëve të dobishëm».
Se si e luajnë këtë rol protagonistët shqiptarë në ketë shfaqje, u pa në fjalimin e drejtoreshës së Agjencisë Telegrafike Shqiptare (ATSH). Ajo tha se mediat shqiptare nuk bën të shkruajnë se Serbia është faktor jostabiliteti në rajon. Kjo, sipas saj, nuk kontribuon në përmirësimin e raporteve mes dy popujve. Urdhri është urdhër, gazetarët shqiptarë duhet ta marrin seriozisht këtë porosi. Por, a bën gazetarët shqiptarë të shkruajnë se Serbia ka vrarë mbi 10 mijë shqiptarë në Kosovë, ka rrënuar mbi 120 mijë shtëpi, ka shkatërruar ekonominë, ka dëbuar gjatë viteve ’90 mbi gjysmë milioni shqiptarë nga Kosova në Perëndim, ka helmuar nxënës, ka plaçkitur mijëra qytetarë të Kosovës, ka mbyllur shkolla të të gjitha niveleve, ka shkatërruar objekte të kultit dhe të kulturës. A bën të shkruhet për këto? A bën gazetarët shqiptarë të shkruajnë për një njeri që lufton për drejtësi pasi forcat serbe ia kanë vrarë nënën dhe katër motra? Po kujt i intereson kjo në Tiranë, përveç atyre që vërtet e njohin historinë e Kosovës dhe nuk e shohin Shqipërinë si një vend që mjaftohet me «raportet e mira» me Serbinë.
Për palën serbe konferencat me ATSH-në janë të mirëseardhura. Asnjëri nga pjesëmarrësit shqiptarë nga Tirana në këto konferenca nuk është në gjendje apo nuk ka vullnet të ballafaqohet ashpër me propagandën serbe dhe t’i ballafaqojë propagandistët nga Beogradi me krimet që ka kryer shteti i tyre sidomos në vitet ’90. Kështu, drejtoresha e Tanjugut në Tiranë mund të thotë se fatet e serbëve dhe shqiptarëve janë të ndërthurura, andaj me rëndësi është që të shikohet nga e ardhmja. Çfarë domethënë kjo? Domethënë: gjatë historisë po aq sa kanë bërë krime serbët mbi shqiptarët, ka ndodhur edhe e kundërta, sepse «fatet janë të ndërthurura», apo jo?
Në konferencën e sotme në Tiranë një diplomat i Kosovës ishte i vetmi që i lejoi vetes një vërejtje kritike: ai përkujtoi se presidenti serb e quajti Sllobodan Millosheviqin udhëheqës të madh. Drejtoresha e Tanjugut u kundërpërgjigj si zyrtare e lartë për propagandë: «Presidenti Aleksandar Vuçiq theksoi se Millosheviqi ka qenë lider i madh në kohën e tij, por ka ndjekur politikë të gabueshme dhe të keqe si dhe kishte rezultate përkatëse. Pra, nëse angazhoheni për të vërtetën, duhet edhe vetë t’i përmbaheni fakteve dhe të vërtetës së plotë, në mënyrë që mesazhi të jetë i qartë». E vërteta e vetme është se Vuçiq e quajti lider të madh fajtorin kryesor për shkatërrimin e Kosovës.
Në konferencën e Tiranës kishte pjesëmarrës nga Serbia që hapur thanë se arsyeja kryesore e marrëdhënieve të këqija mes Serbisë dhe Shqipërisë nuk është Kosova, por dallimet ideologjike që nga koha e konfliktit mes Enver Hoxhës dhe Titos. Konflikti mes Hoxhës dhe Titos ka përfunduar në arkivat e historisë, ndërsa plaga e Kosovës është e hapur prej se ajo u pushtua nga Serbia në vitin 1912. Por, për ta thënë këtë të vërtetë s’kishte njerëz në konferencën e Tiranës. Dominoi ai entuziazmi naiv i jo pak mondialistëve të Tiranës për Beogradin, këtë qytet të madh, për Skadarlinë, kafehanet me raki të mirë dhe muzikë edhe më të mirë të Shumadisë. Në këtë atmosferë festive ishte disi e pritshme që edhe të jepen urdhra se çka duhet dhe çka nuk duhet të shkruajnë gazetarët shqiptarë për Serbinë, një vend që prej vitesh po punon për shkatërrimin e katër shteteve ballkanike: Bosnjës, Kosovës, Malit të Zi dhe Maqedonisë.
Por, protagonistët shqiptarë të konferencës së sotme në Tiranë nuk duhet të bëhen edhe aq merak. Po aq bizare është situata në Kosovë, ku presidenti angazhohet për korrigjim të kufijve, kryeministri në takime me ndërkombëtarë belbëzon diçka për «falje të serbëve», ndërsa – me nder me thanë – ministri i jashtëm thotë se mes Kosovës e Serbisë nuk duhet të ketë fare kufi.
Jo keq Robelli ! Nganjèherè kur futesh nèpèr analet e politikès bèhesh i rèndomtè por, kjo nuk ka shumè rèndèsi pasi, kur flitet pèr problemin kombètarè: – çan pèrpara ! Shkatèron !!
Robell sot ke shkruajtur shqip dhe sakt , por ne artikujt e meparshem ke skruar si keta mostrat e Atsh-se per problemet historike te
Shqiperise
Londineze , se kush jane serbet e dine kosovaret me mire dhe se kush jane greket e dine
Camet , por fatkesisht pazaret behen pa hanxhin dmth. Pa kosovaret e camet ,
Shkrues, je fosil i koheve prehistorike.
Zoti (to)Robelli, mirë që në vitet -90të, ishte Serbia që “i zboi” (500 mijë) kosovarët në Perëndim, po tani që n.q.se hapen kufijtë, nuk mbetet këmbë kosovari në Kosovë, (përveç Ramushit, Hashimit dhe … teje…), kush e ka fajin…???!!! E dyta, mund të na përmëndësh disa “objekte kulti” shqiptare që shkatërroi Serbia në Kosovë…?! Si përfundim, GAZETARIA E VËRTETË dhe MILITANTIZMI PATRIOTIK, janë dy gjera krejt të ndryshme, bile të kundërta, do të thoja, i dashur Robelli…
babo, cfarë ke?, nuk kupton ti shqip?!!!
Cfarë kupton ti me kult?, a nuk është shtëpia e një njeriu kulti i tij më i madhë?…, 120 000 kulte të mbi 500 000 njerzëve. Së dyti, ku është thelbi i shkrimit tëndë?. Të ngreshë paralele mes terrorit serbo-“pravosllavac” me politikan hajdutash është dicka krejtë marrëzi, edhe vet ti je i vetëdijshëm, Eh…, po e përfundoj me atë thënjen: ” kur magjupi bon pare lyn buz’t me kos…”!
Shqiperia zyrtare ne fakt, i dashur Rrobell, po zbaton politiken e liderit tend te dashur, Ibrahim Rugoves! E para: “Prishtina e barazlarguar nga Tirana dhe Beogradi”! E dyta:” Kosova e pavarur ka institucionet e veta dhe nuk pranon asnje lloj patronazhi nga shteti shqiptar! Dhe e trete:”Shqiperia dhe Kosova me dy ulese ne OKB”! Atehere çfare do ti?! Kur jeni mire i ktheni bythen “vendit ame”. Sa bini keq ankoheni se Shqiperia nuk po ju mbron! Ikni dhe keputni qafen.
Po mire o z. Robelli, sikur Franca e vendet e tjera europiane te kishin te njeten qasje si jotja a thua do te ishte krijuar Tregu i perbashket ne 1950 vetem 5 vjet me pas nga masakrat e Gjermanise qe shfarosi miliona njerez ?
Kosova ka gati 20 vjet qe fitoi pavaresine. Sa shekuj desheron zotrote te zgjase armiqesia midis dy vendeve fqinje? Kjo pyetje drejtohet ndaj idioteve te pa dobishem.
A peaceful Europe – the beginnings of cooperation
The European Union is set up with the aim of ending the frequent and bloody wars between neighbours, which culminated in the Second World War. As of 1950, the European Coal and Steel Community begins to unite European countries economically and politically in order to secure lasting peace. The six founding countries are Belgium, France, Germany, Italy, Luxembourg and the Netherlands. The 1950s are dominated by a cold war between east and west. Protests in Hungary against the Communist regime are put down by Soviet tanks in 1956. In 1957, the Treaty of Rome creates the European Economic Community (EEC), or ‘Common Market’.
Dale LLAMAN.Serbia nuk ka kerkuar te falur per krimet.E bllokon KOSOVEN te futet ne NATO dhe OKB,pengon njohjen e Kosoves ne arenen nderkombetare.dhe biles perpiqet te prish edhe ato qe jane nenshkruar.Drejtoresha e ATSH me duket nuk ka pire ndonjhere uthull qe ti thartohet shurra por flet me sllogane te orientuara pergjithesisht per shuarjen e e merive dhe konflikteve.Dakort,keto behen te pranueshme pas ndjeses se pales tjeter,dhe jo ajo te vazhdoje te te denigroje.
Edhe kjo qeveri e pjerdhi ceshtjen kombetare si gjithe te tjerat para saj (pervec Enverit te madh) Te shohim gjer ku do te shkojne se vete ne populli jemi me te pjerdhur se pushtetaret.
Kot i viheni Robellit qe kete here ka shkruar te verteten. Ne ne asnje menyre nuk duhet te behemi pale me Serbine, pasi vellezerit tane jane kosovaret dhe interesat tona kombetare jane ne anen e Kosoves. Politika jone dhe gazetaria duhet ti kerkojne Serbise qe se pari te kerkoje falje per krimet qe ka bere ne 130 vjet dhe sidomos per krimet e fundit, por jo vetem per keto. Po keshtu ne duhet ti kerkojme Serbise qe te ndaloje perpjekjet qe ben per pengimin e Kosoves ne rrugetimin e vet per anetaresimin ne institucionet nderkombetare. Vetem me plotesimin e ketyre kushteve, Serbise mund ti krijohen kushte qe te beje biznes ne Shqiperi.
Mbeshtetja e kosoves ne te gjitha fushat, pa kufizim eshte detyre patriotike e cdo qytetari qe i thote vetes shqiptar.