Ku po shkon kjo PD?

9 Tetor 2018, 18:59Blog TEMA

Nga Artur Ajazi

Gjithkush e shikon dhe e dëgjon çdo ditë, se si e vetmja parti politike tek e cila 30 vjet më parë, shqiptarët varën shpresën e madhe sa deti, për ta bërë “Shqipërinë si gjithë Europa”, po shkon drejt diskreditimit dhe shpërbërjes totale politike dhe fizike. Si mundet të ecë dhe drejtohet një parti politike në mënyrën më të keqe të mundshme, nga një njeri i vetëm, por që në fakt ka mbështetjen e një pakice, e cila nga padituria dhe makutëria, po luan bixhoz me fatet e kësaj PD-je.

Ajo çfarë i ka ndodhur, dhe ajo çfarë po i ndodh muajt e fundit kësaj partie (ç)opozitariste, paralajmëron fillimin e fundit të një force politike, e cila mund të kishte fatin të ishte simboli i demokracisë në këtë vend. Partia Demokratike, e zhytur thellë në padituri politike dhe mediokritet juridik, me një kryetar që harton lista të gabuara, që afron njerëzit e gabuar, që luan kartën e gabuar, që bën lëvizjen e gabuar, që deklaron shprehjet e gabuara, që premton imagjinata të gabuara, që lufton njerëzit e gabuar, që kap trenin e gabuar, natyrisht që do të kishte edhe shansin e gabuar të ecurisë ekzistenciale të saj.

Skeptikët që edhe sot mbeten të tillë qysh nga koha e ardhjes së Lulzim Bashës tek KOP-i, por edhe të tjerët që ishin dyshues, sot më tepër se kurrë kanë të drejtën morale të pyesin me gojën plot “Ku po shkon kjo PD, kush e ka marrë peng, përse duhet të mbretërojë Lulzim Basha kaq triumfalisht, mes pasanikësh dhe pionierësh me pamje debatikasish, edhe kur dështon , edhe kur sajon, edhe kur flet rrallë seriozisht, përse tolerohet një përdhosje e tillë ndaj një partie që ka fatin të ketë brënda historikut të saj, kontributet e studentëve të dhjetorit 1990 ? Të etur vetëm për pushtet dhe para, të etur për poste dhe afera të poshtra politike, ata që kanë zaptuar sot PD, kurrë nuk do të kenë shansin ta sjellin ndonjëherë atë në pushtet me votën e lirë. Duke shkatërruar gjithçka nga themelet, duke fshirë gjithçka që kishte ajo, dhe duke e nisur nga pika zero, duket se Lulzim Basha, po ecën i sigurtë në rrugën pa kthim drejt shkatërrimit fizik dhe politik të PD me ervinët e tij.

Mungesa e platformës dhe programeve politike për të sotmen dhe të ardhmen e asaj partie, i ka humbur shansin kësaj PD-je të rinovohet, demokratizohet, europianizohet, militantizohet, rivotohet, dhe të bëhet forcë e besueshme dinjitoze që mund të ringjallë “shpresën e humbur tek shqiptarët”. Bërja politikë me babalet, apo me personazhë të personalizuar që rezultojnë pastaj si “azilantë politikë”, nuk janë pjesë e mentalitetit modernist të vitit 2018. Ato mendësi dhe skenare të dobët profesionalisht, i takojnë viteve ’90, dhe e kthejnë atë parti 30 vjet mbrapa. 

Në fakt teoria e “largimit dhe përjashtimit” mbetet sot baza e bushtit drejtues dhe ekzistues të kësaj PD-je. Kush kundërshton babalet, kush nuk miraton video-regjistrimet, kush nuk bie darkot me kryetarin dhe ervinët e tij, kush përkrah reformën në drejtësi, dhe kush nuk sulmon së fundi edhe Prokurorinë e Përgjithshme, natyrisht nuk ka vend në këtë PD. Ata që e kryqëzuan, dhe ata që e nxinë imazhin demokratik dhe faqen kësaj PD-je, janë sot dirigjuesit legalë të një “revolucioni” imagjinar që Lulzim Basha kërkonte të realizonte nga “çadra e lirisë”, janë predikuesit e “Republikës së Re” që nuk do të krijohet kurrë, janë regjisorët e telenovelave me babale dhe “viktima” policore, që nuk po e lënë atë parti të bëhet kurrë opozitare, por thjesht qesharake.

15 komente në “Ku po shkon kjo PD?”

  1. Klodi says:

    Na e shpifën .U bënë qesharak .?

    1. KUJTIM PUSHKA says:

      PD ESHTE NE BOTEN E CUDIRAVE
      SUP ME LESH GATUAJN
      LESH LE TE HANE
      SALI BABA ME 40 HJDUT

  2. Argjiri says:

    I ke Rene pikes o Artur nje shkrim me gjthmenemt ashtu sic eshte

  3. Zambi says:

    E habitshme se sa ka ndryshuar Shqiperia.
    Eterit i vrisnin e i internonin me fare e fis kundershtaret politik ndersa bijte shqetesohen per fatin e tyre.

  4. alma tirane says:

    PD po shkon per lesh me ervinin dhe lulashin

  5. Franci says:

    Eshte kthyer ne nje parti te neveriteshme qe po ja veshtiros çdo dite e me shume ketij populli.

  6. si nuk lexova nje koment ku te kete edukate respekt per artikullshkruesin, dalin lloj lloj llumi dhe merren me gazetaret dhe jo me problemin. Enver Hoxha ishte ilac per keta koketrashet. PD eshte kthyer ne shoqate .

  7. Sit back and relaks■●▪ says:

    Vetem mos qaj zoti Ajazi se na mallengjeve me kete merakun se ku po shkon PD. Njerezit kane hallin se ku po shkon Shqiperia ti i qan hallin PD!

  8. Sit back and relaks■●▪ says:

    Vetem mos qaj zoti Ajazi se na mallengjeve me kete merakun se ku po shkon PD. Njerezit kane hallin se ku po shkon Shqiperia ti i qan hallin PD!!

  9. Sit back and relaks■●▪ says:

    Vetem mos qaj zoti Ajazi se na mallengjeve me kete merakun se ku po shkon PD. Njerezit kane hallin se ku po shkon Shqiperia ti i qan hallin PD!!!

  10. K A Z A N I S O C I A L I S T says:

    Ne te semes akoma nuk ka ikur PD? Ta shtyje dikush te iki per lesh!

  11. Lee lee says:

    Po nuk ka PD .Eshte sajes cdo gje .Si do tregoj Rama qe eshte alternativa e vetme.Me ke do krahasohet Balla qe te tregoj sa lart eshte .Te gjithe duhet te ishin brenda ata jane ne politik.Ska mundesi .Sala nje kriminel ordiner ben Alienten.Basha hajdut fasulesh ben Corbinin.Kjo eshte cmenduri.Dhe Ajazi shkruan ku shkon kjo PD..Ku shkon kjo PS numer 2 ate shpjego….Ke plehrat e mbaroi misionin Rama dhe 8 vjet te tjera.Ta gezoni

  12. ilir hoxha says:

    PD p;o shkon ne serbi, tek miqte e saliut dhe lulashiut.

  13. ben says:

    Ku po shkon kjo PD?
    Atje ku e ka vendin, ne hale te gomareve

  14. robi says:

    po shkon te beje ca pushime vjeshtore ne haremin vjeshtor te Jales se u ka bere baxhella dhurate disa dite pushime erotike ,,,,,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje