Këshilla për një femër: Pse dhe si duhet të jetojmë jetën seksuale pa e gjykuar veten si kurva

7 Tetor 2018, 22:15Sociale TEMA

Ndonëse jemi në vitin 2018, seksi dhe turpi janë janë shokë të ngushtë, edhe në një shoqëri të “zhvilluar.

Kjo ndodh sidomos për vajzat dhe gratë, apo për ato që përfaqësojnë gjininë femërore që dhe sot duhet t’i përshtaten rregullave të shek XIV.

Që të vegjël jemi mësuar të shohim vajzat dhe gratë si qënie që nuk duan seks nëse ky konsumohet jashtë institucionit të martesës apo dashurisë. Jemi gjithashtu të mësuar me idenë që një vajzë, aktive seksualisht, është kurvë.

Nga ana tjetër një burrë nuk është “ burrë” nëse nuk ka bërë shumë seks ose nëse nuk pëlqen akte apo pozita specifike.

Këto ide arkaike, janë pjesë e përditshmërisë tonë, pjesë përbërëse e lëkurës tonë, mënyra se si i bëjmë të tjerët të ndihen keq. Duke cënuar integritetin dhe dinjitetin e tyre. Pra, që të pranohemi duhet që dhe sjellet tona seksuale të jenë të pranueshme nga shoqëria dhe ata që na rrethojnë.

Duke parë që jam rritur dhe brumosur me kulturë komuniste, por dhe liberale, por gjithashtu katolike, shpesh herë kam gjetur veten, duke gjykuar veten. Po, po lexove saktë.  Më janë dashur shumë vite për të ç’mësuar atë që për vite më kanë mësuar gabim,  për të mos gjykuar veten dhe zgjedhjet që kam bërë.

Si fillim, mos dëgjo zërat e kokës tënde. Nëse je në takimin e parë më dikë, ose nëse je në fillim të njohjes, mundohesh të marrësh kohë, që mos ta japësh veten shumë, që mos paragjykohesh. Më  mirë pyet veten nga të vijnë këto gjykime, këto ndjenja faji edhe se faj nuk ke bërë?  Ndoshta nga edukata  tradicionale dhe patriarkale, që të bën të gjykosh veten dhe pa shijuar momentin ?

Së dyti kërko më zë të lartë atë që dëshiron, edhe seksualisht. Ndoshta je në pikun më të lartë të pasionit dhe kërkon seks anal. Ndoshta mënyrat që përdor partneri yt nuk janë të përshtatshme për ty. Në vend që të krijosh ngërce për veten duke u vetëquajtur kurvë.  Duhet të shpalosësh shijet dhe ngjyrat e seksualitetit tënd. Kjo është një pjesë e asaj çka je. Nëse respekton veten dhe të tjerët, nëse zgjedhjet e tua nuk janë të lira dhe të kanaqshme për ty, atëherë, mos hezito, por shijoje dhe përqafoje jetën.

Numërimi i partnerëve. Nuk është absolutish një faktor që tregon moralin apo se sa ekspert jeni. Kjo ide e numërimit është padyshim super seksiste dhe mizogjene. Burrat nuk kanë problemet e njejta. Prandaj, mos i shtoni presion vetes. Nuk është e lehtë të jetosh në një botë që të denigron vazhdimisht por, duhet të luftojmë të ja dalim. Askush nuk ka thënë që është e lehtë.

Masturbimi është një tjetër moment që duhet të shijoni. Nuk duhet të shqetësoheni duke menduar se jeni të ndyra, se jeni duke bërë gabim, se jeni duke vepruar si vajza jo të mira. Të njohësh, trupin tënd, seksualitetin tënd nuk është e pështyrë apo e ndyrë.

Rrobat që veshim. Një tjetër autoçensurë dhe masturbim mendor që i bëjmë vetes, sikur nuk mjafton ai që na bëjnë të tjerët. Nëse vesh atë që do, nervozohesh me veten se tërheq vëmendjen e të tjerëve e si përfundim je kurvë.  Nëse nuk vesh atë që do, e bën që mos gjykohesh, pra e nënshtruar.  Praktikisht çdo sjellje që ne bëjmë, kritikohet me mijëra herë. Si fillim nga vetë ne.

