Rama qeveris, fajet i bën opozita!

8 Tetor 2018, 14:50Blog TEMA

Nga Andi Bushati

Fjalimi i Edi Ramës para deputetëve është përshkuar nga një llogjikë absurde: “ne qeverisim, opozita gabon”.

Sipas tezave të tij të shqiptuara me zë  të ulur dhe me ton të sigurtë, nëse në Shqipëri vendi do të drejtohej keq, Saimir Tahiri nuk do të qe i pezulluar nga aktivitetet politike, Agron Xhafa nuk do të vuante burgun në Itali dhe Rexhep Rahman Rahja nuk do të qe në qeli.

Ky është virtyti i Rilindjes ndërsa “llafollogjia e mejhaneve mediatike” dhe “lehaqenjet e kazaneve politike” janë fajtorë se i kanë keqpërdoruar këto raste.

Kaq në ekstrem e çoi kryeministri abstragimin e tij sa vërtetoi se edhe tritolin e fundit në shtëpinë e Xhisielës e kishte vënë PD-ja, sepse vetëm asaj i interesonte të tregonte se vajza po mbahet peng.

Eshtë e njëjta llogjikë si në vjeshtën e 2014 kur ai hodhi në publik hipotezën se rrëzimin e avionit të Xhorxho Riformatos në Divjakë e kishin inskenuar demokratët, pasi nuk kishte mundësi tjetër që ai të binte në mes të ditës, gjatë fundjavës dhe në një plazh plot me njerëz.

Sado hauçinant të duket ky qëndrim le të provojmë për një çast të shkojmë pas fijes së tij llogjike.

Le të pranojmë se biseda e përgjuar e Albert Veliut ishte një shpikje.

Le të besojmë se Saimir Tahiri është i pastër si bora dhe se e gjitha ishte një gënjeshtër e Dritan Zaganit.

Le të bindemi se Taulant Balla ka qenë për peshk dhe nuk ka shkelur kurrë në Krujë dy vitet e fundit.

Pra le ti marrim këto të mirëqena dhe fajësojmë edhe ne mejhanen e Shqupit të shndërruar në kinostudio.

Të imagjinojmë për një çast se fajet e vetme në këtë vend i ka PD.

Por përsëri as kështu nuk del llogaria.

Sepse pa u bërë dy vite denoncime rresht, lidhja e Saimir Tahirit me Habilajt quhej një çmenduri. Sepse ata që guxonin ta shqiptoinin etiketoheshin si makineri balte dhe bashkëpuntorë të një bashkëpuntori të trafikantëve.

Sepse pa u bërë zhurmë për denoncimin e “Babales”, Agron Xhafaj do vazhdonte të endej ende i lirë rrugëve të këtij vendi, dhe do vijonte të bënte para me  bizneset e tij, megjithëse kishte një vendim të formës së prerë në Itali.

Sepse pa u vënë gishiti mbi Taulant Ballën dhe pa u denoncuar dhuna makabre, Xhisiela do vazhdonte të keqtrajtohej dhe askush nuk do pranonte ta merrte denoncimin ndaj përdhunuesit të saj me pushtet.

Natyrisht, shembujt e mësipërm nuk janë një justifikim i tezës se e keqja luftohet përmes së keqes. Se duhen prodhuar gënjeshtra për të shkuar tek e vërteta.

Por, ato tregojnë se rastin më të mirë vënia në vend e drejtësisë është ndihmuar nga denoncimet e kundërshtarëve të Ramës dhe se në rastin më të keq, pa “shpikjet” e tyre, keqëbërësit do të vazhdonin të krekoseshin të pandëshkuar.

Ky është thelbi i problemit. Kjo është përgjigjja që duhet të japë kryeministri: pse ai ka ngritur një sistem aq të korruptuar dhe të kriminalizuar, sa duhen “shpikur” stuhi të tëra për të t’u vënë në vend të vërteta të thjeshta.

Por, nga që s’bën dot këtë, Rama merret me opozitën. Ndonëse, që prej zgjedhjeve të shkuara, ai nuk ka më punë me të.

Që kur i kërkoi shqiptarëve votën për të bashkëqeverisur, ai lloogarinë duhe ta japë para aleatëve të koalicionit të vet.

Atyre duhet tu shpjegojë, se pse nuk shkëputej dot nga Saimir Tahiri derisa problemin e tij ia ngritën në Berlin, se pse e favorizonte vëllain e ministrit dhe pse e mbronte djalin e deputetit?

Ai s’ka dot një përgjigje për “aleatin” e vet popull, prandaj ka shpikur gjetjen absurde: “Unë qeveris, fajet i bën opozita”.(Lapsi.al)

10 komente në “Rama qeveris, fajet i bën opozita!”

  1. Dani says:

    Shume mire,e more rrogen per sot.

  2. capi dhia says:

    Retorike mbi Retorike!!!???.

  3. ana says:

    pirdh o pirdh, pirdh se lirohesh! Po me gjithe keto pordhe qe ke leshuar o Ando do ishe liruar me kohe. Por sic duket ti je pordha vete!

  4. Ptu says:

    Mos haro dhe kruesorja gopi i sateme mor kelysh zagari

  5. mirel says:

    Andi mire e ke ti, por ketu kemi te bejme me realitetin e bashibozukeve.
    Loja eshte kujt tja ngecin
    Aty ngec mileti.

  6. Cudia says:

    Edhe sikur te dale qe tritolin e ka vene PDja ti prape do vazhdosh te lehesh pa pike turpi. Rama ua paska vene mire bythen ne biglace. Ky kryeminister i duhej qe ne pike te mengjesit por plehra me mendjen si tenden na mbajten peng. Shko te Sala te marresh kacidhen e dites tani. Plehre!

    1. ben says:

      Jo vetem tritolin e ka vene PD.
      Po edhe kete vajzen e ka perdhunuar PD.
      Edhe I ka djegur cigaret ne trup PD
      Edhe denoncimet nga komisariati ne komisariat PD nuk ja merte.
      Edhe perdhunuesin PD nuk e arestonte, mire qe e denoncoi Timonieri ne FB.
      I jati I perdhunuesit eshte deputet I PD.
      Bile kryeminister eshte akoma sali berisha.
      Ja te gjitha keto te verteta duhen thene me ze te larte sepse jane te gjitha te verteta!!!!!!!!!
      Mero pastaj ben nje editorial dhe prishen rilindasit.
      Me zi se kaq me bastard se kaq me legene se kaq nje popull nuk mund te behet.

  7. Beni says:

    Andi Bushati, Qim Peka dhe Fahri Balliu tre gazetare qe po i sherbejne me mish e me shpirt Sali Berishes e PD.Nipi i Hysni Kapos eshte bere babalist( me falni PeDe- ist) i thekur qe pas marteses se fundit.

  8. Tonny says:

    Thjesht gjenial ky cun. 3 min te vajtura dem per kohen qe me mori leximi shkrimit te ketij pafillos:)

  9. solomoni says:

    Ik ore legen. Blla,blla, blla perdite. Per ty Bushati, e vetmja gje e rendesishme eshte largimi i Rames nga pushteti ( jo pse ty te vjen keq per shqiptaret por sepse te jane prekur me te drejte disa interesa ekonomike personale ). Edhe pse largimi i Rames do te thote kthim i berishizmit i misheruar besnikerisht dhe turperisht nga Basha & Co. kjo nuk ka kurrfare rendesie per ty. Ti nuk ke as ideale dhe as ide. Je thjesht nje zevzek qe leh nga pasionet dhe nuk shtyhesh nga arsyeja dhe as nga e mira e perbashket. Shume shqiptare bien dakord qe Rama duhet larguar por shumica e shqiptareve ( me te drejte ) nuk mund te pranojne qe ne vend te tij te vije nje vrases protestuesish te pafajshem, nje shperdorues i 230 milion eurove te parave te popullit dhe as nje firmoses i nje marreveshjeje antikombetare me fqinjet. Nese largimin e Rames do ta kerkoje se bashku me largimin e berishizmit nga PD dhe te berishisteve, atehere shkrimet e tua do te beheshin te besueshme. Perndryshe, mbetesh thjesht nje keqperdorues i lirise se fjales per interesa vetjake.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje