Astrit Patozi mesazh Bashës: Bëje revolucionin po pate këllqe o derdimen, por jo për Babalen

7 Tetor 2018, 18:08Blog TEMA

Nga Astrit Patozi

Bëje revolucionin, po pate këllqe, o derdimen, por jo për Babalen. Se partia, që ke privatizuar dhe i ke marrë emrin me qera prej 5 vjetësh, nuk e bëri dot atë as kur i vranë Azem Hajdarin.

Kërkoj ndjesë për krahasimin, por e tillë është katandisja e Partisë Demokratike në drejtimin e njeriut të gabuar, 20 vjet pas vrasjes së Liderit të Dhjetorit.

Sepse ky është një sistem që në pushtet duhet të vish vetëm me votë, edhe këtu nuk është puna se të merr në telefon Trump-i apo Merkel-i, siç e shpjegon ti shkakun e shtyrjes së revolucionit.

Vetëm ti mund ta bësh që t’i detyrosh njerëzit të zgjedhin mes asaj që thotë një trafikant ordiner dhe akteve të një prokurori, qoftë ky edhe djali i Aranit Çelës. Se ti mendon që publiku nuk ka nevojë që t’i japësh prova dhe fakte, kur je kundër qeverisë. Dhe je gati t’i hidhesh në fyt vetë apo përmes rrogëtarëve të kunatit kujtdo në Shqipëri, që ka dyshimin më të vogël për versionin e Babales.

Po edhe sikur të mos ishe personazhi që, sipas Ilir Metës, të gënjen edhe për orën, ku ke parë e dëgjuar ti që opozita ta detyrojë popullin që ta pranojë me zor pretendimin e saj?

Domethënë, ti po na thua se kush beson Babalen tënd është shqiptar i mirë, ndërsa ata që e vënë në dyshim janë shërbëtorë të Edi Ramës dhe të krimit të organizuar, apo jo?

Domethënë ti po i fton shqiptarët në referendum, e doni apo nuk e doni Babalen, dhe i qartë për rezultatin e tij në favor, po fton të gjithë fansat e vlonjatit të famshëm që të ngrihen e të përmbysin me forcë Edi Ramën?

Bëje revolucionin, po pate këllqe, o derdimen, se ka një mijë arsye, përveç Babales, që kjo qeveri ta meritojë plotësisht të rrëzohet.

Por të lutem shumë, mos cakto datë, as muaj, dhe as vit, sepse koha është e pamëshirshme. Ajo ikën shpejt, duke i dhënë të drejtë gjithmonë Ilir Metës.

19 komente në “Astrit Patozi mesazh Bashës: Bëje revolucionin po pate këllqe o derdimen, por jo për Babalen”

  1. pjeter says:

    Pirth pirth Astrit,vashdo te shtiesh kunder cakallit te ngordhur me shprese se mos ta marrin per gjah te mire.Ti o Astrit nuk ke bythe ti qellosh ujkut plak , qe cuditerish eshte akoma “ujku alfa”,po ulerin kunder Luli mafishes, kur gjithe bota e din, qe ai vetem nje dru i futi zjarrit qe ndezi shefyt i vertet i pd-se.

  2. rroku says:

    Per cfar revolucioni flet ky idjoti, 4 te pa fajshem i ka vra Basha po tia mbai le ta perserise, apo ky Dardajan mendon ta haje Basha qe te vi ky. Ti je leter e djegur o i degjeneruar…..

  3. Kosina says:

    Jo po ta bej per Zenin dhe Giten!
    Ik or jashteqitje berishiste, se sta ka fajin teveqeli Basha! Si ste doli nje fjale qe PD eshte poshteruar te bej qenin roje tek kolibja jashte kulles se zenit che Gites, qe e perdorin dhe ndersejne si qen te terbuar kunder ambasadoreve, diplomateve, Europes, Amerikes, drejtesise, shqiptareve.

  4. shkembi says:

    Degjo ti more Astrit Patozi me fal por ti nuk e meriton me ato brockulla qe jep dhe shkruan.
    Palloshi dhe te gjithe ju te tjere e kini pjerdhur partine demokratike.Parta e juaj eshte nje parti pa koke e pa zot. Nje parti alabakesh,ku ishe Sulltani i malesise,vrasesi i Azem Hajdarit,vrasesi i 300 tropojaneve,njeriu qe lejoi hapjen e te gjitha depove te armatimit dhe municioneve,nje veprim dhe ngjarje e jashtezakonshme.Hapja e depove te armatimit dhe municioneve nuk ka ndodhur ne asnje shtet te Botes.Ky sulltan ky faqezi vrau Azem Hajdarin dhe kjo fytyre akuzoj se Azemin e ka vrare Fatos Nano dhe me arkivolin e Azemit beri grushtin e shtetit,dogji dhe shkate –
    rroje Kryeministrine,pushtoj gjithe
    institucionet qendrore,mori dhe pushtoj
    Radio Television shqipetar.Por kush ishte ai burr qe beri keto skandale,a e di
    ti Astrit se kush e drejtoj kete revolucion
    pa tjeter e di.Ai ishte tradhetari i shqiperise,Sulltani i tropojes,besniku i partise,komunisti dhe sekretari i organizates baze te spitalit numer nje.
    Keshtu zoti Astrit do besh mire mos
    pirdhe me duke shkruar.Sepse te gjithe
    ju jeni fundrinat e shqiperise.

    1. Komentuesi says:

      Qeveria e Edi Rames nuk ka asnje arsye qe te rrezohet.Ajo qeveri po punon 100 here me mire kur ishte pd-ke ne pushtet.Kete e dini dhe e shihni me syt tuaj,por nuk u intereson ta thoni, se u bje hunda.Pd-ke me Sali Berishen ne krye, i punoi ketij populli dhe ketij vendi te zezat e ullirit,qe nuk harrohen kurre.Sali Berisha,me bandat tallej me popullin e tij, vriste e vidhte sikur ta kishte shqiperine token e lene nga i jati.Prandaj,mos e befte zoti kurre,qe te vije pd-ke ne pushtet,se pastaj na mori lumi.Ti Astrit Patozi,shko laj kembet kryekriminelit Sali Berishes.Pd-ke nuk vjen ne pushtet,se Lul Basha eshte trap,ka dhe ca deputet budallenj si i biri Fahri Baalliut qe eshte turpi i partise dhe parlamentit.

  5. njaci says:

    PD ESHTE PARTI BABALESH…..

  6. Bureto says:

    Patoz drejt e ke sa i përjet derdinenit pa këllqe. Po ti etj, çfarë prisni, që t’bien brekët Bashës dhe pastaj ju të merrni flamurin duke u thënë demokratëve: A nuk u paralajmëruam?! Apo ta themi shqip të fërkoni barkun. Por a i shërben kjo zgjidhjes së problemit. A do të jetë ndonjëherë një opozitë serioze për t’u bërë vlrtet një vend ne slternativa serioze dhe bindëse ppr qytetarët. Se qeverisje perfekte nuk mund të ketë, s’ka kërkund, por ka opozita që japin shpresë dhe ndodh klshtu natyrshëm rotacioni i tyre duke ngjallur shpresë. Atëhere ku është kjo shpresë? A jeni ju dhe të tjerë që e ndjeni veten të përjashtuar nga Basha dhe kështu kundër tij. Po si? A jeni dhe ju të besueshëm, kur po ju ishit 8 vjet në qeverisje, me shumë probleme deri edhe krime, dhe nuk u ndiet. Patoz, deri ditën që të lini mënjanë Bashën dhe të merreni me berishizmin si strategji dhe taktikë, të keqen më të madhe që ka shoqëruar në vite PD dhe vazhdon ta tërheqë për hunde nuk dihet edhe sa. Strategjia e Berishës për të ardhur në pushtet ne metodat e tij, ka dhënë rezultat, për shkak të inercisë, që pasuan ndryshimin e sistemit. Kanë ndërruar kohët, nuk jemi as në 1991 e as në 2005 dhe nuk jeni më plrballë Nanon, që ju la pushtetin për një çikë kolltuk Presidenti. Ti i di mirë këto konjuktura se nuk ke qenë pak, por nënkryetar i PD. Apo mos prisni vdekjen e Berishës dhe atëhere të bëheni trima si Hrushovi në vitin 1954, mbas vdekjes së Stalinit? Medet po qe kështu, sepse kjo nuk shkon kërkundi. Ku Stalini dhe ku Berisha. Ku diktatura komuniste në vitin 1953 dhe ku demokracia, në vitin 2018, qoftë dhe kjo që është. Po të jeni në këto hulli, mjerë ju dhe mjerë opozita. Me këto mend, Rama do rrijë gjatë në pushtet dhe do ju qesendisë e leqendisë më jeq se deri më sot. Ke deklaruar apo premtuar në studion e Ballës, se do ta bësh. Po qetë demokratë e patriotë që u dhimbset diçka, çlirohuni nga mirënjohja perverse që mund të keni për Berishën meqë u promovoi dhe ju dha poste e të tjera, duke u mikluar ambicjet. Kjo pra, mirënjohja, nuk ka vend në politikë. Bëhuni pra burra se nuk po shohim gjë, ose vazhdo punën e gazetarit që e njeh më mirë si zanat.

  7. Iliri says:

    Dhe patozi eshte pjese e shkatrimit te pd pasi ky degjenerim i pd nuk erdhi per nje vit apo dy vite.Degjenerimi i pd ka ardhur qe kur patozi ishte n/kryetar i pd dhe deputet dhe pjese e ketij degjenerimi eshte dhe ky cinik shembullor.

  8. Amb says:

    Sa seriozisht e paske marre! Po Basha ben teater o dere bardhe! I kane dhene garanci dhe urdher te bej sikur.. deri sa mekanizmi i ri i drejtesise te filloje te shfarose mbeturinat, qe ju skeni takat ti varrosni dhe ta fuse Shqiperine ne nje faze te re historike, meqe politika ka deshtuar. Shih Berishen qe e ka kuptuar se cfare e pret! Ato te Bashes, Jane idiotlleqe te dobishme , ne pritje te “Clockwork Orange”

  9. Patoz patok pallavesh says:

    Ti derdimen ay derdimen dhe aty jane mledhur te gjithe derdimenet pse nuk e thua o patoz patok
    1000 asrye per derdimen e debile sic je dhe ti fuck you

  10. Gano says:

    Astrit Pordhac Patozi intelektual bythe me mut.

  11. Berti says:

    Basha eshte i fundit….PD kane kohe qe po e shkaterrojne nga shume ekstremiste e shpirtzinj ku futesh edhe ti por shkaterrimtari me i madh qe ty nuk ta mban ta permendesh eshte krimineli Sali Ram Sheqere Berisha.

  12. ??? says:

    Ngushëllime. PD-istëve .!
    Lindni një tjetër, se PD-ja ka dek ??

  13. K A Z A N I S O C I A L I S T says:

    Basha nu ka … plus qe Basha eshte shoku ngushte i Edi, kushedi sa e paguan vetem te llapi.

  14. Ali babushi says:

    O potozi, luli eshte me shume se derdimen, ju po ja zgjatni ditet ,cfare beni, popullin e keni me vete, ate dhe a to halabaket qe ka mblefhur ,te djsthtet mezi presin ti shikojne jashte PD dhe ne burg, kjo pritet nga ju PD e vjeter.koha nuk pret. PD vdiq.

  15. raul says:

    Astrit mos i bjer ne qafe se revolucionin berishian te shtatorit do ta drejtonte Baxhella . Kjo delirante e cmendur dhe e uritur per pushtet kishte pare enderr te keqe se me disa mjerane dhe rrugace nga Mamurrasi me te cilet dikur mburrej vete Berisha kjo e cmendur do merte pushtetin ne shtator. Por naziskinet e trajnuar tek haremi veror i Jales qe dolen dhe demonstruan ne menyre hitleriane mbeshtetjen per Baxhellen duket se nuk ishin gadi per revolucionin e shtatorit dhe kjo ide e deshtuar tani ka kaluar ne kalendat greke. Prandaj Astrit lulashi do jape llogari per filmin me babalen njehere pastaj per deshtimin e revolucionit baxhellian te deshtuar te shtatorit,,,,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje