Ata kanë qenë ndër çiftet më të famshëm për disa vite me radhë.
Por, modelja ruse Irina Shayk vendosi që ta lërë Cristiano Ronaldon dhe tashmë është e lidhur prej më shumë se dy vitesh, me aktorin e famshëm Bradley Cooper.
Atëhere u ngritën shumë hipoteza për ndarjen e tyre.
Më e besueshmja ishte se Irina nuk pëlqehej nga mamaja e Ronaldos.
Por vetë modelja ka folur për herë të parë, duke treguar edhe arsyet e ndarjes.
Irina thotë se ishte ajo që e la Ronaldon, për shkak se kishte zbuluar se ai e kishte tradhtuar me femra të ndryshme, ndërkohë që ata ishin të lidhur bashkë.
“U ndjeva budallaqe, kisha besim tek ai dhe i qëndrova pranë edhe kur shpërthyen thashethemet se kishte pasur lidhje me disa vajza të tjera.
Kur e mësova të vërtetën, ishte shumë e rëndë për mua.
Ronaldo nuk ishte mashkulli ideal për mua.
Mashkulli im ideal është i ndershëm, nje xhentëllmen që di si të sillet me gratë.
Nuk besoj tek burrat që na bëjnë të vuajmë vetëm sepse vetë, nuk janë pjekur akoma” tha Irina.
Kjo është një tjetër goditje për Ronaldon, që së fundmi duhet të përballet me një histori të ndodhur 10 vjet më parë në SHBA, ku akuzohet se ka përdhunuar një femër.(TemA)
Irina Shayk, e dashura e Ronaldos
Aahahaha, ama u kenaqe kohen qe ishe me te.
Dy vjet më pas
nuk ka shum vlerë
po ty analen
ta çau ndonjëherë?
Se është kurioz
ky dreq milet
e dot nuk pret
dhe nëntë vjet!