Të mos tregosh që dhe ti sheh porno ose ta bësh fshehurazi. Nëse je te pjesa e atyre që mendojnë që porno nuk është për feministet, mund të gjesh pafund adresa online që janë me miqësore ndaj grave. Nëse je te pjesa e atyre që janë të “virgjera” apo të virgjëra, mëso. Të shohesh porno dhe të stimulosh fantazinë nuk të bën kurvë apo të përdalë.

E fundit që më prek nga shumë afër, është padyshim të flasësh hapur për seksin. Nje nga fenomenet më normale dhe të zakonshme që na bën njerëzor. Megjithatë, shumë prej nesh mendon ende që këto nuk janë biseda që duhen bërë nga gratë.  Sepse nëse e bën je kurvë. Nuk ka asgjë të keqë te flasësh, bisedosh dhe forcosh njohuritë e tua dhe të tjerëve mbi një temë kaq normale, mbi një akt që na ka dhënë jetën të gjithëvë.  Mos lejo të tjerët të përcaktojnë atë që je. LOVE(tabu.al)

 

17 komente në “Këshilla për një femër: Pse dhe si duhet të jetojmë jetën seksuale pa e gjykuar veten si kurva”

  1. london says:

    po nuk na the po kurve kujt i thojne?se keshtu sic po na i shpejgon ti me dy fjale i bie qe edhe po ti nderrojme grate me njerin tjetrin quhet normalitet,ne kete menyre fjala kurve nuk ekzistone.

    1. X.X says:

      Sipas konceptit botror kurve eshte nje grua qe shkon me nje mashkull pa pasur lidhje dashurie me te por me pagese.Ka dhe raste kur shkon per interesa te tjera si psh :per ruajtjen e vendit te punes,por ajo qe percakton eshte kur: nuk ndjen asgje dhe vete me te ose me pagese ose per kembim interesash ,.Por mos harro qe burrat jane me kurvare se femrat.

    2. Bureto says:

      Kurvë=prostitutë, që dmth e ke nxjerrë trupin/seksin tënd në shitje. Me të siguron jetën në mungesë të një mundësie tjetër për ta fituar atë. Kështu fjala kurvë është vetë profesioni në fjalë. Prostitutat=kurvat as që duan t’ia dinë për kënaqësinë seksuale, thjesht ua krijojnë mundësinë atyre që e paguajnë që ta kenë. Prostitucioni si i tillë është profesioni më i vjetër në botë. Është institucion i pranuar ligjërisht në shumë vende të botës. Edhe në Shqipëri, para luftës së Dytë. Komunizmi gjoja e ndaloi, sepse, sidoqoftë ai kryhej ilegalisht, ashtu siç ndodh edhe sot. A nuk i shikoni ato qindra motele anë e kënd vendit? Çfarë bëhet në to? Legalizimi apo ndëshkimi është temë që debatohet rëndom edhe tek ne, por kjo mesa duket nuk gjen zgjidhje për shkak të mentalitetit të trashëguar. Sociologë e psikologë të shquar anë e mbanë botës, edhe nga tanët, argumentojnë në favor të legalizimit.

  2. Bardhyli says:

    O lavire “gazetare”, ça artikulli eshte ky moj rrota kurvës. Se je kurv ti nuk do te thote qe te behen te gjithe femrat Shqipëtare. Turp gazeta tema, Ju keni degjeneru të gjithë.

  3. Jetojm ne nji bote te hapur moderrne
    dhe do ishte gabim , te veme syze qorrin e vetpertjashtohemi nga kjo bote qe na rrethon !

    nji shkrim i kendshem ,
    por edhe emancipues per shoqerine shqiptare .
    eshte gjithcka e vertete cfar shkruhet edhe pse ne ate vend ,
    duhet fol mbi gjithcka hapur pakomplexe e kuptojme me mir cfar duam
    ka shume drure per tu pre ala

  4. Lupen says:

    Po emrin perse nuk e ke shkruar,apo ke frike se te quajne kurve? Epo o shkruaje e beji balle shkrimit…ose ik pirdhu e mos na caj hajdarin shume me shkrime kurvash.

  5. Ergys says:

    Po emrin pse nuk e shkruan autorja e artikullit?????Nga se druhet?????Ky shkrim eshte pjese e programit te degjenerimit te shoqerise shqiptare.Turp per ata qe botojne maskaralliqe te tilla.

  6. vaso says:

    Nuk e kuptoj qellimin e kesaj pacavure.Shoqeria shqiptare nder vite ka qene jo thjesht e hapur,por e shkelyer fare per sa i perket ceshtjeve te seksit.Seks eshte bere gjithmone.

  7. l cmen me gjithe lecka says:

    Keta qe komentuan me lart jane kurva.

  8. Dori says:

    Nuk eshte e vertete se ti autore apo autor “je rritur dhe brumosur me kulture komuniste”.
    Per te kuptuar kulturen seksuale komuniste lexo Frederik Engels: “Historia e Familjes…” ku thote se familja lindi kur lulezoi prona private dhe do te shuhet kur te fitoje prona dhe shoqeria komuniste etj. Ai shpjegon edhe sesi do te kryhen marredheniet seksuale dhe si do te rriten femijet e perbashket etj.. Se botimin per momentin nuk e kam me vete, e kam ne biblioteke ne Tirane…

  9. Lira says:

    Nuk na file zonje gazetare per moral, dashuri, por vec per seks. Po ndjenja? ”
    Po na e trajtoni seksin si ushtrim ne palester.turp o gazeta tema me kete artikull idiot

  10. eri says:

    haha Kjo gazetare duhet te pranoj se eshte *urve dhe se nuk duhet te diskriminohet per kete e jo te hiqet sikur nuk eshte e tille e te diskriminoj *urvat hahaha. palaco hipokrite, e cmendur fare qenke per seks, deri edhe ate anal. Shume mire, behu trime tamam dhe prano veten njehere, pastaj jepu mend te tjerever

  11. Martin says:

    ja dhe komentet e meshkujve perverse shqipo, qe vetem femrat ne jeten e tyre (mami, gruaja, goca) nuk jane kurva, ndersa ca femrash jane matane deres se jashtme jane te gjitha kurva!!! hajdeni o debila te shekullit 21, mos i ndrydhni grate te pakten ne komunikim me vete ju. mos beni vetem misionar o ju marrte muti shalet se ka dhe pozicione te tjera. Nuk behet seks nje here ne jave (vetem per dite shtune mbas dushit) o mavrinj me boje. Dhe zgjateni pak me teper se tre minuta o “hamshore” koqethare se edhe grate ju kenaqen (dhe nuk behen kurva qe t’ua hipin bota).

  12. Azemi, Hajdari i Demokracise says:

    Na ishte njehere nje burre i pjekur ne moshe qe kishte ngelur pa partnere seksuale dhe nuk arrinte te gjente dot. Masturbonte i shkreti por perseri dicka i mungonte. Afer tij jetonte nje djale i njome, simpatik por ca i leshte. I troket burri djalit ne dere dhe i qan hallin: “Te lutem kam ngelur keq dhe e vetmja zgjidhje qe kam eshte te bej seks me ty.” – Jo, i thote djali se behem bq, dmth gay. – Nuk behesh gay me nje here – u perpoq ta bindte burri djalin. I ndodhur para kembenguljes se burrit, djali u dorezua dhe burri mbaroi pune me djalin. Kaloi kohe dhe burrit perseri i ngrihet … mendja per seks. I qan hallin perseri djaloshit te hajthem dhe naiv. – Jo, – i thote djali perseri, – jo se behem gay. – Nuk behesh gay me 2 here – perpiqet burri ta binde. Pas disa perpjekjesh burri arrin perseri ta zgjidhe hallin. Nuk kalon shume kohe dhe ne shtepine e burrit troket dera. Kete rradhe ishte djali qe e pyet me ndrojtje burrin: – Po me 3 here behesh gay? Moralin e fabules gjejeni vete. Artikullshkruesja nuk eshte kurve, por kokrra e kurves.

  13. Ai says:

    Ke ngaterruar sexsin( qirjen) me kurvellekun.
    Kurve quhet ajo femer qe eshte kurve ne mendje dhe ne veprime,jo ajo qe do te beje sexs.
    Kureve quhet ajo femer qe te shikon sesa lek ke.
    Kurve quhet ajo femer qe sdo tja di sesa lek harxon ti.
    Kure quhet ajo femer,qe mbase nuk ka shkuar kurre me nje burre tjeter pervec teje,por nuk respekton familjen e te shoqit,nuk respekton shoqerine,nuk do tja di sesi rritet femija i saj,nuk do tja di se shtepia ka pune.
    Po zonje,veshja ka rendesi te madhe per nje grua,sidomos ato te martuarat.
    Ti qe je femer,e di shume mire sesi vishesh kur kerkon te besh sexs.Ke rrobat e tua qe mendon se behesh me terheqse,por ke dhe veshjet e tua per normalitetin ditor.Nje femer e lire( pa mardhenje) mund te vishet si te doje,por duhet te respektoje psh,ambientin e punes ose ambentin ku eshte ftuar.
    Ndaj zonje,veshja sipas oreksit,por ne respekt te bashkeshortit kur je e martuar dhe te mos besh bashkeshortin tent ti vi turp per veshjen tende.
    Kurvellekun dhe nje grua qe ka stil,te jesh e sigurt se nje burre i njeh mire.
    Nje femer qe ndihet mire ne trupin e saj dhe ka dy pare mend,ska nevoje te tregoje haptas ” kurvellekun” e saj.E di ti shume mire perse behet fjale.
    Per burrat,kam nje fjale popullore: edhe kurva te doje te fshihet,nuk e le haraja ta fshehi!
    Eshte prova numur nje.Nje kurve nuk i fsheh dod emocionet e saj kur shikon dike qe i pelqen,dhe kete e ben hapur ne mes te sheshit.

  14. Selek says:

    Me sa duket,kjo kurve ka probleme te medhaja ne shoqerine aktuale dhe kerkon te legjitimoje veten si nje grua e rregullt per te cilen ,ato qe jane “te ndrydhura” jane injorante.Ky eshte moarali i kurverise ne ditet e sotme kur shoqeria akoma nuk ka zgjidhur problemet e ushqimit veshjes dhe strehimit.Sipas kesaj kurve jane komunistet atra pra qe i hoqen perçen femres anadollake shqiptare, qe goditen institucionin e mbleserise, qe e futen gruan ne punet e fabrikave dhe administrates ata qe jane kunder kurverise se saj.Po keshtu jane katoliket injorante ,sipas kesaj, sepse ata e mbajne doktrinen e tyre humane mbi familjen e shenjte dhe moralin e saj. Ku po shkon shoqeria shqiptare me keto koncepte fund e krye shtazarake? Si mund te qendroje familja, kjo qelize e shoqerise njerzore pas kesaj ofensive morali kurvash e kurvaresh?A jane keto problemet qe shqetesojne aktualisht shoqerine apo duhet leshuar freri i moralit qe te fashiten revoltat per padrejtesite sociale.Kesaj bote sot i duhen me shume njerez pa identitet e moral apo njerez qe respektojne normat njerzore,ato norma qe ne sjelljen e tyre e dallojne njeriun nga kafsha?Keto e nje sere pyetjesh te tjera ja vlen te shtrohen pas servirjes se ketij morali kurvash e kurvaresh qe jane shtuar aq shume ne vendin tone e qe jane shkaku i pare i divorceve fenommen ky qe po renon familjen shqiptare.Po keta qe hapin vend ne media per shkrime te tilla,kush jane e çmoral kane?

  15. Qazim qizami says:

    Ha…ha….
    Edhe nese del per “pun” n semafor s je kurv e perçmuar por prostitut e nderuar.
    Nese ben treshe ,apo katershe,duke marr nga nji hajdar ne secilen vrim njikohsisht,s je kurv por je me ligjet e fizikes kuantike qe thot se nje objekt mund te jet njekohsisht ne disa vende te ndryshme.
    Po,kurvat ku do shkojn,cfar do bejn se do ngelen pa pun..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje