5 nxënës të gjimnazit “ELITË” u përzgjodhën nga MEP, (Model European Parliament) për të përfaqësuar Shqipërinë në Sesionin e veçantë të këtij parlamenti rinor, i cili u zhvillua në Vjenë, nga data 27 shtator 2018 deri në 2 tetor 2018. Pjesmarrësit ishin përfaqësues nga vënde të ndryshme të Europës të moshës 17- 18 vjeç.
Në këtë sesion u trajtuan, diskutuan e debatuan në disa panele(komitete) tema të rëndësishme që shqetësojnë Europën, si kultura, edukimi, punësimi, industria, kërkimi shkencor, të drejtat civile, mjedisi, barazia gjinore, shëndeti publik dhe siguria ushqimore.
5 gjimnazistët e shkollës “ELITE” bënë një përfaqësim të lavdërueshëm, duke marrë pjesë në çdo debat, diskutim , si dhe duke kontribuar në hartimin e rezolutave përkatëse.
Mbresëlënës ishte fakti, që produkti (rezolutat) u prezantuan nga vetë të rinjtë në sallën e parlamentit austriak, ku u pritën edhe nga Kryetari i këtij parlamenti.
Një experiencë e bukur, një pjesmarrje dinjitoze, një prezantim i Shqipërisë ndryshe, nga një brez , i cili, tashmë, ndjehet si i barabartë midis të barabartëve, brenda Europës.
Përgëzime Jetmir Aliçka,.Si mikja jote ndjehem krenare për arritjet e nxënësve të shkollës që drejton,Suksese gjithmonë.Qofshin të lumtur edhe prindërit që ju besojnë edukimin e fëmijëve të tyre.Suksese të mëtejshme
Te falenderoj perzemersisht Mira.