Si rezultat i një pune trivjeçare në pyjet e Kolumbisë Britanike, në perëndim të Kanadasë, janë zbuluar rreth 2 400 specie të reja bimore.
Kërkuesit shkencorë dhe studentët nga Universiteti i Kolumbisë Veriore Britanike (UNBC) bënë studime në pyjet e Chun T’oh Whudujut Park, 115 kilometra nga qyteti Prince George, raporton AA.
Në fund të studimit janë zbuluar rreth 2 400 specie të reja bimore, disa prej tyre të panjohura më parë.
Prof. Dr. Darwyn Coxson nga Departamenti i Ekosistemeve dhe Menaxhimit në UNBC, tha se ekipi në fjalë ka kryer më shumë se 100 hulumtime përreth pyjeve dhe se kanë regjistruar specie të ndryshme bimore.
“Ne jemi shumë me fat për posedimin e një trashëgimie kaq të pasur të biodiversitetit në Kolumbinë Britanike dhe mendoj se është e rëndësishme bartja e kësaj tek gjeneratat e ardhshme”, thotë Coxson.
_Ne fund te studimit jane zbuluar reth 2400 specje te reja bimore,disa prejtyre te panjohura me pare._ Nje paragraf i arte, nje shembull perfekt per te na treguar qe idiotizmi njerzor nuk ka kufi. Ai cfaqet te njerzit e thjeshte, te politikanet, te artistet, por kohet e fundit ka filluar te godase ne menyre te vecante gazetaret e mediave online. Nje pyetje kisha per gazetarin perkthyes: Nese si’c thua ti, qe disa prej tyre jane te panjohura, atehere i bie qe pjesa tjeter te jene te njohura. Dhe nese jane te njohura, atehere si ja bene studentet qe i zbuluan si specie te reja?
Ore idioter cdo me thene 2400 te reja dhe disa te pa njohura me pare. A nuk jane te gjitha panjohura?
ZOT ca ke hedhur ne ketu me toke ….!!??