Pse kemi prekur fundin?!

8 Tetor 2018, 18:16Blog TEMA
Pse kemi prekur fundin?!

Nga Ilir Yzeiri

Shqipëria ka kaluar kohë më të vështira se këto që po kalon tani, e megjithatë ka qenë më dinjitoze. Nëse sheh shtypin apo dokumentet e kohës, shqiptarët kanë jetuar me dinjitet më së shumti dhe nuk shfaqen si qaramanë, grindavecë, sharlatanë, dallkaukë, idiotë dhe gojëndyrë siç shfaqen tani në ligjërimin publik.

Nëse e sheh modelin e shoqërisë shqiptare që paraqitet përmes medies apo përmes narrativës publike, e ke të vështirë të kuptosh se çfarë mendojnë shqiptarët, çfarë muzike ndjekin, çfarë shijesh kanë për artin, çfarë librash lexojnë, si sillen në jetën publike, sa të arsimuar janë, çfarë standardi jetese kanë e kështu me radhë.

Shqipëria e sotme i ka humbur të gjitha parametrat e një vendi normal. Nëse do të shohësh dhe do të analizosh narrativën e kësaj kohe, do të shohësh se heronjtë që mbushin këtë tekst janë kriminelët, hajdutët, trafikantët dhe politikanët që janë transformuar në banda që nuk punojnë për të mbrothësuar vendin e tyre, por që luftojnë për t’u pasuruar e ndeshur me kundërshtarin.

E them me plot gojën dhe me bindje të plotë, se autori i kësaj narrative të pështirë është bërë Sali Berisha. Është e paimagjinueshme sesi një profesor, një mjek, një intelektual, pa përmendur pastaj ofiqet që ka pasur si shtetar i këtij vendi, të transformohet në një njeri të pështirë që merret me të gjitha punët e pista që mund të merret një njeri.

Si ka mundësi që ky njeri shpif dhe ndërton histori të ndyra për ata politikanë që nga mosha janë djemtë e tij, sajon historira në fb që nuk janë të denja as për ato forume që nuk kanë asnjë grimë dinjiteti e morali.

Si ka mundësi që ky njeri të transformohet në një plak të lig, llafazan, gojështhurur, shpifës si ato plakat e çmendura që kanë shkallmuar çdo vetëprmbajtje në vetëdije.

Paralel me këtë monstër vijnë pastaj edhe llojet e spektakleve e shfaqjeve televizive në të cilat lloj-lloj vanitozësh promovojnë jetën boshe dhe kultin e luksit e të parasë.

Femra që kanë vënë pasuri nga tallvatë apo nga dashnorët trafikantë, meshkuj që nuk dinë se çfarë është puna dhe përunjësia, pushtojnë mendjet e shqiptarëve nga mëngjesi në darkë aq sa të krijohet përshtypja se në këtë vend nuk jetojnë njerëz por kanibalë që janë gati të shqyejnë gjithçka vetëm e vetëm që të pasurohen e t’u mburren të tjerëve me luksin dhe me kokën bosh.

Edhe nëse bëhet ndonjë gjë që e paraqet këtë vend ndryshe, ato ngjarje janë diku në periferi dhe për ato nuk flet askush. Ne nuk e dimë fjala vjen se cili është libri që duhet të lexojmë, cilat janë tekstet që shkruhen dhe që tregojnë kohën ku jetojmë.

Ne nuk jemi shoqëri që komunikojmë me njëri tjetrin me tinguj muzike, me fjalën e bukur apo me ide, ne jemi një shoqëri që komunikojmë me njëri-tjetrin me klithma sharjesh, shpifjesh e fyerjesh.

Kalon një vit dhe ne nuk kemi një këngë që ta këndojmë të gjithë që të bëhet hiti ynë, në vend të saj ne kemi histori këngëtaresh që bëhen shkak që të vriten njerëz, ne nuk kemi një libër që të bëhet objekti ynë i diskutimit dhe debatit, në vend të tij ne kemi një manual ku shahet me libër shtëpie kundërshtari politik, ne nuk kemi një film apo një serial ku të projektojmë apo të shohim veten tonë, ne vend të tij kemi filmat horror që na paraqesin ata që kanë zaptuar skenën publike të këtij vendi me një aktor të çmendur si Sali Berisha.

Kurrë më parë shqiptarët nuk kanë qenë kaq shumë të fragmentarizuar, të përçarë e të ndarë sa tani. Të gjithë kundër të gjithëve në një vend që nga viti në vit po tkurret e po plaket, shqiptarët po masakrojnë me mesazhe negative fëmijët e tyre, duke harruar se kështu, e ardhmja nuk dihet si mund të jetë.

34 komente në “Pse kemi prekur fundin?!”

  1. xhemal says:

    sa mire qe e keni kuptuar se salizmi si menyre te menduari e vepruari po rrezikon gjithe shoqerine, jo vetem duhet analizuar, luftuar me te gjitha mjetet por edhe duhet cuar para drejtesis, per tu ndare njehere e mire se ka tragjedi kolektive si 96,97 98,2008 ,2011 qe rrine si shpata e demokleut mbijeten e shqipetareve,cdo tragjedi kolektive ka pergjegjesi individuale, shpifesit ne politike jane bartesit e ideve fashiste

    1. Une... ti... ne te gjithe... says:

      Ne p’te arushes ka per te vajtur. Ne jemi rrenxuar si komb,- na ngarkoi sali berisha me me shume peshe nga sa mund te mbanim.

      Tani lum shqiperia per analfabetizmin, kriminalitetin dhe karrnibalizmin qe ka ndertuar.

      Ne nje vend ku askush nuk ndeshkohet per demet e drejt-per-drejta apo te terthoreta (por lehtesisht te provueshme si te qellimshme) qe i bene shoqerise nuk ndeshkohet, cdo kush do levizi per te mbijetuar pa norma dhe pa reference tek e ardhmja e vendit dhe shoqerise. Por po flasim per deme ama, jo shaka!!

      Ne ate vend vlerat e shoqerise qe e mbajne ne kembe nje komb vdesin dhe bashke me te dhe shoqeria duke degraduar si nga truri krijues ashtu edhe ne numrin e martesave dhe lindshmerise,- ne kohen tone ata shqiptare qe po rriten dhe ata qe po lindin kane raportin me te larte te idjotesise qe i mban mbrapa me kohe nga cdo brez tjeter ne te kaluaren.

      Ne shqiperi duhet nje dore e hekurt me nje mendje te drejte qe ti coje gjerat ne vend. Keta qe kane ngelur jane nje grusht pordhacesh dhe qurramanesh qe kane pritur qosheve vetem per te perdorur cdo rast te mundshe per te vjedhur e pasuruar,- filloe ku te duash por me shembulli me tipik eshte presidenti vet dhe kryetarja e partise se trete qe perdore nje quhe te varfer letrare dhe nje fjalor primitiv argumentesh. SKANDAL! Apo shko me tej tek kryeministri ekomaniak e skozofren qe lyen cdo gje me boj per ta shitur si arritje dhe e vetmja gje per te cilen nuk ka arritur te gjeje boje per ta mbuluar eshte vaniteti i tij femiror,- se per lulin dhe saline nuk ja vlen te behet fjale pervec se te hamendohemi se nga kush i patem peshqesh.

      Kete klase kerrmijesh te ngathet dhe helemues ata qe e instaluan e instaluan si mekanizem mbrojtes dhe amortizime kundra inatit te popullit per marrezite e komunizmit por une nuk besoj se komunistet do ta kene parashikuar gjendjen ne te cilen keta do ta katandisnin vendin dhe kombin. Komunisted me siguri qe do te kishin zgjedur njerez te tjere nese do e dinin keshtu.

      Problemi eshte se komunistet i vune dhe te tjeret i kapen prej koqesh e nuk i lane qe te pasuroheshin dhe te mbronin vlerat, por i ndihmuan te pasuroheshim.me shume nga ce kishin ne plan mbi kushtin qe te shkaterronin te gjitha vlerat njerezore mbi dheun shqiptar.

      Tani keta nuk kane me asgje njerezore por vec para qe nuk i shpenzojne dot, seks qe nuk e bejne dote, hapesire shpirterore qe nuk mund ta mbushin dote dhe dreqin ne mendje dhe ne shpirt qe nuk mund ta kontrollojne dote,- keta jane vet historia e shqiperise moderrne!!!

  2. AMY says:

    FIKS FARE, KY ESHTE REALITETI YNE, DHE NE KRYET TE KESAJ TOLLOVIJE ESHTE MONSTRA BERISHE, QE VETEM NJERI ME NDERGJEGJE NUK ESHTE,

  3. lalo says:

    Ylli me nje te kaluer lapsin shume shpejt ke ndertuar portretin e nje krimineli…qe shume breza do te kalojne dhe dashurin dhe respektin nuk kane per ta ndertuar ne ate vend, dhe emri i sakte i kesaj katrahure eshte sali Berisha, faleminderit, bravi

  4. Saimir says:

    Gabim!!! Fundin e prekem ne 92. Tash 26 vjet po gerryejme fundin.

    1. gjyshi says:

      Fundi eshte fund. Me posht s’ka ku te shkoje. Uroj qe ta kemi mberri fundin. Tani vetem larte se s’kemi kah tjeter te shkojme. Uroj te jete keshtu se pas nates sterre, them se patjeter duhet te vie dita a bardhe – dmth d r i t a. Ashtu qofte!

  5. Olimpia says:

    I nderuar Yzeiri..Dita e vdekjes e Shqiperise filloi kur Ramiz Alia thirri nje kafshe me kollaro ,Sali Berishen per tu marre me studentet.Perfundimisht vendin e denoi Nano qe e la te lire kete bishe qe shkaterroi shtetin,ekonomine,arsimin , shendetesine ,mbrojtjen dhe mbi te gjitha varrosi moralin .Eshte cudi juridike qe asnje prokuror nuk e merr te pandehur .Dhe se fundi Rama qe kerkon te duket ..modern..tolerant..duke mos vepruar me doren e ligjit ndaj banditeve te politikes dhe medias qe si mafioze cikagojane tallen me shqiptaret,shtetin ,institucionet.I nderuar Yzeiri..krimineli nuk gjykon dhe denon vehten, krimineli si Berisha te vret dhe zgerdhihet ne mes te sheshit duke lundruar ne luks .Fajtore jane ata qe jane votuar nga populli dhe nuk zbatojne ligjet .Rama nuk eshte i majte..Rama eshte nje liberal i pandreqeshem.Aftesia per te marre vota nuk do te thote qe je i afte per te bere shtet.Rama,ashtu si dhe Nano,kane frikenga perplasjet e forta,nderkohe qe vendi vuan ne histerine e cmendur te Berishes .Natyrisht ketu ka pjesen e vet edhe perendimi qe e trajton hitlerucin ballkanik Berisha si faktor politik.Duket qe hakmarrja e te djathtes ekstreme perendimore akoma nuk ka perfunduar .

  6. Kaonia says:

    Te rejat e fundit nga pordhet e shqiptarev na i jep miss rudina magjistari me emisionin e saj .C mendi gjithe miletin me luks kur njerzit flasin me vete nga fukaralleku.

  7. Fare rastesisht says:

    Problemi eshte fare i thjeshte: Jemi nje popull qe nuk i ka kaluar fazat e historise ngaqe nuk ka patur burra shteti si te tjeret.
    Pyrfytyroni qe qe nga viti 168 para eres se re e deri ne vitin 1912 me perjashtime te paperfilleshme keto troje kane qene te pushtuara. Mbijetesa i ka detyruar shqiptaret dhe paraardhesit e tyre me te drejte ta trajtojne shtetin e pushtuesve SI JO TE TYRE. Ta drejtojne shtetin shqiptare perfaqsuesit tipik te kesaj mendesie do te thote ta shkaterrosh ate. Keto drejtues duke “SHKATERRUAR KOMUNIZMIN NE SHKALLE BOTERORE” ne fakt shkaterruan shtetin shqiptar.
    Me nje fjale: sapo mesuam se c’ishin breket dhe po i vishnim, kishim arritur ti ngrinim deri tek gjunjet, keto drejtues na urdheruan “HIQNI BREKET” dhe ne i hoqem. TASHTI JEMI PA BREKE. E kur je bythjashte ne kete kohe qe jetojme, te tjeret vec nje pune kane:…………

  8. Toni says:

    I KE THËNË TË GJITHA ; POR KUJT JA THUA ?!?

  9. peter says:

    Z.Yzeiri,me te vertet jemi pa shprese?nuk besoj qe ju Z.Yzeiri jeni i vetem,ka edhe te tjere me dinjitet te pa cenuar.Te pakten per kategorine tuaj jeni nje shprese nga ku mund te riniset.Ne nuk jemi te gjithe si llumi qe perfaqeson Saliziu.Ne c’do vend te botes po nuk pati rregulla,eshte e mundur nje kaos salist.Ajo qe i mungon ketij artikulli eshte shpresa per nje ndryshim.A mendoni Z.Yzeiri qe duke vendosur rregulla dhe detyrim te respekimit
    te tyre,ne te kundert,raprezalje ligjore,mund te jete fillimi i nje shprese?personalisht mendoj qe c’dokush duhet te mbaje pergjegjesi per c’fare shpreh publikisht,qofte edhe i mbrojtur me imunitet.Nje shkrim sipas mendimit tim si lexues,ju duhet tia dedikoni Z.Yzeiri,duke shprehur me detaje mendimin tuaj rreth nje pakete te mundeshme ligjore kunder shpifjeve ordinere.Une mendoj se nje fare shprese duhet te na jepni,ju te paktit me integritet.

  10. Petrit says:

    I nderuar artikull shkrues.
    Nuk te njoh personalisht.
    Te jap plotesisht te drejte per gjithçka ke thene.
    Ke gabuar rende vetem ne nje rast.
    Kur shpif per te madhin Sali Berisha.
    Prof. Dr. Sali Berisha gjate gjithe karrieres se tij politke nuk ka pasur bashkepunetore kriminel, trafikante, perdhunues e hajdute.
    Edhe kur i dilte ndonje “dru i shtrember”e shkarkonte ne sekonde.
    Ndersa ky tjetri jo vetem qe nuk i shkarkon por i mbron ata publikisht.
    Prof. Dr. Sali Berisha eshte njeriu me i madh i kombit ne 500 vitet e fundit.
    Prof. Dr. Sali Berisha eshte thjeshtë nje lexhende e gjalle.

    1. shqiptari i ilirise says:

      Ja dhe një tru shpëlarë,që ka plot shokë si veten,që nuk shquan dot natën nga dita.

    2. ALBAN DEGA says:

      From: Alban Dega
      Date: April 6, 2018 at 1:03:44 AM EDT.

      KUR JE I DHJERE DERI NE GRYKE MOS E NGRI KOKEN …..
      Populli

      ” I NDERSHEM” SI SALA APO KRYEHAJDUT SI BERISHA E CO, !?

      – Kryehajdutet e kryekusaret e Shqiperise kane emer e mbiemer…

      – Deshmite jane pa fund… me ze e me figure, ne kamera e kudo

      – Nga Alban Dega, Nju Jork

      Po c’faj ka Sali Berisha pse vjedh Ilir Meta, mund te pyese dikush !
      Vallahi bilahi Sali Berisha eshte i ndershem, hidhen te tjere .
      Shihni ku jeton !?
      Ne nje apartament te zakonshem si gjithe te tjeret… e terrci e verrcii…. e verrci e terrci!

      Si eshte e verteta!?

      Cfare thone faktet !?
      A e dini se para se ti nxirrte ne publik Dritan Prifti ia kishte treguar 86 video te tjera me vjedhje e korrupsion jo vetem te Metes e LSI-se por edhe te ministrave e zevendeministrave e zyrtareve te Sali Berishes si Genc Ruli, Fatmir Mediu, Genc Pollo, Ridvan Bode…. dhe Ilir Metes !
      Berisha jo vetem kishte heshtur, por e kishte keshilluar Dritanin ta mbyllte ato afera megakusarie multimilioneshe ‘?
      Jo vetem aq… !
      A nuk ishte kryeministri Sali Berisha dhe qeveria e tij garantuesi i suksesit te cdo kontrate qe i kerkonte
      Argita e Shkelzeni si “Tokat e Helmatisura” te Damir Fazlicit, Gerdeci, qe gjoja “nuk e dinte ku
      binte”, megjithese Keshilli e Sigurimit Kombetar te SHBA, sherbimet e sigurise se Departamentit
      te Shtetit dhe ambasades amerikane i kishin kerkuar qe te nderpritej puna ne Gerdec gjate vizites se ish- Presidentit amerikan Xhorxh Bush ne Tirane e Fushe Kruje!?

      Keta as te genjejne nuk dine !?

      Vetdemeskohen keqazi !
      A nuk i shkaktoi 100 milione euro investim te humbur te nje multiimilioneri pakistanez e bija Argita me kerkesen per 3 milione euro qe do te fuste n xhepin e saj si shperblim per suksesin e paragarantuar te miratimit te kontrates nga i jati dhe qeveria e tij !?
      A nuk ishte Sali Berisha e qeveria e komanduar prej tij, qe i shkaktoi mbi 620 milione dollare humbje shtetit e popullit shqiptar me marreveshjen antishqiptare e antikombetare te CEZ-it vetem qe i biri Shkelzen Berisha dhe sekseri shqipfoles Nue Kalaj i tij te fusnin ne xhepat e tyre 7 milione dollare me nje dore e nuk dihet sa miliona te tjere nen dore, per cka ka dokumente e tabulata, mesazhe e prova pa fund!?
      A nuk ishte dhenderri i Sali Berishes, Jamarber Malltezi, qe i shkaktoi nje humbje prej 150 milione dollaresh te Bankes Boterore per projektin madhor te turizmit ne zemren e tij Bregdetin Vlore- Sarande dhe rrenoi me dhjetra shtepi te banoreve te zones e jo vetem nuk iu fut nje ferre ne kembe, por sot eshte nje nder kandidatet kryesore per te zevendesuar kryehajdutin e Autostrades se Kusarise se Kombit, Lulezim Bashen me mbi 500 milione euro te vjedhura e plackitura siqptareve qe e rrenoi ekonomine e financat shqiptare !?
      A nuk ishte qeveria e Sali Berishes qe me nje afere teper te dyshimte e tipike mafioze me sponsorin e Shoqates se bashkeshortes Lirie Berisha per Femijet Talasemike, qe nuk e kalojne numrin 250 ne Shqiperi, Rezart Taci, i shkaktoi nje humbje te paster prej 650 milione dollaresh, te nje kompanie kineze, shume e garantuar nga qeveria e superfuqise ekonomike e financiare e Botes ajo kineze, ofroi dhe u mund nga megamashtrimi i ketij hajduti e aventurieri qe ofroi 850
      milione dollare leshi me dokumente te falsifikuara e rrena !?

      A nuk mjafton vetem kaq ….?

      A nuk mjafton vetem njeri prej ketyre fakteve qe Sali Berisha, Ridvan Bode, Genc Ruli e co. te denohen me burg te perjetshem pa te drejte faljeje per demin kolosal qe i sollen popullit e shtetit shqiptar!?
      A nuk mjaftojne vetem keto 5 midis qindra fakteve te tjera qe Sali Berishes e Like Flori Tepsise sa Sheshi Skenderbej te LSI-se te denohen me burg te perjetshem e konfiskim edhe te Kulles se Drakules se Vicidolit e te Sarajeve te Xenit, Argites, Monikes e Berishes ne Farke e ne Gjirin e
      Lalezit, vilat e pallatet e Lulezim Bashes ne Tirane, Vlore e Hollande te blera me para e gjak, me vrasje vetvrasje piramidash e shitje deri mandatesh deputetesh nga 250 000- 500 000 euro ne zgjedhjet e 25 qershorit 2017!?
      A nuk mjaftojne keto pese fakte dhe cifligjet e Aleksander Frangajt e vilat qindra mijera auroeshe te gazetareve te Kazanit te Sali Berishes dhe te Tepsise sa Sheshi Skenderdebej te LSI-se Ilir Metes jo vetem tu konfiskohen pasurite por edhe tu hiqet e drejta e ushtrimit te mbulimit, fshehjes se ketyre krimeve, dizinformimit dhe shtremberimit te ketyre fakteve skandaloze e rrenimtare per shqiptaret e Shqiperine, nje pjese e te cilave eshte perdorur per te blere mediat e korruptuara po aq sa edhe politika shqiptare !?

      25 miliarde dollare kusari ne 27 vjet Salikraci !

      A e dini vellzer e motra shqiptare sa eshte shuma e vjedhur shqiptareve e Shqiperise ne keto 27 vjet nga kjo “Bande Gangsteresh” e nga kjo “Mafia qe ka dale krejt jashte kontrollit”!?
      Nga 20 – 25 miliarde dollare!?
      Ku shkuan !? Kush i mori!? Cfare u be me mbi 2 miliarde dollaret evetem te Piramidave !?
      Ne xhepat e kujt e ne cilat parajsa fiskale kane perfunduar !?
      Prandaj Shqiperia eshte ne kete dite halli !!!
      Prandaj shqiptaret jane ne varferi, ne papunesi, ne rruget e kurbetit!
      Eshte mekat !
      Eshte megakrim!
      Eshte tragjedi qe nje popull si shqiptaret te linde, te rritet, te plaket e te vdese fakir mbi nje truall flori, me bukuri natyrore hyjnore, me nje klime fantastike !
      E keshtu ishte, keshtu eshte e keshtu do te jete derisa populli do te duroje, derisa tia hedhim fajin, derisa do te ndjeke, derisa do te shkoje ai ne burg ne vend qe te coje ne burg shkaktaret e fatkeqesise se vet pa dallim feje, ideje, partie, krahine, ideje !

      Zgjidhja: fuqia e ligjit !

      Ata kane emra e mbiemra konkrete!
      Eshte koha qe ne vend qe behemi mish per topat e tyre, tua veme “topat e uraganit” popullor ketyre kusareve e vrastareve, ketyre hajnave me cizme, e vrasesve me fjale e vrasesve me plumba, ketyre atdheshitesve e atdherrenuesve te hurit e litarit !
      Eshte koha qe ashtu si francezet iu versulen Basitjes edhe populli shqiptar jo me vare e bidona me benzine, por me fuqine e votes dhe forcen e ligjit tu versulet Sarajeve e dugajave, Gjirit e Lalezit e Farkes, blloqeve te tyre, para te cileve ai i Enver Hoxhes duket si Kasollja e Galigatit,
      Parate, pronat e pasurite e vjedhura popullit duhet ti kthehen pronarit te ligjshem te tyre – popullit !
      Nuk eshte koha qe populli te paguaje tarifat e kusarise se Sali Berishes e Lulezim Bashes se autostradave jo autostrada e rrugeve pa rruge te Like Floririt e Monika Kryemadhit e co.
      Eshte koha per ligj e drejtesi
      Parate e vjedhura popullit dhe te sekuestrimit te pasurive te kusareve dhe vrasesve te tyre e te Shqiperise te perdoren per tarifat e rrugeve dhe per nje jete me te mire e me te begate te popullit !
      Nuk eshte as e drejte dhe as njerezore, nuk eshte demokratike qe 3 milione shqiptare te paguajne per hajnine, per korrupsionin, per luksin e 4 – 500 banditeve, gangstereve dhe mafiozeve qe e moren peng dhe kthyen ne ciflig te vetin Shqiperine
      Hajnat me cizme ne burg !
      Te shkoje haka tek i Zoti, populli

    3. Vlonjati says:

      SHUME E SAKTE PETRIT .KE TREGUAR INTELIGJENCE TE MUNDESUAR NE KARIERE ,,,SUKSESE I DASHUR ,ASNJE LIDHJE ME KOMENTET BANALE TE KUNDERSHTAREVE …

    4. owl says:

      Petrit pirth se lirohesh

  11. Lennard says:

    Keshtu ka qene dhe Esat Pasha po Doli Trimi Avni Rustemi dhe e Qeroi nga Faqja e Dheut si vemje antishqiptare.Po mire qe nuk po del nje Avni Rustem Sot po Shteti Ligjet nuk veprojne kunder Sali kriminelit ? Pse nuk e rrokin prej Zverku po e lene te shkumzoje cfare i thote Suma.???

  12. ILIRI says:

    Ilir,
    Ti pershkruan realitetin qe te rrethon ty.
    Ti shikon vetem pjesen e kalbur te shoqerise shqiptare, sepse atje jeton.
    Kjo perben vetem nje grusht me njerez qe e kalojne diten (dhe naten) kafeneve!

    Pjesa dermuese e shqiptareve punojne dhe punojne fort kur ti rrufit kafene.

    1. LORA says:

      ILIRI,ndaj ekzaktesisht te njejtin mendim me ju.
      Ka do kohe qe Ilir yzeiri ne perpjekjen e tij te ”mundimshme” per tu shtir se eshte jashte-kazan,,
      vetem konfirmohet si pjese me e rrafinuar e Produkt.kazanit.
      Po ,pjesa derrmuese e shqiptareve punojne fort,gjithnje e me mire. Fundi eshte ekskluzivitet i merituar i kazanxhinjve.

  13. tani do fillojne ti tredhin burra e gra says:

    Dhe fundi i vertete eshte kur cipa mbulon te verteten: si ka mundesi qe ne respektojme Saliun dhe te marrim gjak ne vetull per Saliun, per Mit’hat Frasherin, bilen do ti felliqim dhe ata qe ishin per Shqiperine duke u a çuar prane kolabriocionistin e fashizmit, respektojme krimin dhe ata qe duan te shembin historine si ne Tepelene, bunkartet e Edi Rames ne Tirane, fshehjen nga Peza e shume e shume gjera te tjera. Edi Rama, njeriu qe kisha shume besim se e donte Shqiperine dhe shqiptaret, dalengadale duke i hedhur nje cipe demokratike, po shkaterron dashurine, shpirtin, kenegen shqiptare , historine me veprimet qe po ben. Ka dhe te drejte; per cilin te votosh per Saliun, kryekriminelin fizik e shpirteror te qytetareve te ndershem?! E shikon Edi qe shqiptaret s’kane se ku te shkojne tani se keshtu i katandisi Saliu dhe po ben detyren si “demokrat” . Une nuk shkoj me te votoj deri ne vdekje. S’kam se ç’bej se kete kam ne dore, te tjerat, pushket mi ka marre demokracia, ndersa baruti eshte njome me mutin e gatuar nga demokracia shqiptare.

  14. shqiptari i ilirise says:

    Saliu është transformuar?!
    Demek atëhere kur e mbroje ti Ilir,ishte i mirë!
    I tillë ka qënë Saliu që në fillim!Kriminel,gojështhurur e hajdut!

  15. Illyria-Shqiperia says:

    Ske cte komentosh. I ke thene te gjithe I nderuar gazetar. Fundi eshte prekur, tani po zhytemi thelle e me thelle ne m..

  16. Eksperimenti Made in USA says:

    Sali Bisha eshte produkt i SHBA. Keta e promovuan, vendosen ne pushtet dhe keta dhe vetem keta e mbrojten dhe mbrojne nga 1 milion te zezat qe Sali Bisha i beri ketij vendi dhe ne brekdhjereve qe nuk e kemi vrare akoma. SHBA jane pergjegjese per fytyren e sotme dhe te neserme te ketij vendi dhe mileti. Nuk mund ta gelltisnin dot dinjitetin 45 vjecare te nje populli te vogel. Ate kohe ishim pa buke por gjithe dinjitet, sot 90% prape skane buke, kane halle plote dhe dinjitetit nuk dine nga i bie rruga.

    1. Dardan says:

      Larg je munduar ta hedhesh grepin o Eksperiment; une te rekomamndoj ta hedhesh shume me afer: ne Serbi, ku jane derdhur dhe derdhen miliona dinare per shkaterrimin e Kosoves dhe Shqiperise. Aty do te gjesh dhenderrin serb me gjithe lukunine e tij.

  17. tarasi 2 says:

    ky petriti ka mundesi te jete vet , salplehu, sa per te ardhmen, cfar te ardhme mund te ket nje vend qe udhehiqet nga talibane??z YZEIRI a ka ne shqiperi intelektuale , akademike ,profesore , punetore , tregetare ,inxhiniere,fshatare, e mbi te gjitha njerez te ndershem e patriote duhet te marin fatet e tyre ne dore , e mos lejojne zarbamanet, trafikantet , mashtrusit maskarenjte tju prishin shtepine jeten dhe te ardhmen e femijeve te tyre si rjedhoje dhe te ardhmen e vedit e te atdheut, liria nuk dhurohet por fitohet dhe ne shqiptaret si asnjehere tjeter ne historine tone po presim te na e dhuroje USA, europa ,prit gomar te mbi bar i themi nga fshati tone, bari u tha gomari se pa

  18. Franci says:

    Ilir perse lodheni kot….nuk e keni kuptuar akoma qe ai ka rreshqitur totalisht.Shikoni ka filluar edhe te vishet si Nastradin dhe me geta grash.

  19. real says:

    Z. Yzeiri. Me pak fjale dhe shume keqardhje ne jemi popull primitiv, seeps qytetaret lane qytetet dhe iken jasht, ndersa primitivet pushtuan qytetet.

  20. Arber Iliri says:

    Muajin e pare qe nuk do te jete Saliu ne politike do te shihni sa ndryshe jane gjerat nga sa i krijon monstra.Interesi i vendit e donte qe ky plehre njerezore te ishte me kohe ne burg por ketu qendron e keqja e sistemit te drejtesise e shtetit shqiptar.Ne asnje vend te botes nje njeri kaq i keq do te ishte ala i fuqishem ne jeten e vendit.Turp per politiken e shtetin .

  21. Fani says:

    Ju qe e shani doktorin , jeni si femijet. Qqe kendojne kur kane frike nga erredira.
    E dini qe ai edhe kethehet, dhe trembeni. Ju peseraste te Rilindjes.

  22. jimi says:

    BRAVO ilir ,,,je nje nder gazetaret me te mire ne shqiperi,,, bashke me lubonjen,,e ndonje tjeter,,,,vazhdo te demaskosh politikanet e korruptuar ne shqiperi./////

  23. Raqi says:

    , shume drejt I trajton problemet I nderuar Ilir Ky monster e shkaterroi komplet Shqiperine ,por me I rende eshte prrcudnimi i shqiptareve ,ku nuk gjen me dashuri e ngohtesi edhe tek motra a vellai ,por te duan per interes ,duke kujtuar se po te jesh emigrant parate te vine vete me portofol pa ditur fare se c heq ti per ti fituar ato para
    Po te jap nje shembull Jam emigrant prej disa vitesh e shtepine ja lash vellait per nje vit me pas edhe nje, edhe nje tjeter u bene 14 kur une I thashe se do paguani te pakten te rinovoj ato qe jane prishur u hodhen perpjete Si I mbaruan te gjitha punet ne Tirane u larguan Kur shkoj mungonin shume gjera , qe I kishin marre apo dhene tjeterkujt pa lejen time Kur pyes se ku kane shkuar keto me thone E bere iventarin ti??? Me bukur me pergjigjet vellai :Une edhe mund ti shisnja gjerat e tua ,por nuk e bera Me thone si ti pergjigjen ????!!! E kur je large ato gjera qe ke lene aty Jane edhe me te dhimsura se te kujtojne shume gjera nga Jeta qe asgje nuk I zvendesuar E po nuk patient dashuri e respekt ne familje mos mendojne shoqeri

  24. uskania says:

    Ilir, këto që shkruan janë tepër të sakta. A ke menduar me vete se edhe ti mund te sillesh ndryshe me shkrimet e tua? Të mos zhytesh ne një pjesë të kalbur të shoqërisë? Përse nuk flet edhe për anët e mira të shoqërisë, reformat, ecjen përpara? Mendoj se një pjesë e gazetarëve realistë, ku hyn edhe ti, duke u marrë me boshllëkun, mbeten atje. Përse nuk keni guxim të theksoni arritjet dhe të ngjallni optimizëm siç bëjnë gazetarët e huaj? Duke kritikuar vetëm anët e fëlliqura të Shqipërisë dhe mos folur për anët e mira, dëmin e bëjmë njëlloj si glasat që lëshon DOKTORR LOQJA.

  25. besi says:

    A nuk mendoni se pergjegjesja me e madhe per shkaterrimin e vlerave njerezore e morale eshte media? A nuk quhet pushtet i katert? Nuk po e kuptojme sesa e rrezikshme eshte nje masmedie qe perhap deshperim, injorance, me kronike te zeze te pahequr, dite, nate, cdo ore e cdo kanal, te perseritur e te sterperseritur sa s’t e behet te hapesh tv, se qejfi qe kane per te dhene njoftime sa me te renda, te pret krahet e te zhyt ne deshperim e acarim.
    Po injoranca e marrezite qe servirin?
    Nuk dua te pergjithesoj, ka edhe emisione per se mbari, por mbizoterojne te lartpermendurat qe jane mallkimi i vertete i ketij vendi.
    Ketu duhet pare e keqja. A s’mund te behet nje peticion, a nje proteste ndaj TVSH , Keshilli Kombetar i te cilit ka per DETYRE te mbaje nen kontroll emisionet e te gjitha TV-ve, jo vetem te vetat, ne menyre qe te mbroje vlerat morale e kulturore, sic perfshihet ne Statutin e ketij Keshilli Kombetar te TVSH. Demokraci nuk do te thote anarki. Kete detyre duhet t’i kerkojme te zbatoje ai Keshill. Le te kalojme nga fjalet ne vepra. Ndryshe s’kemi te drejte te qahemi per gjendjen e gjerave. Ndofta ndokush ka nje ide sesi mund te organizohet nje proteste a te dergohet nje peticion. Mjaft me ankesa pa buke.

  26. DUGAGJINI says:

    Ky zotnia, duket se nuk kish cfare te bente dhe shkrojti keto fjale on line. Eshte kapur me viktimen, popullin. Ja perse jemi ketu sepse ka te tille si shkruesi qe i bie rrotull e rrotull pa thene asgje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje