FOTOT/ Nga Rudina Magjistari, tek Hygerta Sako e Inis Gjoni: Femrat VIP që u dashuruan me mafiozët në Shqipëri, dhe historitë e tyre tragjike

6 Tetor 2018, 09:47Lifestyle TEMA
FOTOT/ Nga Rudina Magjistari, tek Hygerta Sako e Inis Gjoni: Femrat VIP që

Mbrëmja e pardjeshme ka qenë tronditëse për kryeqytetin, pasi si pasojë e përplasjes me armë zjarri në zonën e ish-bllokut në Tiranë humbi jetën një person dhe dy të tjerë mbetën të plagosur.

Shkak i sherrit thuhet se ka qenë Elvana Gjata, teksa i dashuri i saj është shpallur në kërkim.

Por rasti i Elvanës nuk është i vetmi, kur të fejuarit apo të dashurit kanë përfunduar në përplasje me armë.

I njejtë është edhe rasti i moderatores Rudina Magjistari.

Para shumë vitesh moderatorja e emisionit të pasdites në “Tv Klan”, Rudina Magjistari njihej në Tiranë si e fejuara e Denis Ginës, i njohur si kapo i grupit famëkeq të “Rruga e Kavajës”, një nga gangsterët më në zë të Tiranës.

27-vjeçarin e vranë më 22 qershor të vitit 1999-të, një krim i ndodhur në periferi të Tiranës.

-Gjithashtu edhe këngëtarja apo regjisorja Inis Gjoni, ka pasur një fat të tillë me të fejuarin e saj.

Në vitin 2002 Inis Gjoni njohu njeriun e zemrës Arian Selimin, i cili u nda nga jeta disa vite më parë pas një ekzekutimi mafioz në Tiranë.

Lidhja e saj me biznesmenin me origjinë nga Shkodra ecte shumë mirë deri në vitin 2004, Selimi përfundoi në pranga, i akuzuar si kapo i një rrjeti të fuqishëm droge.

Vajza e ekraneve dhe i ndjeri ishin në një lidhje dashurie prej 9 vitesh dhe me lirimin i tij nga burgu çifti rinisi bashkëjetesën, lidhje nga e cila erdhi në jetë vajza.

Një tjetër rast është edhe ai i gazetares sportive Hygerta Sako.

Sako me ish-bashkëshortin Artur Aligjoni kanë thuajse 6 vite të ndarë, martesë nga e cila kanë një vajzë. Ish-bashkëshorti i Miss Shqipëria, biznesmeni i njohur, vitin e kaluar u bë pjesë e kronikës së zezë pasi mbeti i plagosur në një nga club-et e Tiranës.

Gjithashtu edhe këngëtarja Fjolla Morina ka pasur një fat të zi, në lidhjen e saj të dashurisë.

Këngëtarja Morina pak kohë më parë u përfol se ka qenë në një marrëdhënie me personin që mbeti i vdekur gjatë një atentati në Sukth.

Në ngjarjen në fjalë humbën jetën ish-shefi i Antikrimit Ekonomik në Policinë e Tiranës, Ervin Dalipaj dhe Juxhin Dautaj.

Triumf Riza ishte i dashuri i këngëtares së njohur Adelina Ismajli, i cili u vra në Prishtinë më 30 gusht 2007.

Vrasja e ificerit Triumf Riza para disa vitesh tronditi opinionin publik, dhe “shkatërroi” të dashurën e tij, Adelinën, e cila disa kohë më vonë i kushtoi edhe një baladë me titull “Trimit tim”.

Albërie Hadërgjonaj & Mentor Hadërgjonaj

Këngëtarja e njohur Albërie Hadërgjonaj u divorcua nga bashkëshorti Mentor Hadërgjonaj disa vite pasi ai vuajti dënimin në burg. Pas lirimit të tij në vitin 2008 ata rinisën jetën nga e para si çift me dy vajzat. Por pas shumë vitesh bashkë ata u divorcuan.

Viola Spiro & Valentin Selaj

Prezantuesja e sportit, Viola Spiro dhe i dashuri i saj, Valentin Selaj ishin kryefjala e shkrimeve në media kohët e fundit pas ndalimit të tij në Hollandë. Ishte gazeta italiane “La Nazione”, që publikoi arrestimin e tij në Firence, duke u etiketuar “Zoti i drogës” dhe kreun e një bande mjaft të fuqishme ndërkombëtare, që sillte kokainë nga ShBA-të në Firenze, nëpërmjet Hollandës.Pasi ai fitoi lirinë pas 5 muajsh ata u fotografuan bashkë në Tiranë.

Luana Vjollca & Krenar Çoçaj

Edhe historia e dashurisë së Luana Vjollcës me biznesmenin nga Kosova Krenaj Çoçaj është përfolur pas rrëfimit të Ledri Vulës për të, duke treguar si e rrahu ai nga xhelozia për Dafina Zeqirin. Mediat e Kosovës rikthyen pak kohë më parë vëmendjen tek sherri më i bujshëm i vitit 2012 në Prishtinë, kur menaxheri i VIP-ave Krenar Çoçaj, bashkë me një djalë tjetër të quajtur Gazmend Mirena, u paraqitën në Gjykatë për t’u përballur me akuzën e rrahjes së Vulës.(CNA.al-Story)

25 komente në “FOTOT/ Nga Rudina Magjistari, tek Hygerta Sako e Inis Gjoni: Femrat VIP që u dashuruan me mafiozët në Shqipëri, dhe historitë e tyre tragjike”

  1. babo says:

    Kjo tregon, se femrat tona “VIP” (VIP leshi), notojnë në të njëjtën gropë haleje, me “VIP-at” tanë (?!) gangsterë-hajdutë-mafiozë-drogaxhi-kriminelë…!!! Pra ADN-ja, nuk bën dallim femra-meshkuj, është ADN e racës DARDANE-ARIANE (lexo turko-mongo-kaukaziane)…!

  2. Alniku says:

    Nuk mund të thuhet fatkeqësi por biznes se të gjitha nuk ndigjojnë zemrën por lekët dhe kan përfituar sa për lekët dihet që në Shqipëri të pakët janë që kan fituar më djersë dhe këto lloj femrash atë kan kërkuar .

    1. Edkari says:

      Rudina shkoj me keq,ajo bashkjetoj me nje njeri te felliqur si Edi Rama

    2. sunite gjaxore,varu kkkkkkkk........... says:

      larg duart nga VIP-at sunite,shiite,tourkotsama,kosovare,shpellare e kesisoi rrace gjaxoresh.
      jo cdo gje qe ndricon eshte flori,aq me keq kur flitet per korrake sunite…………kshq varuni kkkkkkkkk suniteve,fundi i tyre dihet o ne cetat e ISIS ,ne qeli o ne boten tjeter.

      1. Martin Iden says:

        Me fal, nje pyetje kam. Shpesh lexoj reagimet e njerezve te ndryshem ketu, behem kurioz per opinionet e tyre. Kam vene re se komentet e te tjereve shprehin ne pergjithesi te pakten nje mendim te tyre, me rralle dicka te bazuar ne fakte apo histori. Ndersa ne rastin tend…pervecse drejtshkrimit qe le kaq shume per te deshiruar, mungon llogjika po e po, por edhe argumenti me i vogel. Per me teper qe komentet nuk kane asnje lloj lidhjeje, jane po te njejtat, ne lajme teresisht te ndryshme. I bashkon thjesht inati. Shkurt, se mos te ta lodh shume mendjen. Desha te te them qe me vjen keq.

  3. Perkthyesi says:

    Te dy palet kane te njejtin profesion, rrugacerine! C’te presesh tjeter prej tyre?

  4. Vasiliki says:

    Asnje faj nuk kane “ćunat,, !
    Per ato qe kane bere e kane mare çmimin !
    Urrejtja dhe perçmimi eshte per keto fare maskareshash qe i shfrytezojne per para, per te bere kariere.
    Keto lloj femrash çdo gje mund te jene, vetem ato qe duan te jene, nuk jane dhe nuk behen dot !

