Kreshnik Spahiu: 10 fakte pse pazari Lul-Rama ende vazhdon!

7 Tetor 2018, 13:16Blog TEMA

Nga Kreshnik Spahiu

Basha betohet dhe përgjërohet duke thënë që s’ka marrveshje me Edi Ramën. Ai çirret dhe aktron në çdo konference shtypi.

Ai madje lufton në fushë si ata futbollistët që kur shesin ndeshjen në lloto-bast përplasen aq shumë në fushë sa arbiteri tu jap kartonin e kuq.

Por që ti biem shkurt por rendis disa fakte politike që e nxjerrin zbuluar Bashën në pazarin afat-gjatë me Edi Ramën.

1- Basha që kur doli nga çadra prej 1 vit e 6 muaj nuk flet asnjë fjalë për votimin elektronik mbi tē cilën ngriti kauzën e Republikës së Re.

2- Basha nuk ka thyer asnjë xham, s’ka shpuar asnjë gomë dhe nuk e ka vendosur trupin e tij dhe partisë në dyert e Ministrive kur të kalojnë ministrat e korruptuar.

3- Basha gënjen sistematikisht për revolucionin që do bëj opozita në prill, maj, qershor, shtator apo dhjetor. Ai vazhdon premton dhe në Holland të nesërmen udhëton.

4- Basha ka marr garancinë që të mbetet në krye të opozitës me privilegjet përkatëse dhe që të gëzoj pasurinë prrallore që ka.

5- Basha as nuk e vendos aspak në axhend parlamentare reformën zgjedhore dhe ndarjen administrative.

7- Basha ka aksesin e plotë mediatik ndonse siç thotë vetë ai, media kontrrollohet nga Rama por ky i fundit e promovon Bashën në 5 kiferenca shtypi në ditë që për askënd nuk përbën lajm profesional.

8- Basha dhe Rama nuk po bëjnë asnjë përpjekje për të arrestuar dy palët ministrat apo ish-ministat që 25 vite u korruptuan në pushtet.

9- Basha dhe Rama po mundohen së bashku të eleminojnë rivalët dhe personalitetet politike brenda llojit të dy partive me qëllim që ato mos kenë kundërshtar.

10- Basha refuzon bojkotin parlamentar apo grisjen e mandateve sepse kjo ka qenë pjesë e marrveshjes me Ramën.

Pika kryesore e marrveshjes tyre është: Shkatrrojmë çdo kënd dhe mbetemi të dy por me kushtin që humbësi i zgjedhjeve nuk e ngacmon fituesin gjatë kryerjes së mandatit.

8 komente në “Kreshnik Spahiu: 10 fakte pse pazari Lul-Rama ende vazhdon!”

  1. korçari says:

    Me maskarai nga politikanet shqiptare eshte Z Spahiu i cili keqperdori ndjenjat patriotike te shqiptareve per te perçare shqiptaret pra ben pjese ne ballin e kolones se peste dhe nje vegel ne duart e Salehut&Co .Me veprimet dhe ideollogjine e tij beri nje dem te madh perpjekjes se shqiptareve per te bere shtet ligjor.Thjesht nje bastard te cilin harresa do t’a marre me vehte ashtu si shume tradhetare dhe palaço qe jane harruar.

  2. Roland says:

    Ky u nis per shqiponje, e u katandis sorrë pa pupla … hahaha

  3. Shqiptari i vertet says:

    Ky u nis me shqiponje dhe perfundoi me gjysem hene me legena si ky eshte e mbushur plot albanistani

  4. K A Z A N I S O C I A L I S T says:

    Tani u zgjove ti? dihet qe pazari vazhdon, pa pazare keto dy ufot nuk i drejtojne sic duhet turmat. E duan aq shume njeri tjetrin tamam si dy dashnore lesb te zjarrta ?

  5. Lennard says:

    Gjithmone Prapa Mbete
    Katandise Buf kenete
    Po prallis si Halelist
    Edepsez e ke per Fis

  6. emigranti says:

    E megjithate ai ka te drejte.

  7. @autori says:

    Zakonisht mafiozet, kur u prishen pazaret nxjerrin horlleqet e njeri tjetrit..
    Spahiu, duke nxjerre inatin dhe akuzuar Bashen, perpiqet te fitoje kapital politik.
    Mua nuk me intereson Kreshniku, por e verteta qe ai zbulon per mafien politike.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje