Nga Miço Nako
Gjyshja nga nena, ndjese paste,me tregonte se ne vite te hereshme, ne fshat jetonin tre djeme, Nas Gerrdypi, Zhuk Shellira dhe Petro Qypi. Gerrdypet, Shellirat dhe Qypet ishin tre fise te vjetra dhe dicka me emer ne fshat. Djemte e tyre i bene edhe me te degjuara keto fise. Ata kishin pak a shume nje moshe dhe, si i thone fjales, ishin shoke per koke.Te tre kishin shume gjera te perbashketa por, edhe te vecanta.
Ishin djeme te nje fashati te vogel, mes pluhurit e gjelberimit. Ata ishin te lindur e po rriteshin ne familje te varfera. Secili, sipas menyres se vet, ishte capken. Me te shtyre, por vetem Zhuka mezi e mbaroj filloren. Prandaj ai hiqej si me i dituri ne fasht dhe ndermjet shokesh. Kuptohet pas priftit te fshatit dhe mesuesit.
Nasi kishte marre nofken “ i forti “ apo “ sherrxhiu “. Ai ishte dhe behej pjese ne cdo konflikt dhe zenie qe ndodhte ne fshat. Kur keto nuk ndodhnin, i krijonte vet. Kudo perdorte forcen fizike dhe, kur s’ja dilte, perdorte “ comangen “ me dru prej marine. Me te kanoste te tjeret, vriste pula, qen, thyente qoromidhe, rrezonte arra.
Zhuka kishte marre nofken “ i dituri “ apo “ i urti “. Ishte tip i qet dhe nuk nxitohej kur fliste. Per cdo problem qe dilte ne familje dhe ne fshat ai e kishte nje zgjidhje. Edhe letrat qe vinin dhe ato qe dergoheshin, ishte ai qe i lexonte dhe i shkruante. Jo me kot fshataret e pa ditur shkonin te ai per keshilla, mendime e zgjidhje problemesh. I pelqente shume bicikleta. E tija eshte dhe thenia e fameshme “ Ke par ti, s’po vdes as babai, qe te shese gomarin e te bleje nje biciklete “
Petrua kishte marre nofken “ qefliu “ apo “ ahengexhiu “. Ai vdiste per sazet. Shkonte ne cdo dasem te fshatit, edhe kur ishte i pa ftuar.I pelqente shoqeria me vajzat. Kishte qejf te bisedonte me to, pse jo edhe te kercente, kur ishte mundesia. Ishte ai qe e fillonte vallen ne dasma, duke qendruar ne krye te vargut. Shkrihej kur futej mes dy vajzave, mjafton qe tu kapte doren gjate vallezimit. Vdiste per vallen e ngjalave.
Te gjitha keto, sipas thenieve te gjyshes dhe te renditura nga une.
Nuk e di pse me eshte bere fiksim, qe sa here del ne televizion apo shfaqet ne publik Flamur Noka, me kujtohet Nas Gerrdypi, kur shfaqet Alibeja, me kujtohet Zhuk Shellira dhe kur shfaqet Salianji, me kujtohet Petro Qypi. Per kohen kur jetuan ata dhe kohen qe jetojne keta, nuk ka asnje lidhje e krahasim, per arsimin perkates po ashtu, per endrrat dhe perspektiven gjitheashtu. Pa permendur ketu pozicionet respektive dhe kontributet ndaj fshatit, per ata, dhe ndaj vendit e shoqerise, per keta.
Muli eshte “ i forti “ dhe “ sherrxhiu “ i PD. A e keni par maxhorancen se si “ struket “ kur merr turr Muli drejte saj ? Si ndalon ajri levizjen, kur ai flet ne podium ? Ne foton e famshme, ku Muli eshte me “ markuc “ ne dore, jo vetem fytyra e tij por, i gjithe trupi i “ kreshperohet “. Tashme ai eshte berthama e forces dhe e qendreses e PD. Jo me kot e bene edhe minister, se kjo detyre do bythe dhe Mulit vetem kjo nuk i mungon.
Ai eshte nga ata, qe sic thote populli, “ e shkul gozhden me bythe “. Ky guxim, kjo trimeri, beri qe ai t’u tregoje vendin jugosllaveve, kur ata e kapen dhe i kerkuan te punonte per UDB-ne. Dhe kujt Mulit. Edhe vet Luli i ka kerkuar Mulit keshilla se si te behet me i forte dhe me burreror. Dhe efektet jane mbreselenese. A e pat dhe e degjuat ne TV, kur Luli deklaroje se me 10 mije veta ai e rrezon Edi Ramen, por ka hallin e Gjermanise dhe Amerikes. “ Hic po Abili “, thote populli. Strategjia e Mulit per te vene forcen para trurit ( se kete te fundit ai e ka me tepri) ka dhene efektet e duhura. Sipas Mulit dhe Lulit, ne demokraci nuk kane rendesi rregullat e lojes, por forca. Ketu nuk pi uje pyetja se kush duhet me pare, trupi apo truri. Ne kete rast, ky problem quhet i zgjidhur per Mulin dhe Lulin.
Alibeaj eshte “ i dituri “ dhe “ i urti “. Ai eshte truri juridik i opozites. E keni par si e mbane trupin drejte “ sikur ka gelltitur okllain “, se si artikulon qete qete kur del ne foltoren e kuvendit apo ne konferenca shtypi, pa ju dridhur qerpiku. Ai di, zberthen dhe argumenton bindshem cdo nisem ligjore te opozites. Thone se eshte po ai, por edhe me ndonje tjeter, qe ja dha idene Lulit per te bere “ dekriminalizimin “ e politikes. Por kjo vetem per politikanet e “ narkoshtetit “, te cilet me shumice jane te lidhur me krimin, larg qofte ne se kjo do te ishte e vertete, qofte edhe per nje pakice te vogel sa nje grusht, te politikaneve opozitar dhe, kurrsesi per pasurite e tyre, edhe kur ato e kane origjinen nga krimi.
Salianji eshte “ qefliu “ dhe “ ahengxhiu “. Mekat te ishte vetem i tille dhe jo edhe politikan kariere, si dhe eshte. A e keni par se si behet gjithmone e me shume pjesemarres ne programet e ndryshme argetuese ne TV. Nuk e di sa eshte e vertete por, thone se shikon deri von filma erotik. I duhet pervoja, se eshte truri organizativ i partise. Fale teknologjise se komunikimit edhe ne parlament shkemben masazhe qejfi. Per qejfin dhe ahengun ai flet hapur, pa doreza, me nje gjuhe te ashper por, te thjeshte e te kuptueshme nga te gjithe. Ndodh qe futet ne situata a ngaterrohet me probleme qe nuk i njehe dhe as nuk di se cfare duhet bere me to. Thjeshte, si thote populli “ Kercen si karkaleci ne tasin me dhalle “. Kohet e fundit po shfaqet edhe si i fortë.
Ndokush qe lexon kete shkrim mund te me pyes, C’lidhje kane “ tre musketeret e PD “ me tre djeme fshati te dikurshem ? Ata dikur dhe keta sot. E drejte pyetja por, as une vet nuk pergjigjem dot. Ndoshta se ka nje shumesi Nasash, Zhukash dhe Petrosh por, ndoshta dhe se ne politike e qeveri jane future e po futen gjithmone e me shume Nasa, Zhuka dhe Petro. Gjithmone ndoshta. Ne se dikush gjene qofte edhe nje lidhje te vetme ndermjet tyre, eshte i lutur te ma thote edhe mua.
Une di vetem kete qe, sa here del Muli ne ekran me kujtohet Nas Gerrdypi, sa here del Alibeaj me kujtohet Zhuk Shellira dhe sa here del Salianji me kujtohet Petro Qypi. Te jete vetem instikti? Ndoshta por, edhe se besoje.
Ku ishte fshehur kjo pene e fuqishme e ironise dhe e sarkazmes . Ky i ka lene ne hije Nolin dhe Konicen , Kadarene po e po . Le te na thote i perndrituri ku bie ky fshati qe ka nxjere kete koke te madhe e te shkojme edhe ne , te ndricohemi e frymezohemi, mbase behemi edhe ne dikushi.
Te lumt qe ke bere kete shkrim kaq te bukur humori, se na largove per pak kohe streset.Krahasimi i tre muskotjereve te pd-ke,u shkon shume krahasimi me Gerdypin,Shelliren dhe qypin.Bravo kemi qeshur familjarisht.Te faleminderit per humorin.Respekt.Na shkruaj perseri.
O Micooooo,,po ky mo, ky GaziPamend I Ziu (jo i Bardhi), i PD, ku mutin do ta klasifikoce mo ?
Edhe ky mo Mico, e ka nje vend “nderi” nde klasifikmte e PiDhise tone mo.
Apo gabonem ?
????
Shkrim i goditur …….. I vetmi koment qe mund te bej eshte: E ke qare Miço!
O Duno ai fshati e ka emrin rrockodan dhe shkon vetem ai qe e han,ndaj po ti kesh parametrat eja
E kishin vjedhur fshatin Nasi ,Zhuka dhe Petrua ? Per mua dhe gjyshen tende ,jo o zoti Mico
I kishin vene flaken dhe kishin vrare njerez ne fshat Nasi,Zhuka dhe Petro ???Per mua ,jo
E kishin nxjerre ne shitje ,,,si me qene pronare,,,,,pronen e fshatareve Nasi ,Zhuka dhe Petro ??Per mua ,jo,,,
se ata ishin djem qe e donin cdo gur e dru te fshatit te tyre.
Keshtu,,,per mua,,,i ke bere mirfilli nder mul-ve,alibej-ve ,salianj-ve te bandes kusaro-kriminale shqup-se ,,,tuj i krahasu me Nasin,Zhuken dhe petron,,,o zoti Mico.
O i qiri apo i quti .Nderkohe qe ti i ben gojore Rames , gruaja jote nuk le karr pa thyer e rrockodan pa ngjyer ne verren e saj qe eshte bere si shpelle ariu nga sifilisi gonoreja skullamentua e te gjitha semundjet veneriane qe mbart nje kurve si gruaja jote .
Mico! Ti mire bere qe i perfshive te tre mosketieret, por do t’i mbetet qejfi te katertit, Gazit, qe nuk e perfille fare !
Hahaaaaaaa ! O sa kam qesh
??Hic po Abili.
Bande rrumpallesh
Shume bukur ,hironi shume e goditur me keta te ashtuquajtur politikane qe krekosen si gjeli ne maje te plehut
I nderuar Mico une mendoj ,se tre “heronjte “e satires tende te qendisur kaq bukur , kishin dicka me teper se treshja e some ishin te vertete jo genjeshtare e hileqare si aktoret e regjizoret e telenoveles Babble qe po na cudisin jo vetem ne , por me gjere
Pamjet e tyre nga kjo foto, menyra si rrine para kameres te lene pershtypjen sikur sapo jane tredhur!
Brillante,pershkrim me te perkryer per grupin e gatshem te mbrojtjes se kunatit apo te quajtur ndryshe si aktoret e kinostudios se shqupit per prodhimin e Fake News nuk do te kete.por,do te shtoja ketu dhe mosketjerin e katert ” d’artanjanin” e lul berishes ,pa llogaritur dhe Planshene= strazo qose piosqollen me kobure ne …bythe.