    Perçmim, perçmim, perçmim per te tilla femra !!!

  5. lolo says:

    Non stop keto monstra ne kerkim te parase deri ne burrin e 7te dhe hiqen si engjej!!!

  6. HQ-18 says:

    Çfarë do bësh do gjësh.
    Radhën e kanë politikanët ,që u duket vetja se janë të pakapshëm, të padënueshëm, të pa vdekshëm.

    1. Blendi says:

      Pordhitikaneve do u qijne rracen vete populli.

  7. Na myten karnat says:

    Me dhjesin keta gazetaret me gjuhen delikate:
    filani u nda nga jeta disa vite me pare” – nuk u nda o shqipkar por e ndane nga jeta, dmth e vrane.
    Vajza e ekraneve (bagjella doje te thoje) dhe i ndjeri (sikur me qene gjynahqar…). pak kriminel…
    Se te gjithe dihet qe jane Bizesmena Vipa

  8. Luan Trapi says:

    Kush është institucioni që lëshon këto Çertifikata dhe jep këto tituj “VIP-VIPA”?
    Unë kuptoj se këta tipa janë VIPA rrugësh dhe nuk kanë aspak merita morale . Veç merita seksuale që po prishin rininë për ditë. Na e lehtësoni çështjen , mos i quani VIPA-ve, pori tipa rrugaçërie.
    Luan Teapi

  9. mirel says:

    Harruat dhe gangsterin tjeter te Rudina Magjistarit.Edi Ramuti.
    Ai ishte me i poshtri nga te gjithe qe ka patur Rudina.

  10. Lumi says:

    Cupat me fame marin nga cunat disa leke. Cunat prej femrave kerkojne Pak fame. Ne fund, cunat hane plumbat, gocat hane paret.

    1. Bolivud says:

      Skenar i bukur per hollivud.

  11. Kinez Kosovar says:

    Kjo Rudina Magjistari me duket se ka bashkejetuar edhe me kete mafiozin, si e ka ky mer, Edvin Rama. Perfundoi keq se u rrah me shqelma e grushta, po e paguan nje milion Euri qe te mbyllte gojen, kurse mafiozi u be Kryeminister. Me pak durim, kjo Magjistari mund te ishte bere Zonje e Pare, si puna e Lindes sot, po ta lejonte Xhorxh Sorrosi, sigurisht.

  12. rroku says:

    NJE TUFE ME PROSTITUTA…….KESHTU ESHTE KUR DO TE BESHE KARJERE ME K*R…….

  13. Borison85 says:

    Miza tek muti shkon

  14. petriti says:

    Mizat ne MUT e kane ushqimin.

  15. NUDISTI TIMONIER says:

    A E GJENI DOT:
    Cilet jane per mua VIPAT ?
    Cilet jane per mua RRIPAT ?

  16. ceni nga Bostoni says:

    Po pse i quani bisnesmene keta hajdute kriminele dhe gangstere, nuk e kuptoj? Kete jane drogaxhin dhe trafikante!Jane llumi i cdo shoqerie ne bote!Fundi i tyre dihet!

  17. Arifi says:

    Ore po kte llafin VIP nuk po e marim vesh! Me sa di une do te thot “ person vertet i rendesishem” ose dicka e ngjashme se me angilshten nuk ja them fare! Tani person i rendesishem sipas llogjikes dueht te jet nje mjek nje shkencetar nje mesues ose dikush qe i jep njerezimit! Po qe te quhen VIP kush nxjer bythet dhe siset ne tv dhe ahengxhinj qe te hapin barkun kur kendojne nuk e mar vesh!

  18. K A Z A N I S O C I A L I S T says:

    Ore si shpjegohet? Kur*at jetojne ndersa Kur*aret vdesin?
    A ja vlen te japesh jeten per nje Ku***e?

    Patriotizmi madh ne emer te K**es per Zotin ?

  19. xhina says:

    Inisi vazhdon akoma me burra te martuar bosa

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje