Padia për kërcënim, Rama tallet me Spahon dhe Vasilin: Jeni dy gjysmëgjela të opozitës, më kallëzuat në emër të heroit të filmit "Babale 2"

4 Tetor 2018, 11:16Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me padinë e depozituar nga dy kryetarët e grupeve parlamentare të PD dhe LSI.

Shefi i qeverisë ka ironizuar ligjvënësit Edmond Spaho dhe Petrit Vasili duke i quajtur “dy gjysmagjela të opozitës”.

“Dy gjysmagjela të opozitës së shpërndarë më paskan kallëzuar në Prokurori në emër të heroit të filmit Babale 2

 I falenderoj dhe plotësisht gati të hetohem, duke pritur me durim që Prokuroria t’i nxjerrë fundin të dy Babaleve, ndërkohë që puna për Paketën Antishpifje vazhdon”, shkruan Rama në Twitter.

PD-LSI padisin Edi Ramën në Prokurori, pse quajti “horr” ish-oficerin e arratisur për azil: Do dënohet me 4 vjet burg

Krerët e grupeve të PD e LSI kallëzuan në Prokurori kryeministrin Edi Rama për kërcënim ndaj ish-oficerit të policisë Emiliano Nuhu, që është arratisur dhe ka kërkuar azil në Zvicër.

Edmond Spaho tha se Rama ka konsumuar tre vepra penale.

“Kanosjet i kishin ardhur nga Rrahman Rraja, i biri dhe familjarë të tyre.

Edhe në fillimin e procesit penal kreu i grupit të PS, kreu i bashkisë së Krujës dhe deputet Rraja kanë qenë në Komisariat dhe e kishin kërcënuar nënkomisarin.

Çuditërisht pas fillimit të hetimeve nga Prokuroria, si për ngjarjen në Krujë, dhe për kërcënimet ndaj Nuhut, pra dy hetime të filluara nga Prokuroria, Rama në një komunikim publik kërcënon nënkomisarin Nuhu, duke e quajtur horr të kthyer në hero, që ka penguar hetimin dhe e ka përdorur rastin për të marrë azil politik.

Rama i është kanosur komisarit, ka ndërhyrë në punën e organeve hetimore dhe paracaktoi rezultatin e hetimit dhe vendosi se si duhet të ishte, të mbrohej djali i deputetit dhe të poshtërohej dhe dënohej nënkomisari Nuhu”, tha Spaho.

“Rama ka kryer tre vepra penale referuar kodit, kanosje për shkak të detyrës, veprime për fshehjen e së vërtetës dhe së treti kanosje për të mos kallëzuar, ndaj komisarit Nuhu, që dënohen me 2,3 dhe 4 vjet burg”, vijoi Spaho.

(TemA)

8 komente në “Padia për kërcënim, Rama tallet me Spahon dhe Vasilin: Jeni dy gjysmëgjela të opozitës, më kallëzuat në emër të heroit të filmit “Babale 2””

  1. NjeQytetarOptimist says:

    Sjane parti me keta po vetem ca pleq pa dhemb me para te vjedhura.. Perpeliten te mbrojne gjene e vjedhur per shefat e tyre.. Nxirr ligje dhe ashtu merr fund baltosja.. Do dru kjo klas politike, ka shume hajduta ne te..

  2. NUK KA GJYSEM GJELA.
    GJELA PA PUPLA PO.
    AMA TE JESH GJEL DHE TE MOS KENDOSH DOT NE KOTECIN TEND KJO NENKUPTON SE NDONJE PULE ATY BEN PUNEN E GJELIT , NDERKOHE QE PER IRONI TE FATIT PULAVE U KA HIJE TE KAKARISIN VETEM NE KOTEC !
    PO KU PYESIN SOT KETA AS PER XHA BEQO , AS PER XHA SULO.

  3. Zigur Qarri says:

    Kur pretendon Erjon Braçe,se Arben Ahmetaj tallet me të prej 6 muajsh,imagjinoni se çfar mund te ndodhi me opoziten!
    Me gjith kete korrupsion.me gjith keto skandale ne drejtesi,duhet te ishte denuar me koh,jo vetem Edvin Rama,por mbi
    50% te qeverise mafioze te “rilindjes”.Por mesa duket,Basha ka bere marrveshje me Edvinin,perderisa nuk ka ndodhur asgje
    deri tani,perderisa Kryeministri horr eshte akoma ne pushttet.Opozita eshte injoruar komplet,ne te gjitha çeshtjet hetimore
    korruptive,anormale kjo ne nje “vend demokratik si Shqiperia”!Kjo tregon,se sistemi i drejtesise nuk funksionon,sepse eshte
    ne dore te mafies ne pushttet.Prandaj duhet ti jepet Ultimatum mafias ne pushttet, nese Basha e ka seriozisht,dhe jo flluske
    te radhes.Ultimatum,qe opozita te jete prezent ne çdo faze hetimi te mafiozit Rama dhe bandes se tij.Dhe nese Qeveria Rama
    e hedh poshte,atehere i mbetet Lulzim Bashes pergjegjesia historike,per te rrezuar me dhune pushttetin mafioz,pa marre
    parasysh çmimin qe do te paguhet,ndryshe te zbythet.Çdo perpjekje tjetere eshte naivitet.

  4. Alban Dega says:

    MOS VALLE DRITAN ZAGARI I BERISHES NUK ESHTE KRIMINEL ME VENDIM TE FORMES SE PRERE TE GJYKATES ME TRE VJET BURG !?

    Po Emiljano Nuhu i kapur me rrenat flagrante te
    instruktorit te Partise Babale te Havalese se Shqiperise Sali Berisha, Basir Collaku, te pohuar me gojen e vet direkt dhe indirekt ne Opinionin Nr.1 te Blendi Fevziut nuk eshte sterhor i perdorur si nje galloshe e shquar nga SHQUP-i !
    Jo hor por sterhor apo dopjo hor qe genjen Opinionin publik shqiptar dhe po orvatet te mashtroje dhe Autoritet zyrtare zvicerane te Azilit edhe me udhezimet e Zagarit te Berishes, sic e tha acik ky i fundit me ze e me figure ne intervisten po me Opinionin e Klanit te Vicidolit !?
    Mos Valle Zagari brenda dy vjetesh u be avokat me lene ligjore i Imigracionit Zviceran !?
    A mund ti vesh emer tjeter vec sterhor ketij horit Nr. 2 Emiljano Nuhut !?

  5. the punisher says:

    Nënkomisari Nuhu quhet Horr vetëm sepse u përpoq të kryente detyrën. Eprorët dhe Prokurorët që u perpoqën te mbyllnin çështjen, si ti quajmë o gjigand ? Ah po, le ti quajmë si më të mirët e të gjitha kohërave. Si Ilir Metën, Presidenti më i mirë i të gjitha kohërave. Le më pastaj kur thuhet se e gjitha kjo, vetëm për të fituar azil. Ç’vlerê ka një copë leje qëndrimi përpara të qenit Nênkomisar në vendin tënd. Të ushtrosh profesionin, për të cilin ke studiuar. Të jetosh pranë te afërme të tu. Etj. Vetë ke qenë ne Francë o lider botëror dhe u ktheve, me duar ne xhepa dhe bëre karrierë. Sa për Babalen 2 do bëje mirë te sqaroje Babalen 1, se sa vjen dhe më shumë opinioni publik po bindet që ai ka pasur të drejtë.

  6. Komentuesi says:

    Emiljano Muti,me falni Nuhu,do futur ne burg,dhe te denohet rende,se nuk e ka kryer detyren fare mire.Ai iku si nje lepur dhe kerkoi azil ne zvicer me ndihmen e Berishes dhe te Bashes.Ai pa pike turpi i hapi name te keqija çupes nga Kruja Xhisilies,e cila eshte komplet e pafajsheme.Ai eshte horr i horrave,se pranoi te merte nje grusht para nga Bashamuti,te krijonte alibin me Taulant Ballen,Rrahjen Bushin,se gjoja na e paskan kercenuar me pistolete.Keto jane shpifje qe as qeni nuk i ha.Emiljano Nuhu te ekstradohet nga Zvicera,e te perballet me drejtesine ne shqiperi.Rama ka te drejte qe i ka thene horr,se eshte horre dhe bir horri.

  7. Lab says:

    Bravo Edi,
    E mbylle dhe kete pisllek si “ mushkonjat” e Divjakes.

    1. patrioti says:

      Ka mundesi te na i tregosh ti Lab-o ate pisllekun qe mbylli Rama ? Idiot !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje